Author: almakos

Pas njoftimit se e moshuara 79-vjeçare, pasi më shumë se 10 ditë ishte e shtruar në spital pas helmimit familjar me ushqime shtëpiake në Shkup, Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për obduksion të trupit të gruas 79-vjeçare. Më herët pas së njëjtës ngjarje ka ndërruar jetë një 47-vjeçare, ndërsa 55-vjeçari është liruar për mjekim në shtëpi. Prokurori publik kompetent është duke punuar për të përcaktuar shkaqet e helmimit. Nga shtëpia e familjes janë marrë rreth 20 gjurmë të ndryshme, për të cilat është dhënë ekspertiza. Gjithashtu u dha urdhër për sigurimin e historive mjekësore të…

Lexo më Shumë

Milioneri më i ri në Maqedoninë e Veriut ka nëntë vite, i cili ka një milionë denarë (16.230 euro) të fituara nga qiraja, ndërsa milioneri më i moshuar është 97 vjeçar, i cili vitin e kaluar ka pasur të ardhura 1.2 milionë denarë (19.477 euro).Këto të dhëna sot i prezantoi drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike Sanja Llukarevska në konferencën me temë “Deklarata vjetore tatimore – Të ardhurat më të larta në vitin 2022″. Sa i përket personit më të ri që është milioner në vend, Llukarevska thotë se ajo bazohet në një lloj trashëgimie dhe prej aty i…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (30.10.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 333 gjoba, nga të cilat 119 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 24 masa për vozitje pa patentë shofer, katër sanksione për kalim në semafor të kuq. “Janë vendosur 18 gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 16 sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, katër masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara”. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek…

Lexo më Shumë

Ambasada turke në Shkup ka organizuar një pritje me rastin e 100-vjetorit të Republikës së Türkiyes, raporton Anadolu. Në pritjen që ambasadori turk në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök, organizoi në rezidencën e ambasadës, morën pjesë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, zv/kryeministri Artan Grubi, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ministri i Financave, Fatmir Besimi, ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Azil Aliu, si dhe deputetë, politikanë, përfaqësues të sektorit joqeveritar, diplomatë,…

Lexo më Shumë

Në Bit Pazar në Shkup, disa persona fizikë në tezga të improvizuara kanë kryer shitje të palejuar të duhanit të prerë, në Tregun e Gjelbërt në Shkup ndërkaq janë konfiskuar rreth 180 kilogramë duhan të prerë, ndërsa  një sasi e madhe e duhanit të  prerë dhe cigare janë konfiskuar dhe nga pesë persona fizikë që kanë kryer shitje në tezga të improvizuara para Tregut të Gjelbërt në Tetovë, si dhe te dy persona në tregun në lagjen Metodija Andonov Çento në Shkup. Siç informuan nga MPB-ja, sot nëpunës policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale – Sektori për Krim Ekonomik dhe…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë,  Fatmir Mexhiti, foli sot në hapjen e punëtorisë së parë për ngritjen e vetëdijes për parandalimin e shëndetit mendor të fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve në shtet, përmes përfshirjes së grave udhëheqëse nga bashkësitë lokale. “Si Ministër i Shëndetësisë, në shtator të këtij viti, për herë të parë në Ministri, kam emëruar një komision mbikëqyrës me përfaqësues nga të gjitha palët relevante në shëndetësi, arsim dhe sektorin social, si dhe përfaqësues të shoqatave profesionale dhe ekspertë të fushës.  Komiteti Mbikëqyrës ka për detyrë të monitorojë aktivitetet në lidhje me parandalimin e shëndetit mendor dhe gjendjes psikosociale të…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjitë dhe Shërbime të Ujit (KRRE) sot në seancë përgatitore duhet ta përcaktojë çmimin e ri të energjisë termike në Shkup, që do të zbatohet prej pasnesër, 1 nëntor. Çmimi i ri do të publikohet nesër në konferencën për media, ndërsa sipas paralajmërimeve nga kryetari i KRRE-së Marko Bislimovski, ngrohja nuk do të kushtojë më shumë se 5 për qind, gjegjësisht, siç thotë ai, rritja do të lëvizte deri maksimum prej 50 deri në 60 denarë në muaj. “Kur flasim për asnjë goditje çmimi, e dini që kemi inflacion të lartë, janë rritur materialet e punës të…

Lexo më Shumë

Departamenti për Krim Ekonomik pranë SPB Veles ngriti kallëzim penal ndaj një  38-të vjeçareje V.I. nga Velesi për shkak të dyshimit për vepër penale të kryer “punë joadekuate” i dënueshëm nga neni 353 i Kodit Penal. Siç informon pasdite zëdhënësja e SPB Veles, Biljana Gjakovska, e denoncuara, e punësuar si përkujdesëse në kopshtin e fëmijëve në Veles, u ka mundësuar fëmijëve të kopshtit të përdorin cigare elektronike.  MARKETING

Lexo më Shumë

Mbajtja e debatit të amandamenteve për Propozim-rregulloren e Kuvendit të Komisionit për çështje të mandatit-imunitetit mbetet e paqartë. Mbledhja e caktuar për sot në orën 14:00 ishte shtyrë për në orën 16:00. Kryetari i Komisionit për çështje të mandatit-imunitetit, Panço Minov për MIA-n informoi se mbledhja sjtyhet sërish dhe nuk ka informata  se kur saktësisht do të mbahet. Deputetët e Së Majtës për MIA-n paraprakisht informuan se bisedat me spikerin e Kuvendit, Talat Xhaferi janë në rrjedhë që nga mëngjesi dhe se nuk hasin në zgjidhje të përbashkët. Për Propozim-rregulloren ata sollën rreth 1850 amandamente, ndërsa amandamente të tjera ka…

Lexo më Shumë

Sa më i mirë të jetë procesi i reformave, aq më shpejtë do të vijë mundësia e anëtarësimit. Ekziston një dritare mundësie që tani është e hapur. Procesi nuk është aq i rreptë dhe është i bazuar në merita dhe askush nuk duhet të presë një datë të caktuar, deklaroi sot kryetarja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. E pyetur nëse propozimi franko-gjerman për reforma i BE-së po shqyrtohet tashmë në KE dhe nëse viti 2030 duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme evropiane, është i arritshëm për një reformë…

Lexo më Shumë

Një furgon mallrash, i mbushur me emigrantë, duke ikur nga policia, ka rënë në një kanal të hapur në një nga rrugët kryesore në Veles, rreth orës 20:30 gjatë mbrëmjes së djeshme. Furgoni i cili është aksidentuar, ka mbartur 23 migrantë nga Siria, 10 prej të cilëve kanë qenë të mitur, dhe njëri prej tyre ka mbetur i lënduar, ndërsa shoferi e ka sulmuar fizikisht një punjonjës policie gjatë tentimit për të ikur. Ministria e Punëve të Brendshme, informoi se përgjatë tridhjetë minutave policia ka tentuar të ndalojë automjetin me emigrantë, por shoferi me inicialet A.I ka vazhduar lëvizjen, dhe…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, ka folur sot para gazetarëve për vonesën e një pjese të teksteve këtë vit, duke krahasuar se për dallim nga viti i kaluar, tani bëhet fjalë vetëm për tekstet për klasën e gjashtë.Ai tha se sipas informacioneve që ai ka, thotë se tekstet shkollore janë dorëzuar në një pjesë të madhe të shkollave fillore në qytetin e Shkupit dhe disa qytete tjera, ndërsa për ato ku nuk janë dorëzuar do të kërkojë analizë nga shërbimet se sa shkolla janë në pyetje. “Proceduarat për testet në shkencat natyrore, matematikë dhe në gjuhën maqedonase janë përfunduar dhe…

Lexo më Shumë