Author: almakos

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, në pritje të gjykimit të radhës në Gjykatën Kushtetuese,  është njoftuar se nesër do të transferohet nga burgu i Reçit në atë të Rrogozhinës. Sipas avokatit të Izet Haxhisë në këtë burg jeta e tij është e rrezikuar. Avokati pretendon se Izet Haxhia para se të transferohej në Burgun e Reçit, ka evidentuar me prova se jeta e tij ishte e rrezikuar në Rrogozhinë, Peqin, Burrel dhe se më pas autoritetet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve e çuan në Burgun e Reçit.

Lexo më Shumë

Polemikat rreth simbolikës fetare në hapësirat publike dhe institucionet shtetërore janë një temë e ndjeshme dhe e rëndësishme. Kur shteti ndërmerr hapa për të integruar simbole fetare të një komuniteti specifik, mund të krijohen tensione dhe ndjenja të pabarazisë ndërmjet komuniteteve të ndryshme. Mirëpo, deri më tani bashkqytetarët tonë maqedonas dhe orthodoks nuk lanë asnjë objekt të “Skopje 2014” pa buste të shenjtorëve fetarë, bile edhe nëpër objekte qeveritare, ura e kryqëzime. Emëruan Aeroportin e Ohrit me emër fetar, dhe atë në “Sveti Apostol Pavle II”. Në çdo gurthemel nga një prift e tash ankohen pse është bërë një lutje…

Lexo më Shumë

Operacioni zjarrfikës, për shuarjen e zjarreve në Malin e Gjerë ka përfunduar duke fikur plotësisht të 4 vatrat. Sipas PMZSH Bashkia Gjirokastër, të katërta vatrat e zjarrit që po luftoheshin prej orëve të para të mëngjesit aktualisht janë të fikura. Në dy prej këtyre vatrave vijojnë  të digjen ende trungje të thata, por digjen në sipërfaqe të përshkuara nga zjarri. Zjarrfikësit vazhdojnë t’i mbajnë në monitorim. Rreth 100 efektivë zjarrfikës, ushtrisë dhe vullnetarë ndërhynë me pompa shpine dhe mjete rrethanore për shuarjen e flakëve me një perimetër 12 km.

Lexo më Shumë

Pas një pune të pandërprerë forcat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit në bashkinë Dropull, ku situata po vazhdon të monitorohet për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se në fshatin Kakodhiq në bashkinë e Delvinës po vijon aksioni me forcat e bashkisë, efektivët e Forcave të Armatosura, forca shtesë zjarrfikësish nga Berati, por edhe dy avionë PZL nga Greqia, për shuarjen e flakëve. Po ashtu operacioni vazhdon edhe pranë liqeneve të Lurës në Dibër. “Mirënjohje të gjithë efektivëve të angazhuar si dhe…

Lexo më Shumë

Ministria e Administratës Publike ka nisur zyrtarisht procesin për tërheqjen e tre ligjeve, prej katër gjithsej, të cilat janë nën kompetencat e ministrisë, dhe ndodhen në procedurë parlamentare të paraqitura nga Ministria e mëparshme e  Shoqërsië Informatike dhe Administratës. Këtë e bëri të ditur ministri i ri i  Administratës Publike, i cili sqaroi se bëhet fjalë për propozim Ligjin për Zyrtarët Administrativë, propozim Ligjin për të punësuarit në sektorin publik dhe propozim Ligjin për ngritjen profesionale dhe aftësimin e zyrtarëve administrativë. Goran Minçev “Theksoj se të gjitha zgjedhjet e mira që tashmë janë pjesë e ligjeve do të mbeten, por…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se kishte hasur në dy apo tre persona të cilët e kanë sulmuar fizikisht dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti ka ndodhur të enjten në Prishtinë, në ora 23:50. “Është raportuar se viktima femër kosovare kishte hasur në dy apo tre persona të cilët e kanë sulmuar fizikisht dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Pas kësaj viktima kishte vërejtur se dera e shtëpisë së saj ishte hapur me forcë dhe nga shtëpia dyshohet se i ishin vjedhur 70 euro para dhe një unazë”, thuhet në…

Lexo më Shumë

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, është paraqitur sot për herë të dytë në Prokurorinë e Posaçme. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Olsi Rama tha se është thirrur si person në dijeni për çështjen “Xibraka”.  “Për çështjen “Xibraka” isha si person në dijeni, dhashë shpjegimet e mia. U pyeta për gjëra që dini dhe ju, sqarova situatën”, deklaroi Olsi Rama. Kujtojmë se kallëzim nfaj tij është bërë nga kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, i cili pretendon se vëllai i kryeministrit ka qenë i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për politika dhe sundim të mirë, Arben Fetai në pyetjen e gazetarëve për vlerësimet pas ditëve të para nga marrja e funksionit, konsideron se Strategjia për luftë kundër korrupsionit nuk është zbatuar dhe shfaqi dyshim se kjo është për shkak të lidhjes mes funksionarëve dhe sektorit afarist. “Dëgjuam për konkludimet nga raporti i KSHPK-së, e dimë se Strategjia për luftë kundër korrupsionit nuk është znatuar. Ky është rezultat i mungesës së vullnetit politik. Kemi strategji të mira, ligje të mira në letër, por kur bëhet fjalë për zbatimin, Qeveria e kaluar thjeshtë nuk ishte e interesuar. Kjo është për…

Lexo më Shumë

Deputeti i Frontit Evropian Elmi Aziri njoftoi se deputetët në Kuvend kanë deponuar sot nënshkrimet e tyre për propozim ligjin për Lojërat e Fatit, të cilin një ditë më parë e dorëzuan në Kuvend. Ndryshimet e propozuara parashohin mbylljen e të gjitha objekteve të lojërave të fatit në vendbanime dhe veprimi i tyre vetëm në hotele me pesë yje. Me këtë ligj, kazinot, bastoret dhe objektet e tjera të bixhozit thonë se do të largohen nga shkollat, lagjet, fshatrat dhe vendbanimet tona dhe do të jenë vetëm në objekte të caktuara, gjegjësisht në hotele me pesë yje. I bëjnë thirrje…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes së Re, Ardian Galdini I ka bërë thirrje SPAK që të hetojë Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, si një ndër institucionet e korruptuara të sistemit të Shëndetësisë. Kreu i LRE është shprehur i gatshëm të ndihmojë SPAK, pasi sipas tij shumë pyetje teknike të ngritura nga ai, meritojnë përgjigje për të zgjidhur problemet e korrupsionit në sistemin e drejtësisë. “1 A kryen Analiza pa u kryer kalibrimi i aparaturave? 2. A është numri i analizave shumë i ulët, 1 deri ne 2 analiza në muaj për 1 analist.  (Kjo është e vërtetueshme nga dokumenta që…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është shënuar Dita e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi tha se ngjarja e para 29 viteve është ende e freskët në memorien kolektive, ndërkohë që shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave, qytetarëve dhe institucioneve të Bosnjë dhe Hercegovinës.Gashi tutje tha se, duhet treguar fëmijëve dhe gjeneratave të ardhshme se duhet respektuar diversitetet dhe se gjenocidi në Srebrenicë nuk duhet harruar e as nuk guxon të përsëritet. “Në emër të deputetëve në Kuvend dhe në emrin tim personal u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë…

Lexo më Shumë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar sot të dhënat e popullsisë nga procesi i regjistrimit në prill-maj 2024. Në kuadër të të dhënave, ASK ka njoftuar edhe për moshën mesatare të popullsisë në Kosovë, cilat grupmosha dominojnë dhe në cilën grup-moshë ka rënie të popullsisë. Mosha e popullsisë Në vitin 2011 mosha mesatare e popullsisë ishte 29.97 vjet, ndërkaq në vitin 2024 sipas të dhënave preliminare mosha mesatare ishte 34.82 vjet, rritje për 4.85 vjet. Regjistrimi i popullsisë – këto janë nëntë komunat me rritje të banorëveLexo po ashtuRegjistrimi i popullsisë – këto janë nëntë komunat me rritje të…

Lexo më Shumë