Author: almakos

GJKKO ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme dhe ka lënë në burg 10 anëtarët e arrestuar të grupit kriminal Rraja. Kujtojmë se në masën ‘arrest në burg’ janë Islam Sefa, Rexhep Rraja, Agim Nina, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Zamir Aliaj, Aldo Gjini, Sokol Qaja dhe Jani Çavo. Po ashtu, GJKKO ka vlerësuar të ligjshme arrestimin e Marvin Bushatit dhe ka caktuar ndaj tij masë e sigurimit personal “Arrest në burg”. Njoftimi i GJKKO Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 10.12.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “I. Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit…

Lexo më Shumë

Ka arritur në Kuvend propozimi i Qeverisë për shkarkimin e kryeprokurorit Lupço Kocevski. Shërbimet e Kuvendit njoftojnë se për procedurën e mëtejshme do të njoftojnë në mënyrë shtesë, gjegjësisht se kur ky propozim do të vendoset në rend dite në seancë parlamentare. Tani është fjala e Kuvendit, ku deputetët do të votojnë nëse janë pro apo kundër shkarkimit të Kocevskit. Neni 88 i Ligjit për Prokurori Publike e sqaron qartë, se një prokuror publik mund të shkarkohet me dy kushte: nëse është bërë anëtar i ndonjë partie politike ose nëse ka kryer shkelje të rëndë disciplinore “të kryer me qëllim…

Lexo më Shumë

Katër anëtarë të një fisi, respektivisht dy vëllezër dhe dy djemtë e tyre, janë marrë nën akuzë për dhënie të parave me fajde, të ardhura që dyshohet se kanë burime të paligjshme dhe kriminale, nëpërmjet pikave Exchange në Tiranë dhe Gjirokastër. Policia vendore e Gjirokastrës bëri sot me dije se finalizoi pas hetimeve me metoda proaktive operacionin e koduar “Trace the flow”. Në pranga ranë 3 prej të dyshuarve dhe një i katërt u shpall në kërkim. “Në 2 subjekte “Exchange”, në Tiranë dhe në Gjirokastër, jepnin me fajde, para me burime kriminale, arrestohen 3 shtetas (ndërmjet tyre, organizatori) dhe…

Lexo më Shumë

Klodian Braho do të jetë kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme për tre vitet e ardhshme. Ai do të jetë drejtuesi më i votuar deri tani i SPAK në mbledhjen e KLP. Dy paraardhësit e tij, Arben Kraja dhe Altin Dumani, ishin zgjedhur me 5 vota. Braho mori 7 vota, ndërkohë që vjen nga një karrierë e gjatë si prokuror në Seksionin e Antikorrupsionit, si në rrethe, ashtu edhe në Krimet e Rënda dhe më pas në SPAK. Drejtuesja e KLP në fund të mbledhjes deklaroi se do mbahej procesverbali dhe vendimi i votimit dhe zgjedhjes së Brahos do…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot mohoi kategorikisht se ekziston ndonjë marrëveshje për pranimin e emigrantëve. “Dua të jem i qartë: kjo Qeveri as nuk ka ndjek dhe as nuk do të ndjekë politikë për pranimin e emigrantëve – në asnjë formë. Nuk ka marrëveshje, as negociata, nuk ka kuota, as qendra, as marrëveshje transiti. Një iniciativë e tillë as nuk është shqyrtuar, as nuk ka ndonjë qëllim politik në atë drejtim. E gjithë kjo është absolutisht e pavërtetë”, bën të ditur në postimin në Fejsbuk, ministri Mucunski. Ai më tej shton se Qeveria…

Lexo më Shumë

Alban Kadriu, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurispodencës nga Tetova, propozohet për anëtarë të ri në Këshillin Gjyqësor që sot në Komisionin për zgjedhje dhe emërime e kumtoi përfaqësuesi i koalicionit VLEN në Kuvend, Bekim Qoku. Seanca e Komisionit do të vazhdojë deri rreth orës 13, me kërkesë të deputetes Arbana Pasholli nga BDI-ja me shpjegim se duhet të shqyrtojnë dhjetë propozimet e parashtruara në Komision. Kadriu i diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e EJL-së, ku dhe magjistro, punoi në Qeveri, ndërsa pastaj në MBP dhe në SPB Tetovë. Në biografinë e tij, të publikuar…

Lexo më Shumë

Prokurori i Posaçëm, Klodian Braho ka deklaruar se nuk do të pranonte ndërhyrje në punën e tij si kreu i SPAK, nëse do të zgjidhej si drejtues i institucionit të akuzës. Ai u pyet nga anëtarja e KLP, Arta Mandro: “Nëse do të merrja përsipër të bëja ndonjë sugjerim apo të bëja ndonjë ndërhyrje të vogël si drejtues i SPAK, a do ta merrnit në konsideratë? A gëzoj unë respektin e, mjaftueshëm tuajin që juve të merrnit në konsideratë këtë ndërhyrje timen?”. I pyetur se çfarë e nxiti të kandidojë, deklaroi se “mendoj se kam pasur çështje të larmishme, e ndjej…

Lexo më Shumë

Prokurori i Posaçëm, Klodian Braho, i cili garon përballë 3 kandidatëve të tjerë për kreun e SPAK, u shpreh se gjatë detyrës së tij ka hetur zyrtarë të lartë e persona me ndikim. “Kam ndjekur hetime dhe për zyrtarë të lartë, persona me ndikim në media e opinion publik. Edhe në këtë rast kam pasur të njëjtin parim e bindje, duke gjetur zgjidhjen e drejtë të çështjes, jo më të lehtën, edhe pse zgjidhja e drejtë në shumë raste krijon reagime të forta”, tha ai.

Lexo më Shumë

Gjatë intervistimit për postin e drejtuesit të SPAK, kandidati Elvin Gokaj u pyet mbi mënyrën se si do të menaxhonte presionet politike në një situatë parazgjedhore, ku hetimet ndaj zyrtarëve të lartë shpesh shndërrohen në akuza. Pyetja e parashtruar ngriti një skenar ku një krah politik e akuzon drejtuesin e SPAK për anësi, ndërsa krahu tjetër kërkon arrestime shtesë për balancë. Në përgjigjen e tij, Gokaj theksoi se vendimmarrja duhet të mbështetet vetëm mbi provat. “Do të vlerësoja situatën për të cilën janë çështjet. Nëse ka prova dhe indicie, nuk do merrja parasysh asnjë nga presionet e politikës, por do…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është liruar ditën e sotme nga burgu me vendim të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). GJKKO argumenton se është konstatuar humbja e fuqisë së paraburgimit, të masës së sigurimit “Arrest në burg”, ndaj ish-ministrit Koka. Në vendimin e gjyqtarit, theksohet se kohëzgjatja tërësore e paraburgimit për Lefter Kokën ka kaluar mbi tre vjet. “Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i kërkuesit Lefter H. Koka, nga ambjentet e paraburgimit, përveçse nëse ndaj këtij shtetasi ka ndonjë masë tjetër sigurimi personal me karakter shtrëngues parashikuar nga nenet 238 K.Pr.Penale, urdhër ndalimi, apo dënim tjetër…

Lexo më Shumë

Kategoritë e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmes një video mesazhi iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e organizuar më 13 dhjetor në orën 13:00 në Shkup të Maqedonisë Veriore. Ndërkaq, një ditë më parë ata njoftuan se protesta e paralajmëruar do të jetë e qetë, paqësore dhe gjithëpërfshirëse, duke u organizuar në mbrojtje të dinjitetit të tyre dhe kundër padrejtësive në Hagë. Në një deklaratë për opinionin publik, organizatorët shprehen shqetësim lidhur me komentet e Kryeministrit maqedonas, Dimitar Mickoski, për formimin e një “shtabi krize”, të cilat sipas tyre vetëm krijojnë tension…

Lexo më Shumë