Author: almakos

Dy persona nga rajoni i Tetovës kanë pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku të ndodhur në rrugën rajonale Jazhincë–Tetovë, pranë fshatit Dobroshtë. Sipas informacioneve nga SPB Tetovë, aksidenti ka ndodhur më 28 shtator, rreth orës 13:00, dhe në të janë përfshirë një motoçikletë dhe një automjet i tipit “Golf”, të dyja me targa të Tetovës. Motoçikletën e drejtonte 41-vjeçari S.M. nga Dobroshti, ndërsa automjeti “Golf” drejtohej nga 34-vjeçari F.I.E., po ashtu nga Dobroshti. Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti S.M. dhe pasagjeri i tij, D.N. nga fshati Gllogjë, kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Të dy janë transportuar…

Lexo më Shumë

Analisti Mentor Kikia komentoi skandalin që ka përfshirë Vlora Hysenin, ish drejtuesen e Shërbimit Informativ Shtetëror, e cila akuzohet se i ka dhënë informacione sekrete Ergys Agasit teksa ai ndodhej në arrati. Në një intervistë për News24, ai theksoi se mesazhet rozë mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit nuk tregojnë asgjë në raport me akuzat për të cilat po hetohet ish drejtuesja e SHISH. SPAK po e heton atë për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit hetimor, ndërsa drejtonte Shërbimin Informativ. “Çështja e SHISH është thelbësisht shtetërore, është e rëndësishme nga hetimi i drejtësisë pasi deri tani…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka bërë publik aktgjykimin e saj, duke sqaruar situatën e konstituimit të institucioneve dhe afatin për zgjedhjen e Presidentit. Pas shqyrtimit të kërkesave të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), gjykata ka arritur në përfundimin se Kuvendi i Kosovës është konstituar, pavarësisht se ka kaluar afati kushtetues prej 30 ditësh. Kjo është […] The post Kushtetuesja shpall afatin për zgjedhjen e Presidentit: Çfarë do të ndodhë tani? appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Project Legacy mblodhi në New York liderë ndërkombëtarë, diplomatë dhe figura nga bota e biznesit e shoqërisë civile më 24 shtator, për Tryezën e Rrumbullakët Presidenciale dhe mbrëmjen gala, në kuadër të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në këtë event mori pjesë dhe Zv. Presidenti i Hysenbelliu Group, Z. Fatmir Hysenbelliu. Mbrëmja u zhvillua në sallën “Penthouse Ballroom” të ndërtesës “Mutual of America”, ku u shqyrtuan mënyrat se si marrëdhëniet midis vendeve dhe sektorëve mund të forcojnë bashkëpunimin përballë sfidave të përbashkëta globale. Diskutimi u moderua nga Eric Gertler, Kryetar Ekzekutiv dhe CEO i…

Lexo më Shumë

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi ditën e sotme propozimin e kryebashkiakut Veliaj për dhënien e një shpërblimi sa një pagë mujore për punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas angazhimit të tyre në përballimin e zjarreve, përmbytjeve dhe emergjencave civile gjatë këtij viti. Vendimi parashikon që shpërblimin ta përfitojnë 189 punonjës me gradë të Shërbimit Zjarrfikës. Një nga situatat më të vështira me të cilat janë përballur efektivët ka qenë zjarri në malin e Dajtit, ku angazhimi në terren ka vijuar nga 25 korriku deri më 10 shtator. Gjatë kësaj periudhe, forcat zjarrfikëse janë mbajtur në gatishmëri të vazhdueshme për kontrollin, izolimin…

Lexo më Shumë

Mbahet sot protesta e 122 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Aktivistja Arvina Lleshi ka rilexuar edhe njëherë kërkesat kryesore të protestës. Kërkesa e parë është dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit dhe e qeverisë. Së dyti, protestuesit kërkojnë krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor. Kërkesa e tretë lidhet me ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor. Në këto ndryshime përfshihen ndryshimi i Kodit Zgjedhor, ndryshimi i ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, si dhe kufizimi i ushtrimit të…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Miradi të Fushë Kosovës, ku një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pas plagosjes me armë zjarri. Rreth orës 15:30, informacioni ka arritur në Policinë e Kosovës nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), duke shkaktuar një mobilizim të menjëhershëm të forcave policore. Pas marrjes së njoftimit, njësitet […] The post Plagosje e rëndë në Miradi të Fushë Kosovës: Policia në kërkim të të dyshuarit appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Nga: Myslim Murrizi Liburn Aliu ose ( Agasi) u emërua drejtor i autoritetit portual Durrës i vetmi port i rëndësis së veçantë i Shqipërisë dhe porti me i madh në vend. Në Kosovë e hetojnë për vjedhjen e miliona eurove për periudhen që ishte ministër i mjedisit në qeverin Kurti dhe në gusht 2026 e kanë thirrur në prokurorinë e Kosovës ndërsa në 28 tetor 2025 emërohet nga Rama drejtor i Portit Durrës. I njëjti fenomen ndodhi edhe me aguridhen e Gysit, Vlora Hyseni ( Agasi) që Kryeministri Kurti me Presidenten Osmani e shkarkojnë ndërsa hajdar-kryeministri Rama e emëron drejtoresh…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, mori pjesë sot në hapjen e trajnimit për hetimin dhe ndjekjen penale të veprave penale të lidhura me drogën, të organizuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trajnimi po zhvillohet në Akademinë e Policisë në Shkup dhe është pjesë e projektit që synon të mbështesë zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Drogën. Fokus i tij është forcimi i kapaciteteve për zhvillimin e hetimeve komplekse, përmes ndërlidhjes së hetimeve penale dhe financiare, konfiskimit të pasurisë dhe përdorimit të teknikave…

Lexo më Shumë

Nga Fabian Hartmann, FRANKFURTER RUNDSCHAU Që nga fundi i majit, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, çdo mbrëmje mblidhen mijëra njerëz në rrugë për të protestuar kundër një projekti ndërtimi me vlerë miliarda. E nisur fillimisht si një protestë mjedisore, “Revolucioni i Flamingove” është shndërruar në një nga lëvizjet më të mëdha kundër qeverisë në historinë e Shqipërisë. Edhe pse Tirana mbetet epiqendra e saj, protestat ndërkohë janë përhapur në shumë qytete të tjera të Evropës. “Protestat e Flamingove” drejtohen gjithashtu kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama Nëse në thelb të “Revolucionit të Flamingove” vazhdon të jetë mbrojtja e zonës së…

Lexo më Shumë

Një treg ilegal online, i njohur si Rydox, ka shndërruar të dhënat e vjedhura në një burim të konsiderueshëm të ardhurash për dy vëllezër nga Kosova, Ardit dhe Jetmir Kutleshi. Ky treg, i cili operoi për vite me radhë, ofronte një gamë të gjerë shërbimesh për blerësit, duke përfshirë të dhëna personale të vjedhura dhe […] The post Tregu ilegal Rydox: Si dy vëllezër nga Kosova shndërruan të dhënat e vjedhura në pasuri appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, është një nga personazhet më të përfolura të shoëbizit shqiptar. Përveç angazhimeve të saj në ekran dhe projekteve të ndryshme artistike, ajo vazhdon të jetë mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ku ndan shpesh momente nga përditshmëria me ndjekësit. Olta është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa herë që publikon fotografi të reja, veçanërisht kur bëhet fjalë për paraqitjet dhe stilin e saj. Së fundmi, aktorja ka ndarë një fotografi të re në rrjetet sociale, ku shfaqet me një pamje mjaft elegante dhe tërheqëse. Në imazhin e publikuar, Olta ka zgjedhur të vishet me…

Lexo më Shumë