Makineritë që po përdoren për ndërtimin e stadiumit të Shkëndijës në Haraçinë janë djegur, njoftoi kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri. Beqiri bëri të ditur se rasti është duke u hetuar nga organet e rendit dhe kërkoi që përgjegjësit të zbulohen dhe të përballen me drejtësinë. Ai theksoi se incidenti nuk do ta ndalë realizimin e projektit dhe se punimet për ndërtimin e stadiumit do të vazhdojnë deri në përfundimin e tij. “Djegia e makinerive që po punojnë në ndërtimin e stadiumit të Shkëndijës është një goditje ndaj një projekti që i shërben sportit, rinisë dhe zhvillimit të Haraçinës.…
Author: almakos
Gjykata Themelore Penale e Shkupit po përballet me mungesë serioze të nëpunësve gjyqësorë, stafit mbështetës dhe anëtarëve të jurisë. Megjithatë, pavarësisht mungesës së personelit, gjykata raporton rritje të efikasitetit në punë, me një rënie të ndjeshme të numrit të lëndëve të vjetra dhe të rasteve penale që vjetrohen. Të dhënat u prezantuan në brifingun e sotëm me gazetarët, të mbajtur në Gjykatën Penale të Shkupit. Aktualisht, në këtë gjykatë shërbejnë 53 gjyqtarë. Prej tyre, tetë janë mbi moshën 59-vjeçare, ndërsa pesë kanë kaluar moshën 64-vjeçare. Nga gjykata vlerësojnë se kjo situatë paraqet një sfidë serioze për vitet e ardhshme, pasi…
Një grua palestineze u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën sot në sulmet izraelite që shënjestruan disa zona në Rripin e Gazës, pavarësisht armëpushimit në fuqi, raporton Anadolu. Një burim mjekësor në spitalin “Al-Shifa” tha për Anadolu se një grua palestineze u vra dhe bashkëshorti i saj u plagos rëndë në një sulm ajror izraelit që shënjestroi shtëpinë e tyre në rrugën “Al-Wehda” në qytetin e Gazës. Korrespondenti i AA-së, duke cituar dëshmitarë, raportoi se një helikopter izraelit lëshoi të paktën një raketë drejt shtëpisë së tyre. Më herët, tre palestinezë, përfshirë një grua, u plagosën në sulmet…
Marrëveshja e fundit e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë shënon një moment të rëndësishëm në përpjekjet për të rregulluar industrinë e inteligjencës artificiale, pas një presioni të madh global nga qytetarët dhe ligjvënësit. Kjo marrëveshje vjen në një kohë kur shqetësimet për teknologjinë dhe ndikimin e saj në shoqëri po rriten, duke përfshirë incidente si […] The post Marrëveshja historike për vetë-kontrollin e teknologjisë: Një hap drejt një të ardhme më të sigurt appeared first on InfoKosova.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Kader Kicaj, ka nxitur diskutime në rrjetet sociale pas një videoje të publikuar së fundmi në Instagram, ku ka ngritur një pyetje lidhur me meshkujt që krijojnë lidhje me gra më të mëdha në moshë dhe me gjendje të mirë ekonomike, të njohura si “sugar mommies”. Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Kaderi shprehet se është kurioze të dijë se si ndihen meshkujt që zgjedhin marrëdhënie të tilla. “M’mbyt kurioziteti me ditë për ato meshkuj që shkojnë me sugar mommy qysh ndihen… Se ju meshkujt çdo herë flisni veç për femra, e kësaj…
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka bërë të ditur se Kuvendi është konstituuar pas skadimit të afatit 30-ditor të përcaktuar nga Kushtetuta, duke sjellë një situatë të re politike në vend. Me anë të aktgjykimit të saj, Kushtetuesja ka theksuar se afati për konstituimin e Kuvendit skadoi më 8 gusht, dhe që nga ajo datë ka […] The post Kushtetuesja paralajmëron Haxhiun për vonesën e seancës konstituive: Deputetët kanë mundësinë të veprojnë appeared first on InfoKosova.
Gazeta austriake “Der Standard” ka hedhur dritë mbi dorëheqjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke e cilësuar atë si një veprim të paqartë dhe të pakuptimtë. Analiza e gazetës sugjeron se, pavarësisht pozicionit të tij, Vuçiqi vazhdon të mbajë kontrollin e pushtetit në Serbi, duke e bërë atë një figurë qendrore në politikën e vendit. […] The post Dorëheqja e Vuçiqit: Një reflektim mbi autoritarizmin dhe ndikimin e BE-së në Serbi appeared first on InfoKosova.
Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Eric Wendt po mban këtë të mërkurë takimin e tij të parë me kryeministrin Edi Rama. Gazetari Ergys Gjençaj raporton se diplomati amerikan është paraqitur në zyrën e Ramës, ku po zhvillon dhe takimin e tij të parë me kryeministrin shqiptar, pas marrjes zyrtarisht të detyrës së tij. Ndërkohë, kreu i qeverisë Rama ka postuar në rrjetet sociale një foto nga takimi me Wendt ku shkruan: WELCOME! Takimi i mirëseardhjes së Ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt”. Dy ditë më parë ambasadori amerikan paraqiti letrat kredenciale te presidenti Begaj. The post FOTO/ Ambasadori…
Në Ministrinë e Drejtësisë është paralajmëruar për sot një takim konsultativ i grupit të punës për reformën e legjislacionit zgjedhor. Takimi pritet t’i kushtohet shqyrtimit dhe diskutimit të ndryshimeve të mundshme në kuadër të procesit të reformimit të legjislacionit që rregullon proceset zgjedhore. Pas përfundimit të takimit, është paralajmëruar deklaratë për media nga ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari. Ai pritet të informojë për përfundimet e diskutimeve, si dhe për hapat e mëtejshëm në procesin e reformës së legjislacionit zgjedhor. The post Në Ministrinë e Drejtësisë zhvillohet takim konsultativ për reformën e legjislacionit zgjedhor appeared first on TV-SHENJA.
Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave të mëdha të parave, është zbuluar në Tiranë, në rrugën e Kavajës. Nga operacioni policor, janë arrestuar 4 persona të kapur në flagrancë, Emirjon Xhafa, Genci Ndoni, Ekzon Dervishi dhe Eroll Hyslihaka ndërsa një 23-vjeçare po procedohet në gjendje të lirë. Sakaq, në kërkim është shpallur pronari i këtij call center-i, 45-vjeçari Taulant Beleraj. Ka qenë Krimi Ekonomik që ka zbuluar bazën e call centerit brenda të cilit janë gjetur dhe blloqet me emrat e klientëve të mashtruar. Jo vetëm me bursat fiktive, por personat…
LSDM-ja akuzon qeverinë e udhëhequr nga Hristijan Mickoski se ka dështuar ta avancojë procesin e integrimit evropian të vendit dhe se Maqedonia e Veriut ka mbetur jashtë një udhërrëfyesi që, sipas partisë, Komisioni Evropian po përgatit për Malin e Zi, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën. „Komisioni Evropian po përgatit udhërrëfyes për katër vende – Malin e Zi, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Maqedonia nuk është aty, është lënë jashtë. Ne mbetemi të bllokuar“, deklarojnë nga LSDM. Nga partia opozitare thonë se ky është, siç e cilësojnë ata, rezultat i politikave të qeverisë së Mickoskit. „Në vend të reformave, një politikë izolimi, gënjeshtrash…
Tetë raste të reja me fruth janë raportuar në Kosovë brenda javës së fundit, duke ngritur shqetësime serioze për shëndetin publik. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), që nga 16 prilli deri më 27 shtator 2026, numri total i rasteve të konfirmuara ka arritur në 180. IKSHPK ka theksuar […] The post Rritja alarmante e rasteve me fruth në Kosovë: Çfarë duhet të dimë appeared first on InfoKosova.

