Author: almakos

SHBA-të thonë se do të punojnë me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë për të mbajtur përfitimet e Marrëveshjes së Prespës, pasi kryeministri Hristijan Mickoski në deklarimet publike gjatë kohës së Samitit të NATO-s në Washington nuk e përdori gjithmonë emrin kushtetues të shtetit.Kur u bë kryeministër, Mickoski tha se brenda vendit do ta përdorte emrin Maqedoni, ndërsa jashtë Maqedonia e Veriut. Në pyetjen nga “Zëri i Amerikës” nëse Shtetet e Bashkuara do të bisedojnë me qeverinë e re sepse kryeministri nuk e ka përdorur emrin zyrtar të vendit as në Uashington, Departamenti i Shtetit është përgjigjur: “Marrëveshja e Prespës ishte…

Lexo më Shumë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë për shtyp ka komentuar protestën e PD-së para Kryeministrisë teksa u shpreh se Sali Berisha është kthyer në një simbol të opozitarizmit në vend. Meta: Berisha është kthyer në një simbol të opozitarizmit të pandalshëm, të përditshëm, të përnatshëm, falë izolimit kriminal nga Rama me veglat e tij në SPAK i kanë bërë liderit demokrat. Kjo sepse ka denoncuar aferat kriminale të Ramës në Kuvend. Arsyet pse qytetarët ishin të shumtë në një ditë aq të nxehtë është për faktin se 1 mln prej tyre janë përzënë nga Rama përmes spastrimit etnik nxitur…

Lexo më Shumë

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Breg-Lumë, ku një 24-vjeçar është vrarë me mjete prerëse dhe 2 persona të tjerë janë lënë të plagosur, mësohet se policia ka identifikuar autorin, viktimën dhe identitetin e të plagosurve. Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital 24-vjeçari Adrian Pepkolaj, ndërsa të plagosur janë i vëllai i viktimës, 32-vjeçari Valentin Pepkolaj dhe 45-vjeçari Shkelzen Kukaj. Policia vijon intensivisht kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e autorit shtetasit Saimir Sadiku 40 vjeç i cili u arratis menjëherë pas ngjarjes. Në vijim të veprimeve  Policia arrestoi 5 shtetas, konkretisht; -Andrin Qehaja,…

Lexo më Shumë

Efektivët e policisë në Shkodër kanë vënë në pranga një 38-vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke transportuar me automjet kundrejt pagesës dy emigrantë nga Irani, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 2 celularë. Njoftimi i policisë: DVKM Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Near”. U kap në flagrancë në fshatin Vukpalaj, duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës, 2 emigrantë nga Irani, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin, vihet në pranga 38-vjeçari. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bajzë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të…

Lexo më Shumë

Ministri i Mbrojtes, Niko Peleshi ka njoftuar mbi situatën e zjarreve në vend. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri nga të cilat 11 prej tyre janë shuar dhe 3 të tjera mbeten aktive. Vijon në bashkinë Delvinë, ku është aktive vatra e zjarrit sipër Manastirit dhe fshatit Kakodhiq. Në bashkinë Gjirokastër, efektivët e Forcave të Armatosura dhe ato të emergjencave vendore kanë nisur punën prej orëve të para të mëngjesit për shuarjen e vatrave të zjarrit mbi Malin e Gjerë, ku flakët kanë një një shtrirje 10-12…

Lexo më Shumë

Kirijakos Micotakis në Samitin e NATO-s që u mbajt në Uashington foli edhe për Marrëveshjen e Prespës. Micotakis tha se ka informuar kolegët e tij, për faktin se kryeministri i Maqeodnisë së Veriut Hristijan Mickoski nuk po e zbaton një nen vendimtar të Marrëveshjes në lidhje me emrin e unifikuar të shtetit. “Nuk do të zbulojmë armët tona nëse Mickoski vazhdon të quajë thjesht Maqedoni vendin e tij brenda kufijve. Kam informuar kolegët e mi, se kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur të mos zbatojë një nen vendimtar të Marrëveshjes në lidhje me emrin e unifikuar të shtetit fqinj…

Lexo më Shumë

Policia ka proceduar penalisht 8 protestues pasi akuzohet se hodhën flakadanë dhe molotovë, në drejtim të Kryeministrisë. Në gjendje të lirë u proceduan shtetasit me iniciale R. D., 20 vjeç, M. P., 22 vjeç, S. L., 69 vjeç, B. Xh., 33 vjeç, A. L., 38 vjeç, B. Xh., 34 vjeç, D. P., 62 vjeç, dhe një 17-vjeçar. Ata akuzohen për veprime të dhunshme gjatë protestës së opozitës të organizuar mbrëmjen e djeshme tek godina qeveritare. “Gjithashtu, këta specialistë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në…

Lexo më Shumë

Një 27-vjeçar është proceduar penalisht pasi bëri kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit të tij me vlerë 60 000 euro, për të përfituar kompensimin me të njëjtën vlerë. I riu me iniciale K. Ç., banues në Itali, kishte bërë kallëzim se i kishin vjedhur “Range Rover”-in me targa italiane. Por makina luksove u gjet e fshehur në një garazh në Tiranë. “Bazuar dhe në pamjet filmike të siguruara, rezultoi se shtetasi K. Ç. kishte bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit të tij, me qëllim përfitimin e kompensimit me vlerën 60 000 euro, nga kompania e siguracionit të automjetit”, raportuan uniformat blu. Në…

Lexo më Shumë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se sot do të bëhet publikimi i rezultateve paraprake të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024). Konferenca e ASK-së do të mbahet prej orës 10:00. “Projekti i Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos2024) është një nga projektet më madhore të një vendi në kohë paqeje, i realizuar nga 05 prill deri më 24 maj 2024. Të dhënat paraprake përfshijnë numrin e popullsisë sipas gjinisë në nivel të komunave përfshirë trendët më të fundit demografike. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) falënderon të gjithë qytetarët e Kosovës për bashkëpunimin…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga puna në kantierin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Kreu i qeverisë shpreht se Galeria Kombëtare e Arteve po rilind me hapësira të reja të ekspozimit, bibliotekë, laboratorë dhe koncept të ri të sallave. “MIRËMËNGJES dhe nga puna në kantierin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë që po rilind me hapësira të reja të ekspozimit, bibliotekë, laboratorë dhe koncept të ri të sallave, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. [embedded content]

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 91.9 lekë dhe do shitet me 92.8 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 100 lekë dhe do shitet me 100.6 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.2 lekë dhe do shitet me 103.2 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 118.4 lekë dhe do shitet me 119.4 lekë.

Lexo më Shumë

Në organizim të Këshillit Kombëtar Boshnjak (BNS), në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut është mbajtur një marsh përkujtimor për të shënuar përvjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, raporton Anadolu. Në marsh i pranishëm ishte edhe ambasadori i Türkiyes në Shkup, Fatih Ulusoy, si dhe deputetë, përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe qytetarë të shumtë. Marshi filloi nga parku i Çairit dhe duke kaluar përmes Çarshisë së Shkupit përfundoi në Sheshin “Maqedonia”. Aty, të pranishmit nderuan viktimat e gjenocidit me një minutë heshtje dhe lutje, ndërsa të pranishmëve iu drejtua Xhevat Hot, kryetari i BNS-së. Ai përshëndeti faktin që…

Lexo më Shumë