Author: almakos

Gjashtë shtete anëtare të BE-së i kërkuan Unionit të shkurtojë buxhetin e tij shtatëvjeçar të ardhshëm me disa qindra miliardë euro, sipas një letre të parë nga transmetuesi holandez NOS të martën. Udhëheqësit e Holandës, Gjermanisë, Suedisë, Danimarkës, Austrisë dhe Finlandës shprehën kundërshtim ndaj propozimit të Komisionit Evropian, i cili sipas tyre do të rriste buxhetin e bllokut me 60%. Duke e përshkruar propozimin si “jorealist” si politikisht ashtu edhe ekonomikisht, ata thonë se rritja nuk ishte në përputhje me masat shtrënguese të nevojshme në disa shtete anëtare. Prandaj, ata kërkuan që buxheti të reduktohej me “disa qindra miliardë euro”.…

Lexo më Shumë

OpenAI ka marrë një vendim të rëndësishëm duke hequr dorë nga publikimi i një modeli të ri të inteligjencës artificiale, pas shqyrtimit të detajuar që zbuloi probleme serioze në lidhje me sigurinë e tij. Ky model ishte projektuar për të realizuar detyra të ndryshme, duke përfshirë kërkimin në internet dhe përdorimin e aplikacioneve, por nuk […] The post OpenAI ndalon lançimin e modelit të ri AI për shkak të shqetësimeve për sigurinë appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Ditën e sotme u bë e ditur që Gjykata e Apelit ka marrë vendim për Jozin. Gjykata ka vendosur se këngëtari është lënë në detyrim paraqitje, përcjell Indeksonline. Nuk vonoi shumë, dhe ai vendosi që të reagojë me një imazh në “Instastory”. Duke publikuar një selfie që shihet duke buzëqeshur shkroi: “Ka një diell që m shoqnon kudo… Ma ndriçon rrugën edhe atëherë kur përreth bëhet errësirë. Nuk më tregon vetëm ku të shkoj, por më kujton çdo ditë të mos ndalem së ndriçuari edhe vetë. Ju Dua”, ka shkruar ai.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me vlerësimet për lëvizjen e inflacionit tha se në muajin gusht ka shënuar rënie krahasuar me muajin korrik. “Po shikoni, ne kemi dy muaj që na inkurajojnë, ato janë muaji korrik dhe gusht. Në korrik ishte 2,3%, në gusht ishte 2,6%, në kushte kur në Evropë në korrik ishte 2,9%, kurse në gusht 3,2%. A ju kujtohet se para katër vjetëve, kur gjithashtu kishte krizë energjetike, atëherë na bindnin se inflacioni, i cili ishte dy herë më i lartë tek ne krahasim me atë në…

Lexo më Shumë

Deputeti i LVV’së, Adnan Rrustemi, ka theksuar se për të përballuar sfidat në Gjykatën Speciale, është e domosdoshme të eliminohet rreziku i zgjedhjeve të reja në Kosovë. Ai theksoi se, megjithëse ndryshimi i Ligjit për Specialen dhe procesi i zgjedhjes së presidentit janë dy çështje të ndara, ato janë të lidhura ngushtë për shkak të […] The post Rrustemi: Zgjedhjet e reja, një rrezik për Kosovën dhe Gjykatën Speciale appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Qalibaf paralajmëroi sot se asnjë vend në rajon nuk do të jetë në gjendje të shesë naftë nëse Irani do të pengohet ta bëjë këtë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, transmeton Anadolu. “SHBA-ja dhe vendet e tjera duhet ta dinë, siç kemi thënë, se në një rajon ku ne nuk mund të shesim naftë, askush nuk do të shesë naftë”, tha Qalibaf. Paralajmërimi i tij vjen pasi Irani përballet me kufizime të rënda në eksportet e tij të naftës në mes të konfliktit të vazhdueshëm me Washingtonin dhe sanksionet e SHBA-së. Guvernatori i…

Lexo më Shumë

Orest Balla, i arrestuar për tentativën e mashtrimit ndaj presidentit të FSHF-së, Armand Duka, duke u shtirur si Taulant Balla, ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve. Sipas deklarimit të tij, ai kishte marrë një mesazh në Instagram nga një person i panjohur, i cili i kishte premtuar 2 mijë euro në këmbim të një komunikimi me një person tjetër. Balla ka pretenduar se më pas, një person i kishte shkuar me makinë dhe i kishte dhënë një numër telefoni, përmes të cilit kishte komunikuar me djalin e Armand Dukës, i cili në të vërtetë ishte agjenti i policisë. Ai…

Lexo më Shumë

KKTU ka miratuar leje zhvillimi për tre komplekse të tjera turistike në Zvërnec, të cilat ndodhen brenda zonës së mbrojtur mjedisore Pishë Poro-Nartë dhe pritet të ngrihen mbi prona të lidhura me biznesmenin Artur Shehu, nën hetim nga SPAK për pastrim parash dhe lidhje me krimin e organizuar. Vladimir Karaj | BIRN Tre vite më parë, banorët e Zvërnecit u thirrën në një takim në një lokal përgjatë rrugës që të çon drejt plazhit. Sipas kryeplakut të fshatit, Kostaq Konomi, takimi u kërkua nga Mezan Malaj, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe biznesmen ndërtimi. Aty mori pjesë edhe Ermal Dredha, në…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në Konferencën për Ballkanin Perëndimor në Vjenë, me ftesë të ministres austriake për Evropën, Integrimin dhe Familjen, Claudia Bauer. Në diskutimet për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, ministri Sali theksoi se procesi i zgjerimit duhet të jetë i prekshëm për qytetarët edhe përpara anëtarësimit. Ai vuri theks të veçantë te të rinjtë dhe te nevoja për më shumë mundësi për arsimim, aftësim profesional, praktikë pune, kërkim shkencor dhe shkëmbime me partnerë evropianë. “Për të rinjtë tanë, e ardhmja evropiane duhet të nënkuptojë mundësi reale për të mësuar, për…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton studentët për afatin dhe dokumentet e nevojshme për vazhdimin e bursave. Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë studentët që kanë përfituar bursë studentore në një nga vitet e mëparshme akademike dhe që i plotësojnë kushtet kontraktuale, se aplikimi për vazhdimin e të drejtës për bursë do të jetë i hapur nga 1 deri më 30 tetor 2026. Për vazhdimin e bursës, studentët duhet të ngarkojnë në mënyrë elektronike dokumentet e kërkuara, përfshirë: vërtetimin për regjistrimin e semestrit ose vitit të ardhshëm akademik; vërtetimin me provimet e dhëna, të lëshuar nga fakulteti; formularin…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian do të propozojë kufizimin e disa të drejtave për anëtarët e ardhshëm të Bashkimit Evropian (BE), si dhe kalimin në vendimmarrje me shumicë të kualifikuar, në vend të unanimitetit, në një numër fushash, përfshirë edhe zgjerimin. Këto janë elementet kryesore të strategjisë për zgjerimin që KE-ja do ta miratojë dhe publikojë më 7 tetor. Qëllimi i këtyre dy propozimeve është që pranimi i anëtarëve të rinj të mos e vështirësojë edhe më tej procesin tashmë të komplikuar të vendimmarrjes brenda bllokut evropian. KE-ja në strategji do të theksojë se zgjerimi duhet të përgatitet mirë, për përfitim të ndërsjellë.…

Lexo më Shumë

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë konfirmuar se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua me presidentin Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan gjatë një vizite në vend gjatë fundjavës. Konfirmimi vonë të hënën erdhi një ditë pasi udhëheqësi izraelit bëri udhëtimin sekret në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi. Vizita erdhi një muaj para zgjedhjeve izraelite dhe mes polemikave mbi raportet që pretendonin se Bin Zayed, i njohur si MBZ, e kishte paralajmëruar Netanyahun se një operacion i madh i Hamasit ishte i mundshëm pak përpara sulmit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023. “Gjatë takimit, të dyja palët…

Lexo më Shumë