Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 6 urdhërarreste të rinj lidhur me hetimet për Inceneratorin e Tiranës, teksa mes tyre ndodhen dhe tre shtetas të huaj.
Gazetarja Klodiana Lala, ka siguruar emrat e personave për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet nga SPAK-u.
Mësohet se emrat e personave për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet janë:
Denisa Tollkucin
Dashamir Ymeraj
shtetasi me iniciale E.H.
Përsa i përket emrave të shtetasve të huaj, nuk janë bërë ende të ditur identitetet e tyre.
Deri më tani asnjë prej tyre nuk është arrestuar.
Priten informacione të mëtejshme për lajmin.