Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin tragjik që ndodhi dje në komunën e Kaproshit, ku një nënë së bashku me fëmijën humbën jetën pas rënies nga ballkoni.
Sipas fakteve të deritanishme të konstatuara, tha ministri ngjarjet e datës 2 dhe 3 mars 2026 kanë pasur edhe rrethana paraprake, të cilat janë objekt i një hetimi të detajuar.
“Konkretisht, po atë ditë, në orën 12:05, në polici është pranuar një denoncim lidhur me një zënkë ndërmjet bashkëshortëve. Pas pranimit të denoncimit, zyrtarët policorë janë dërguar në vendngjarje dhe në orën 12:19 kanë mbërritur në lokacionin e përmendur. Në vendngjarje është zhvilluar një bisedë me Ivanën, e cila ka deklaruar se nuk ka pasur kontakt fizik mes saj dhe bashkëshortit, se bëhej fjalë për një keqkuptim, i cili ishte zgjidhur në mënyrë paqësore, dhe se nuk kërkon ndërhyrje policore apo nisje të çfarëdo procedure. Gjithashtu, ajo ka deklaruar se çështjet martesore do t’i zgjidhë përmes procedurës së shkurorëzimit dhe se ato do t’i rregullojë në rrugë institucionale.
Për këto veprime, nga ana e zyrtarëve policorë është përpiluar shënim zyrtar, i cili është nënshkruar edhe nga viktima e tanishme”, tha ministri Toshkovski.
Ministri tha se me urdhër të prokurorit publik, personi Stojançe Jovanovski është privuar nga liria për dyshime për kryerjen e një vepre penale.
“Ai ndodhet në stacion policor, me të po punohet, po kryhet dokumentimi i plotë i rastit dhe ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal përmes procedure të shpejtë.
Në interes të transparencës së plotë, informojmë opinionin edhe për veprimet e mëparshme lidhur me këtë person.
Gjatë viteve të fundit, nga ana e SPB Shkup janë paraqitur gjithsej 10 kallëzime penale,
për vepra nga fusha e krimit të dhunshëm, veprave kundër pasurisë dhe tregtisë së paligjshme me drogë”, ka deklaruar Toshkovski.
Data 30.09.2026
Aktuale
- Sezoni i ngrohjes do të fillojë më 15 tetor
- Në Shkup janë shqiptuar mbi 80 mijë euro dënime për gjuajtjen e pakujdesshme të mbeturinave
- Gjorgjievski: Ka përfunduar procedura për blerjen e autobusëve, Shkupi do të marrë 100
- Ursula von der Leyen sot në Tiranë/ Mesazhi i eurodeputetit: T’i kërkojë llogari Ramës për qeverisjen autoritare. “Revolucioni Flamingo” nuk mund të heshtet!
- “Sexy Mama” e Don Xhonit, jep dorëheqjen drejtori i “Makedoniumit”
- Tensionet në rritje: Rusia në prag të sulmeve ndaj NATO-s
- Mickoski për dhënien me qira të “Makedonium”: Që sot do të kërkoj shkarkimin e drejtorit të Bordit drejtues
- Ish-ministri i Jashtëm nuk paraqitet në prokurori, po hetohet për lidhje me mafien shqiptare



