Festë jo vetëm në trevat shqiptare, por edhe në qytetet europiane dhe botërore, kudo ku ka komunitet shqiptarësh. Qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, e festuan Ditën e Pavarësisë, 28 nëntorit të 1912-ës, me një tubim shpërthyes mbrëmjen e sotme në sheshin mitik të vendit fqinj, “Syntagma”. “Kjo është dita, e njohur edhe si Dita e Flamurit, e cila përkujton pavarësinë e vendit fqinj nga Perandoria Osmane. Shqipëria e pavarur u shpall në Vlorë më 28 nëntor 1912”, shkruan “Protothema”. Me rastin e këtij eventi, qindra shqiptarë, shumë prej tyre me fëmijët e tyre, duke mbajtur flamuj kuq…
Author: almakos
Një përplasje e dhunshme me një makinë, e pasuar nga një rrëzim i fortë në tokë, përfundoi me fatalitet dhe këputi në mes jetën e një të riu shqiptar në Itali. Ekipet e ndihmës së shpejtë kryen CPR në vendngjarje, por situata dukej kritike që nga momenti i parë. Francesko (Francesco) Ajdini, 18 vjeç, i cili jeton me familjen e tij në Praticello di Gattatico, vdiq pas një aksidenti rrugor dje pasdite, rreth orës 16:00, në Sorbolo di Parma, në Reggio Emilia. Sipas raportimeve fillestare, djaloshi po udhëtonte me një motor “Scooter” në Via Marconi, pranë stacionit të trenit –…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se mëngjesin e sotëm është gjetur një person i vdekur në bulevardin “Ilinden” në Shkup. Sipas MPB-së, sot (28.11.2025) rreth orës 07:00, SPB Shkup ka pranuar një informacion se në trotuarin e bulevardit është gjetur trupi i pajetë i T.K. (66) nga Shkupi, i cili më herët ishte raportuar si person që nuk ishte kthyer në shtëpi. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar se në trupin e të ndjerit nuk ka shenja të dukshme dhune. “Është kryer inspektim në vendngjarje dhe, me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar…
Janë zbardhur bisedat në “Sky ECC” të oficerit Igli Haxhiaj nga dosja hetimore e SPAK, që në kuadër të një operacioni të përbashkët me prokurorinë e Breshias, goditi një rrjet kriminal droge, ku u lëshuan disa urdhër-arreste. Mes 24 urdhër-arresteve të lëshuara, u arrestua dhe një oficer i Antiterrorit në Shqipëri, që akuzohet se nxirrte sekretet hetimore të policisë. Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, në komunikimet e kryera nga shtetasi Igli Haxhiaj nëpërmjet aplikacionit SkyECC ekzistojnë biseda me përdorues të tjerë, në të cilat flasin për blerje, shitje dhe transportim të lëndëve narkotike. Nga bisedat e zbardhura, Haxhiaj komunikon…
Në Shkollën e Mesme “Vllado Tasevski” në Shkup futet kualifikim i ri arsimor – specialist në mekatronikën e kamionëve dhe automjeteve të rënda, ndërsa mësimdhënia do të realizohet në bashkëpunim me kompaninë suedeze të automobilizmit Volvo Group. Në fillim, kualifikimi do të ofrohet si arsim joformal për të rritur, ndërsa pritet që vitin e ardhshëm të bëhet pjesë e sistemit të arsimit formal profesional, bëri të ditur Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Me këtë rast, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, ministrja Suedeze për Çështje Evropiane, Xhesika Rozenkrac dhe disa përfaqësues të Volvo-s, Ambasadës Suedeze dhe organizatës…
Detaje të reja dalin në dritë nga dosja e operacionit të përbashkët Italo–Shqiptar, ku oficerë dhe persona të tjerë janë vënë nën hetim për lidhje me trafikun e drogës. Në materialet e siguruara ekskluzivisht nga gazetarja Klodiana Lala, zbardhen bisedat e oficerit të Antiterrorit, Igli Haxhiaj, në aplikacionin e koduar SkyECC, ku flitet hapur për blerje, shitje dhe transport lëndësh narkotike. Bisedat e datës 22.10.2020 – Diskutime për “mallin” dhe çmimin Në një komunikim mes Haxhiajt (HY67U7) dhe përdoruesit CXQD1I, shkëmbehen foto të lëndës narkotike dhe diskutohen çmimet: Haxhiaj: “O boso, ça o kjo me, e bukur duket.” CXQD1I: “Mall…
Në fund të fijes për të zbardhur rrëmujën e një prej rasteve më serioze të trafikut ndërkombëtar të drogës, një 39-vjeçar shqiptar u arrestua sot në Athinë të Greqisë. Ai kërkohej nga autoritetet e Belgjikës, me një Njoftim të Kuq përmes Interpolit, për trafik droge nga Ekuadori në Evropë dhe më pas deri në Rusinë e largët. Shqiptari me inicialet H.O., akuzohet si “koka” e grupit shumëkombësh të narkotrafikut, kurse emri i tij nuk është publikuar ende. Çështja filloi si “një tjetër hetim për drogë në Belgjikë”, por u zhvillua në një thriller shumëkombësh me kontejnerë plot me drogë nga…
Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Elbasan–Tiranë, duke krijuar kaos në qarkullim. Sipas burimeve nga vendngjarja, të paktën dhjetë automjete janë përfshirë në përplasjen zinxhir, ndërsa tre prej tyre kanë përfunduar mbi njëri-tjetrin për shkak të goditjes së fortë. Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohen dëme në njerëz, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Policia Rrugore dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje, ndërsa po punojnë për normalizimin e situatës dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit. Trafiku në këtë segment është tejet i rënduar, pasi fluksi i mjeteve nga Tirana drejt Elbasanit është shumë…
Situata në pikën kufitare të Kapshticës po shkon drejt normalizimit pas orëve me fluks të lartë në dalje dhe hyrje. Edhe pse vijon ende një qarkullim i shtuar i mjeteve, burime bëjnë të ditur se trafiku është më i qetë dhe më i menaxhueshëm. Pala shqiptare po operon me 5 sportele në dalje, ndërsa i njëjti numër sportelesh është vënë në funksion nga pala greke në hyrje të territorit grek. Pas koordinimit mes dy doganave, është rritur kapaciteti i përpunimit të automjeteve me synimin për të shmangur pritjet që deri pak orë më parë zgjatnin disa minuta. Fluksi më i…
Në atmosferë festash dhe krenarie, Shkolla Fillore “Ismail Qemali” në Shkup sot me ngjyrat dhe emocionet e 28 Nëntorit. Nxënësit, me veshje tradicionale dhe buzëqeshje të sinqerta, sollen nje program artistik te gjallë me valle, këngë dhe recitime që pasqyronin dashurinë për kulturën shqiptare. Në këtë ceremoni iu bashkua edhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili theksoi se janë mbledhur në një ditë të shënuar për kombin 28 Nëntori ditën kur u shpall pavarësia e Shqipërisë dhe kur flamuri ynë u ngrit si simbol i dinjitetit, sakrificës dhe vullnetit të pathyeshëm për lirinë. IZET MEXHITI, KRYETAR I…
Nga 1 dhjetori, çmimi i ngrohjes në Qytetin e Shkupit do të rritet 5.9%. Sipas kryetarit të Komisionit Rregullator të Energjetikës Marko Bislimovskit, shkaku i vetëm siç e quan si, i kësaj rritje është përshkak se periudhën në vijim do të investohet në rrjetin e distribuimit, i cili siç thotë është ndërtuar në mesin e viteve të gjashtëdhjeta, të shekullit të kaluar. Ai gjithashtu shtoi se këtë sezon të ngrohjes kanë pasur shumë ankesa të qytetarëve. Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së “Dua të ju bëjë thirrje qytetarëve që të kenë mirëkuptim sepse në këtë rrjet nuk është investuar shumë vite,…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka folur sërish në lidhje me rritjen lineare të pensioneve dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, cili sipas kryeministrit, tashmë është sjellë dhe është që të shfuqizohet rritja e pensioneve. Mickoski sot tha se do të donte të mos kishte të drejtë dhe Gjykata Kushtetuese të mos kishte sjellë vendim të tillë, por tha se do të merret vesh së shpejti. “Dje gjatë pyetjeve të deputetëve isha shumë preciz dhe thash që kam informacion…që ka nisur procedura dhe se gjykatësi njoftues, ka nënshkruar raportin përfundimtar, me çka hiqet rritja lineare e pensioneve për pensionistët nga muaji i ardhshëm.…

