Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në Konferencën për Ballkanin Perëndimor në Vjenë, me ftesë të ministres austriake për Evropën, Integrimin dhe Familjen, Claudia Bauer. Në diskutimet për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, ministri Sali theksoi se procesi i zgjerimit duhet të jetë i prekshëm për qytetarët edhe përpara anëtarësimit. Ai vuri theks të veçantë te të rinjtë dhe te nevoja për më shumë mundësi për arsimim, aftësim profesional, praktikë pune, kërkim shkencor dhe shkëmbime me partnerë evropianë. “Për të rinjtë tanë, e ardhmja evropiane duhet të nënkuptojë mundësi reale për të mësuar, për…
Author: almakos
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton studentët për afatin dhe dokumentet e nevojshme për vazhdimin e bursave. Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë studentët që kanë përfituar bursë studentore në një nga vitet e mëparshme akademike dhe që i plotësojnë kushtet kontraktuale, se aplikimi për vazhdimin e të drejtës për bursë do të jetë i hapur nga 1 deri më 30 tetor 2026. Për vazhdimin e bursës, studentët duhet të ngarkojnë në mënyrë elektronike dokumentet e kërkuara, përfshirë: vërtetimin për regjistrimin e semestrit ose vitit të ardhshëm akademik; vërtetimin me provimet e dhëna, të lëshuar nga fakulteti; formularin…
Komisioni Evropian do të propozojë kufizimin e disa të drejtave për anëtarët e ardhshëm të Bashkimit Evropian (BE), si dhe kalimin në vendimmarrje me shumicë të kualifikuar, në vend të unanimitetit, në një numër fushash, përfshirë edhe zgjerimin. Këto janë elementet kryesore të strategjisë për zgjerimin që KE-ja do ta miratojë dhe publikojë më 7 tetor. Qëllimi i këtyre dy propozimeve është që pranimi i anëtarëve të rinj të mos e vështirësojë edhe më tej procesin tashmë të komplikuar të vendimmarrjes brenda bllokut evropian. KE-ja në strategji do të theksojë se zgjerimi duhet të përgatitet mirë, për përfitim të ndërsjellë.…
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë konfirmuar se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua me presidentin Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan gjatë një vizite në vend gjatë fundjavës. Konfirmimi vonë të hënën erdhi një ditë pasi udhëheqësi izraelit bëri udhëtimin sekret në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi. Vizita erdhi një muaj para zgjedhjeve izraelite dhe mes polemikave mbi raportet që pretendonin se Bin Zayed, i njohur si MBZ, e kishte paralajmëruar Netanyahun se një operacion i madh i Hamasit ishte i mundshëm pak përpara sulmit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023. “Gjatë takimit, të dyja palët…
Një arritje e jashtëzakonshme në fushën e mjekësisë është regjistruar me suksesin e një veshke të transplantuar nga një derr i modifikuar gjenetikisht, e cila funksionoi për 271 ditë te një pacient. Kjo periudhë e gjatë e funksionimit është një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të zgjidhur krizën e organeve në transplantim. Tim Andrews, […] The post Transplanti i veshkës së derrit: Një shpresë e re për pacientët në nevojë appeared first on InfoKosova.
Një ngjarje tragjike ka tronditur futbollin në Kavala të Greqisë, pasi një futbollist 16-vjeçar, me origjinë shqiptare, ka humbur jetën pas një dëmtimi të rëndë në kokë gjatë një ndeshjeje në ishullin Thassos. Asllan Gjana, pjesë e skuadrës Byronas Kavala, po luante kundër Aiandas Panagias në një ndeshje të kategorisë së dytë të Shoqatës së Futbollit të Kavalës, kur vetëm në minutën e dytë të takimit u përplas rëndë. Gjatë një dyluftimi për topin, 16-vjeçari doli jashtë fushës dhe goditi pjesën e pasme të kokës në gardhin rrethues të stadiumit. Pas përplasjes, ai humbi ndjenjat. Ndeshja u ndërpre menjëherë dhe…
Enti Shtetëror për Auditim, me auditimin e performancës mbi temën “Gratë Lidere – Gratë në Politikë, Kuvend, në Funksione Menaxhimi në Organet Qendrore të Qeverisë”, përcaktoi se nuk janë vendosur politika dhe masa efektive për të forcuar rolin e grave në pozicione drejtuese dhe funksione menaxhimi në organet qendrore të qeverisjes. Auditimi përfshiu periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2024, ndërsa çështje dhe ngjarje të caktuara u monitoruan deri në datën e raportimit. Edhe pse gratë përfaqësojnë 57.5% të totalit prej 110.885 punonjësish në sektorin publik, burrat emërohen më shpesh në pozicione drejtuese, gjë që tregon se përfaqësimi më…
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka shprehur urimet e tij për kryeministrin Albin Kurti pas rizgjedhjes në krye të qeverisë së re, duke theksuar rëndësinë e angazhimeve të ardhshme. Rudolph thekson se marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Kosovës janë të forta dhe të qëndrueshme, duke u ndërtuar mbi një histori të gjatë bashkëpunimi që […] The post Rëndësia e dialogut me Serbinë: Ambasadori gjerman i dërgon mesazh Kurtit pas rizgjedhjes appeared first on InfoKosova.
Një nismë e veçantë nga 17-vjeçari Kadir Hovarda ka sjellë në jetë një platformë digjitale në gjuhën shqipe, e cila ka si qëllim mbledhjen dhe prezantimin e materialeve të rëndësishme lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe luftën e Kosovës nga viti 1998 deri në 1999. Platforma, e njohur si “Kosova Arkiv 1998–1999”, është […] The post Krijimi i një platforme digjitale për dokumentimin e historisë së UÇK-së appeared first on InfoKosova.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe diell. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri 11, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 19 deri 26 gradë celsius. Deru në fund të javës moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me temperatura të ulëta të mëngjesit. The post Parashikimi i motit appeared first on TV-SHENJA.
Nga Linkiesta.it* Edi Rama ndodhej në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kur mbërriti lajmi nga Tirana se Vlora Hyseni, drejtoreshë e shërbimeve sekrete shqiptare, ishte vënë në arrest shtëpiak. Zyra e Prokurorit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e akuzoi atë për ndihmë dhe inkurajim dhe zbulim të informacionit të klasifikuar dhe gjithashtu urdhëroi pezullimin e saj nga detyra. Menjëherë pas kësaj, Hyseni u shkarkua nga drejtimi i shërbimeve, me sugjerimin e vetë Ramës. Përgjegjësitë mbeten të paqarta: kryeministri përmendi prezumimin e pafajësisë, duke shtuar, megjithatë, se askush nuk është mbi ligjin.…
Njësia nacionale për Siguri Kibernetike e Kosovës (KOS-CERT) ka ngritur alarmin për rrezikun e kompromentimit të llogarive në WhatsApp, duke theksuar nevojën për masa të menjëhershme mbrojtëse. Pas raportimeve të shumta për llogari të komprometuara, KOS-CERT është angazhuar në një hetim të detajuar. Në bashkëpunim me institucionet shtetërore dhe operatorët e telefonisë mobile, ata po […] The post Rreziku i llogarive në WhatsApp: Si të mbroheni nga kompromentimi appeared first on InfoKosova.

