Ndryshimet në Kodin Penal të datës 6 shtator, ka siguruar parashkrim për një numër të madh çështjesh kundër zyrtarëve të akuzuar për veprime korruptive, thuhet në raportin e organizatës Тransparence Internacional. “Target-Fortesa u shemb, Mijalkov mbeti i palënduar”, pas pesë vite e nëntë muaj luftë gjyqësore, prej të cilëve 9 muaj lënda u mbajt në sirtar në Apelin e Shkupit, theksohet në raport. Më tej, thuhet se deputeti i VMRO-së Antonio Milloshoski dhe 9 të akuzuarit e tjerë në rastin “Moçnik” kanë parashkruar ndjekjen për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, por ai do të qëndrojë në sallën e…
Author: almakos
Krerët e frontit opozitar, gjatë ditës së sotme para Gjykatës Supreme kanë shprehur mbështetjen e tyre për këtë institucion, në, siç thonë ata, rezistencën që po e shfaqin ndaj presionit politik që po ju bëhet për ta kthyer Nikolla Gruevskin në Maqedoninë e Veriut. Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, tha se ky presion po bëhet nga individë të BDI-së. Ai tha se i vjen keq në çfarë niveli ka rënë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. “BDI-së nuk i intereson BE-ja dhe ndryshimet kushtetuese. Ata kanë nevojë që Gruevski të përpiqet të bëjë pazar politik me VMRO-DPMNE-në për hyrjen në…
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka vizituar sot pikën e vaksinimit në Poliklinikën “Bit-Pazar”, për t’u njohur nga afër se si po shkon procesi i vaksinimit kundër gripit sezonal.Mexhiti u shpreh i kënaqur me reagimin e deritanishëm të qytetarëve, duke theksuar se kjo tregon se ata janë të përgjegjshëm për shëndetin e tyre dhe janë të informuar se vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit, i cili parandalon shfaqjen e komplikimeve më të rënda, veçanërishtë midis grupeve të rrezikut. “Vetëm në një javë në qendrën e vaksinimit në Poliklinikën “Bit-Pazar” vaksinën kundër gripit sezonal e…
Dështon ligji për amnisi. Në Kuvend u vendos në votimi ky ligj i propozuar nga Ministria e Drejtësisë, me çka nga 84 deputetë, 66 votuan kundër, 15 pro dhe 3 të përmbajtu, raporton SHENJA.Ligji për amnisti në Kuvend u dorëzua për votim me procedurë të shkurtuar. MARKETING
Lidhur me zjarret, dhe sipas informacioneve në Departamentin e Operacioneve dhe Koordinimit (DOK) të Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), ato thonë se duket sikur është fillimi sezonit të zjarreve në natyrë.Nga QMK kanë informuar se muajin tetor e përfunduam me një bilanc ditor prej 21 zjarresh në ambiente të jashtme pra në 31 tetor– gjatë një dite e një nate, kurse prej dje muajin nëntor e ka nisur me 10 zjarre në ambiente të hapura, pavarësisht se temperaturave, të paktën gjatë natës, janë të ulëta. “Deri sot në mëngjes vetëm një është aktiv – në Komunën e Studeniçanit, në…
Autoritetet kufitare në Gazë publikuan një listë prej 596 shtetasve të huaj dhe persona me shtetësi të dyfishtë nga 15 vende të cilëve u është lejuar që sot të largohen nga Gaza, në mesin e të cilëve edhe katër shtetas të Maqedonisë së Veriut. Më shumë se 500 njerëzve u lejuan dje që të largohen, kur për herë të parë pas disa javëve ishte hapur vendkalimi. Autoritete palestineze e publikuan listën me emra para orës 2 të mëngjesit sipas kohës lokale, duke treguar se personat duhet të jenë në vendkalimin kufitar në orën 7 të mëngjesit. Ministria e Punëve të…
Sot në fshatin Surlenci të regjionit të Resnjës, zyrtarë policorë nga SPB Manastir – DPB Resnjë kanë privuar 47-vjeçarin M.T. nga fshati Surlenci i regjionit të Resnjës, njoftoi MPB.“Në të njëjtën kohë janë gjetur dhe konfiskuar rreth 11 m3 dru zjarri të prerë, të cilat i janë dorëzuar Policisë Pyjore për veprime të mëtejshme”, ka thënë MPB. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse. MARKETING
Presidenti Stevo Pendarovski në emisionin “Intervistë në SHENJA”, u pyet lidhur me kandidimin për mandatin e dytë. Ai tha se për këtë duhet të ndodhin dy gjëra. “E para të kem përkrahjen e dy subjekteve të cilët mandatin e kaluar më dhanë mbështetjen. Po ashtu të rëndësishëm e kam edhe përkrahjen edhe të atyre që nuk i takojnë asnjë partie politike, që janë të pavarur, që nuk dalin në zgjedhje. Është e qartë se pa përkrahjen e subjekteve më të mëdha politike nuk mundesh i vetëm të marrësh mandat”, tha Pendarovski. Në pyetjen nëse ka bisedime për ta përkrahur, tha…
Presidenti Stevo Pendarovski duke folur për “Ballkanin e Hapur”, ka thënë se është hendikep strukturor nëse brenda kësaj iniciative nuk i keni të gjitha vendet. Ai tha se asnjë bashkëpunim ndërkufitar nuk mund të realizoni të bëni, nëse të gjithë nuk janë të përfshirë. “Nuk them se është zijan, nuk them se është e rrezikshme për shtetet por produktiviteti do të ishte pesë herë më e madhe nëse janë të gjithë shtetet brenda”, tha Pendarovski. /SHENJA/ MARKETING
Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në emisionin “Intervistë në SHENJA”, lidhur me seancën e Këshillit të Sigurisë, ku u konkludua se gjendja është stabile dhe nuk ka ndonjë rrezik.“Nga ky moment në 10-15 ditë te ardhshëm nuk ka diçka që është rrezik me një përjashtim të migracionit, e cila nuk ndikon vetëm tek ne por edhe tek rajoni, që është duke u rritur dhe mes tjerash si rezultat i konfliktit në Palestinë dhe Izrael”, tha Pendarovski.Ai tha se në këtë segment migracioni ilegal nuk kalon nëpërmjet Maqedonisë, por nuk do të thotë se nuk mund të aktivizohet edhe ruta jonë.…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ambasadorja e SHBA-së në vend, Angela Aggeler, sot nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetje eksperte për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në zhvillimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare.“Ky bashkëpunim në një nga çështjet më thelbësore për shtetin është vetëm një konfirmim i partneritetit strategjik dhe shkallës së bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Siç e dini, më 19 shtator, qeveria miratoi informacionin për nevojën e zhvillimit të një Strategjie të Sigurisë Kombëtare, e cila do të përfaqësojë një dokument thelbësor e strategjik dhe…
Vllatko Ilievski, bashkëshorti dhe avokati i ish ministres për Punë të Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila pas tre viteve doli nga “Idrizova” thotë se Jankullovska ka ardhur në shtëpi, do të kujdeset për familjen dhe do të kërkojë punë.“Praktikisht erdh në shtëpi dhe ju kthye punëve të përditshme- të përkujdeset për familjen dhe të mendojë për angazhim profesional në të ardhmen. Do t’i respektoj drejtimet e zyrës së provës dhe Ligjit për sanksione”, tha Ilievski për TV24, transmeton SHENJA.Lirimi me kusht zgjat deri 30 shtator 2024 dhe ajo nuk do të kthehet në burg nëse deri atëherë nuk bën ndonjë…

