Author: almakos

Policia rrugore ka vijuar me monitorimin intensiv ndaj shkeljeve të bëra të drejtuesve përgjatë qarkullimit rrugor, duke pezulluar 129 leje drejtimi, 47 arrestime të drejtuesve si dhe ka vënë mbi 31 mijë gjoba. Monitorimi prej 1 jave ka sjellë në vëmendje të uniformave blu se drejtuesit nuk zbatojnë shpejtësinë e lejuar, duke e tejkaluar atë, si dhe drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo qarkullimi në sens të kundërt, këto tëcilat qenë problematikat më të hasura. Në të gjithë vendin janë dhënë pikërisht 31 586 masa administrative, prej së cilave janë: 8303 për shpejtësi tej normave të lejuara; 1453…

Lexo më Shumë

Shërbimet e Policisë Kufitare të Durrësit kanë gjobitur një person në vlerën 100 mijë lekë të reja dhe i kanë bllokuar mjetin lundrues pasi shkeli parametrat e sigurisë duke u kthyer kështu në rrezik për pushuesit e Gjirit të Lalzit. Rasti ka ardhur në vëmendje të uniformave blu pas një denoncimi në rrjetet sociale nga pushuesit e zonës. Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete. NJOFTIM Durrës…

Lexo më Shumë

Mes urdhër-arresteve të lëshuara nga Struktura e Posaçme Anti Korrupsion për aferën e inceneratorit të Tiranës është dhe biznesmeni, Ilir Dedja. Mësohet se ai aktualisht jeton në shtetin e Zvicrës. Ilir Dedja u bë i njohur në Shqipëri për shkak të kontratave prej qindra mijëra eurosh me kompanitë e incineratorëve dhe një skandali në Zimbabve. Në korrik të vitit 2018, Stela Gugallja dhe Ilir Dedja u paraqitën në një zyrë noterie në zonën e ish-Bllokut në qendër të Tiranës për të nënshkruar një kontratë me vlerë 500 mijë euro për shitjen e aksioneve të kompanisë C.G.C –një kompani me humbje,…

Lexo më Shumë

Në tregun valutor shqiptar sot një euro do të blihet me 99.8 lekë dhe do të shitet me 100.5 lekë. Ndërkohë, një dollar do të blihet me 91.4 lekë e do të shitet me 92.7 lekë. Përsa i përket frangës zviceriane sot do të blihet me 102 lekë dhe do të shitet me 103 lekë. Ndërsa paundi britanik do të blihet me 118.5 lekë e do të shitet me 119.5 lekë.

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 6 urdhërarreste të rinj lidhur me hetimet për Inceneratorin e Tiranës, teksa mes tyre ndodhen  dhe tre shtetas të huaj. Gazetarja Klodiana Lala, ka siguruar emrat e personave për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet nga SPAK-u. Mësohet se emrat e personave për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet janë: Denisa Tollkucin Dashamir Ymeraj shtetasi me iniciale E.H. Përsa i përket emrave të shtetasve të huaj, nuk janë bërë ende të ditur identitetet e tyre. Deri më tani asnjë prej tyre nuk është arrestuar. Priten informacione të mëtejshme për lajmin.

Lexo më Shumë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara të cilat më prezentë do të jenë në orët e mesditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit. Edhe të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 6 urdhërarreste të rinj lidhur me hetimet për Inceneratorin e Tiranës, teksa mes tyre ndodhen një gazetar dhe tre shtetas të huaj. Gazetarja Klodiana Lala, ka siguruar emrat e personave për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet nga SPAK-u. Mësohet se emrat e personave për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet janë: Denisa Tollkucin Dashamir Ymeraj Endrit Habilaj (gazetar). Përsa i përket emrave të shtetasve të huaj, nuk janë bërë ende të ditur identitetet e tyre. Deri më tani asnjë prej tyre nuk është arrestuar. Priten informacione të mëtejshme për lajmin.

Lexo më Shumë

Për të përfituar pension nuk mjafton vetëm të keni mbushur moshën, duhet po ashtu të keni 15 vite punë. Ata, të cilët nuk e plotësojnë këtë prag, pra që kanë më pak se 15 vite, por edhe ata që duan pension më të lartë mund të përfitojnë nga skema e sigurimit vullnetar. Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije kategoritë që mund të përfitojnë nga kjo skemë, dokumentet që duhen dhe çfarë është më e rëndësishme sa varion kjo pagesë dhe në cilat raste aplikohet zbritje. “Sigurimi shoqëror vullnetar, një mundësi më shumë për të gjithë ata, që kanë periudha…

Lexo më Shumë

Kjo fundjavë do të jetë nën valën e nxehtë, teksa temperaturat do të mbërrijnë deri në 43 gradë Celsius. Orët me diell do të mbizotërojnë pjesën më të madhe të vendit, teksa vranësira të pakta kalimtare do të ketë në orët e mesditës në relievet malore. Qyteti i Elbasanit do të shënojë temperaturat më të larta, pasi ditën e shtunë do të arrijë deri në 42 gradë Celsius ndërsa ditën e diel me 43 gradë Celsius. Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 10m/sek,  kryesisht në…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sonte ka vizituar familjarët e foshnjës 3 muajshe për të cilën u raportua se është dhunuar në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup. Familja Iseni nga Saraji e ka informuar drejtpërdrejt Taravarin për rastin, ndërsa ky i fundit i ka siguruar se “infermierja do të pushohet menjëherë nga puna dhe se personalisht të kujdeset që rasti të kalojë urgjentisht tek organet e Drejtësisë”. MARKETING

Lexo më Shumë

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një banesë në lagjen “Barrikadë” në Berat. Mësohet se zjarri u shkaktua nga rrjedhja e një bombole gazi, duke përfshirë me shpejtësi njërën nga dhomat. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve, që pas marrjes së njoftimit u nis me 3 mjete drejt banesës, bëri që zjarri të vihej shpejtë nën kontroll. Si pasojë e zjarrit, në banesë u shkaktuan dëme materiale por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Lexo më Shumë

Sot në mesditë janë gjetur katër të mitur në një shtëpi në Shkup pa ndjenja. Siç bëjnë të ditur nga MPB, ata fillimisht janë dërguar në Klinikën e Toksikologjisë dhe dhe në koordinim me prokurorin publik, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit “Sot nga ana e zyrtarëve policorë nga SPB Shkup është paraqitur kallëzim për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe është konstatuar se në shtëpinë e D.G. (40), janë gjetur katër të mitur, dy prej të cilëve ishin pa ndjenja, të cilët kishin konsumuar alkool dhe substanca psikotrope. Personat…

Lexo më Shumë