Kryeministri Dimitar Kovaçevski, është pyetur se si do të merren me tarifën e re prej 10 dollarëve për megavat orë për transitin e gazit rus në Serbi, Hungari dhe Maqedoninë e Veriut. Ai ka shpjeguar se Qeveria po pret përgjigje nga Komisioni Evropian dhe nga Komuniteti i Energjetik Europian. Sipas kryeministrit, nëse nuk marrim një përgjigje të favorshme, do të drejtohen edhe në gjykatën ndërkombëtare. “Këtë temë kemi biseduar edhe me kryetaren e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen. Kjo është një tarifë që nuk duhej të vendosej, sepse i gjithë kapaciteti i anës sonë hyrëse në furnizimin me gaz…
Author: almakos
Përderisa krerët e partive politike në vend, po diskutojnë për datat e mundshme se kur do të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare dhe ato presidenciale, kryeministri Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se Qeveri teknike do të ketë 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare. Kjo çështje është aktualizuar tash, megjithëse disa zyrtarë shtetërorë më herët patën vlerësuar se Qeveria teknike nuk ishte e nevojshme për shtetin. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR “Duhet të kemi parasysh që gjatë muajve të pranverës kemi edhe festa fetare që bashkëqytetarët tanë i respektojnë, duke i marrë parasysh të gjitha këta supozime, do të vendoset edhe data, ndërsa normalisht në…
Pasi fillimisht i shteroi të gjitha mundësitë ligjore për të shtyrë hyrjen në burg, ish ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, pas vujtjes së dënimit tre vjet e një muaj në burgun e Idrizovës për rastin “Tanku”, ajo përfundimisht lihet e lirë. Këtë asaj ia mundësoi Gjykata e Apelit, vetëm duke e kushtëzuar që nuk do ta përsëris veprën e njejtë deri në tetor të vitit të ardhshëm, edhe pse ajo tashmë nuk e ka as pozitën, as autoritetin që e ka pasur kohën kur e ka kryer veprën penale. Në arsyetimin e Gjykatës për marrjen e këtij vendimi, theksuan se…
Ministria e Punëve të Jashtme e mirëpret vendimin për hapjen e vendkalimit kufitar Rafah, mes Rripit të gazës dhe Egjiptit, me të cilën mundësohet evakuimi i shtetasve të huaj, përfshirë edhe pesë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Siç informuam më herët, qytetarët tanë që ndodhen në Gaza tashmë janë të përfshirë në listat e evakuimit dhe presim që e njëjta së shpejti të realizohet sipas rrethanave në terren dhe dinamikës së evakuimit, duke pasur parasysh numrin e madh të shtetasve të huaj në Gaza, të cilët janë pjesë e këtij operacioni. Nëpërmjet komunikimit të vazhdueshëm me institucionet kompetente…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se nga sot është hapur mundësia për aplikim për subvencionimin e racionit për student të cilët për çfarëdo llojë arsye nuk kanë aplikuar ose nuk e kanë realizuar të drejtën e tyre përmes thirrjeve paraprake. Afati i fundit për regjistrim është 7-të Nëntori përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/. Pas përfundimit të afatit për regjistrim, kandidatët të cilët i kanë plotësuar kushtet do të njoftohen për këtë përmes portalit ku e kanë dorëzuar aplikimin e tyre. Prandaj, është e nevojshme të regjistrohen në platformën online aktive të Shparkase Bank, me të cilën MASH lidhi marrëveshje jofinanciare për…
“Kur të arrihet marrëveshje për datën e saktë për zgjedhjet presidenciale dhe kuvendare, opinioni do të njoftohet. Sipas ligjit, 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve kuvendare do të formohet qeveri teknike”. Këtë e tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili theksoi se zgjedhjet patjetër të mbahen, pasi skadon mandati i presidentit dhe mandati i përbërjes kuvendare, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Se kur do të jenë saktësisht zgjedhjet, publiku do të mund të informohet kur të arrihet një marrëveshje për kohën e saktë në kuadër të Kuvendit. Kuvendi do të duhet ta marrë atë vendim dhe kryetari i Kuvendit do t’i shpallë…
Pas tre viteve e një muaj burg, ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, sot ka dalë nga burgu “Idrizovë”. Lirimi i saj nga burgu është bërë me kusht, pas vendimit të Gjykatës së Apelit dhe nuk do të kthehet në burg, nëse deri në tetorin e ardhshëm nuk kryen vepër tjetër penale. Gjatë marrjes së një vendimi të tillë janë marrë parasysh disa faktorë: Jankulloska është nënë e një fëmije pesë vjeçar, të cilit i është hequr kujdesi dhe edukimi i nënës, ajo ka respektuar të drejtat dhe detyrimet që dalin nga rregullorja e shtëpisë së burgut, ajo përshtatej…
Ushtria izraelite ka hedhur 18 mijë tonë bomba në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, ose rreth një herë e gjysmë më shumë se forca shpërthyese e bombës së hedhur në Hiroshima të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, sipas zyrtarëve në enklavën e rrethuar, raporton Anadolu. Duke folur para mediave, Salama Marouf, kreu i zyrës së qeverisë për mediat, tha se forcat izraelite kanë shkatërruar gjithashtu 85 ndërtesa qeveritare në Gaza, duke shtuar: “Në Gaza, Izraeli ka shkatërruar 47 xhami dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në tre kisha. Sulmet kanë rezultuar në mbi 200 mijë ndërtesa të…
Sektori i punëve të brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 340 sanksione, prej të cilave tetëdhjetë e shtatë gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, njëzet e nëntë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, dy sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe). MPB njodron se janë shqiptuar edhe tetë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, njëzet e gjashtë sanksione për mosshfrytëzimin e rriptit të sigurisë, dhjetë gjoba për automjete në gjendje jo të rregullt teknike dhe të paregjistruara… “Kontrollimet e përforcuara në…
Zëvendës kryeministrja për politika të sundimit të mirë, Sllavica Gërkovska, prej dje është për vizitë pune në Republikën e Greqisë, ku do të qëndrojë deri më 3 nëntor. Në kuadër të vizitës, Gërkovska do të realizojë takim me ministrin e Politikës Digjitale, Dimitris Papastergiu, ministrin e Drejtësisë, Jorgos Floridis dhe zëvendës drejtoreshën e Agjencisë kombëtare greke për Transparencë, Aleksandra Rokgaku. Vizita e punës në Athinë pëfshin edhe takim me nënkryetarin e Shkollës kombëtare për administrim publik dhe vetadministrim lokal, Jorgos Floridis. MARKETING
Çdo fëmijë ka të drejtën e shëndetit dhe mirëqenies së mirë, ndërsa shkolla, si shtëpia e tij e dytë, duhet të rrënjos shprehitë e shëndetshme të jetës dhe të jetë mjedis i shëndetshëm për të mësuar dhe jetuar. Këtu fëmija duhet të mësojë të kujdeset për veten dhe të tjerët dhe të ndërtojë kapacitete për t’u përballur me sëmundjet, varësitë dhe dhunën , tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në eventin përmbyllës për iniciativën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shkollat që avancojnë shëndetin, ku u prezantuan rezultatet e zbatimit të kësaj iniciative në katër shkollat pilot “Për…
VMRO-DPMNE është një organizatë, e cila i bashkon njerëzit jo për shkak të një personi, por rreth idesë. Nuk ka asnjë njeri që mund të jetë mbi këtë ide, porositi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili në Llozovë u përgjigj në pyetjen për përplasjen mes tij dhe Nikolla Gruevskit dhe nëse në zgjedhjet e ardhshme pret që Gruevski të ketë ndikim në rezultatin zgjedhor, gjegjësisht të marrë një pjesë të të votuesve, të cilët tradicionalisht votojnë për VMRO-DPMNE-në. Ai theksoi se pikërisht ajo ide ka nisur para 130 viteve, në një qytet njëqind kilometra larg Komunës së Llozovës. “Ajo…

