Author: almakos

Një pjesë e madhe e lagjes Qendër të Shkupit do të jetë pa ngrohje sot dhe nesër nga ora 11:00 deri në orën 16:00 për shkak të lidhjes së ndërtesave të reja në sistem, njoftoi EMV. “Për shkak të lidhjes së planifikuar të objekteve në rrugën Kole Nedelkovski nr. 15A dhe rrugën Vasil Gjorgov nr. 21B dhe 23B, të enjten ose të premten, midis orës 11:00 dhe 16:00, një pjesë e rrjetit të shpërndarjes do të zbrazet, duke rezultuar në një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji termike për objektet e mëposhtme: Risto Shishkov Nr.20,22,27A,28,34A,35,39Miroslav Krleža nr 51, 52,…

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme për rastin “Puls” në Koçan, ku në mars të vitit 2025 humbën jetën 63 persona, mbrojtja e disa të akuzuarve ka bërë një sërë vërejtjesh për punën e Prokurorisë, sipas të cilëve aktakuza është e paqëndrueshme dhe se në publik shpërndahen informacione të pasakta për përgjegjësinë institucionale, transmeton Anadolu. Gjykata refuzoi kërkesën për heqjen e arrestit shtëpiak për një të akuzuar. Mbrojtja e punonjësve të Ministrisë së Ekonomisë dhe inspektorëve të tregut pretendoi se ata kanë kryer vetëm kontrolle dokumentesh pa kompetenca inspektuese dhe se nuk kanë mundur të parandalojnë zjarrin në lokalin e natës “Puls”.…

Lexo më Shumë

Prokurori Adnan Xholi u duk i lehtësuar në fund të prezantimit të tij përpara anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë të enjten, edhe pse gara për kreun e SPAK nuk e nxorri atë fitues. “Shyqyr që erdhi dita të mbyllej kjo procedurë, se u bë si legjendë urbane,” tha Xholi. Prej mëngjesit të së enjtes, të gjithë i kthyen sytë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të mësuar se kush do të ishte drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme – një institucion me vetëm gjashtë vite jetë, por që ka trazuar ujërat e estabilishmentit shqiptar. Prania e madhe…

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me kontrollet e zhvilluara në banesën e 45-vjeçarit Dhimitër Meci në Gjirokastër, i ndaluar dy ditë më parë nga autoritetet greke, i dyshuar si vrasës me pagesë. Sipas bluve, në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 3 armë zjarri automatike, 200 fishekë kallashnikovi, 18 pako me fishekë pistolete dhe 5 krehra. Policia njofton se me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të Dhimitër Mecit, 45 vjeç, banues në Labovën e Kryqit Gjirokastër; Andrea Brokeri, 32 vjeç, banues në Kudhës Himarë; Fatjon Prendi, 39 vjeç, banues në Lezhë; dhe Petro Theohari, 31 vjeç, banues në Muzinë Sarandë,…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner ka reaguar lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho. Bergner shprehet se lufta kundër korrupsionit dhe krimit është e rëndësishme për Gjermaninë dhe gjithashtu për Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt BE-së. Më tej Bergner duke i uruar sukses në detyrë Brahos dhe prokurorëve të SPAK, shton se ndjehet mirënjohës edhe ndaj KLP-së për procesin transparent në zgjedhjen e kreut të ri. [embedded content]Reagon ambasadori gjerman: Urime drejtuesit të ri të zgjedhur sot të Prokurorisë së Posaçme SPAK, Klodian Braho. Lufta e vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar…

Lexo më Shumë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka reaguar pas ndryshimit në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke përgëzuar për punën kryeprokurorin në largim, Altin Dumani, si dhe duke uruar drejtuesin e sapozgjedhur të SPAK-ut, Klodian Braho. Në deklaratën e saj, Ambasada vlerëson kontributin e Dumanit duke theksuar se integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes SHBA dhe Shqipërisë. Më tej, Ambasada thekson se pret të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me drejtuesin e ri të SPAK, Klodian Brahon. “Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri…

Lexo më Shumë

Mediat greke raportojnë se sot se nga ana e policisë shqiptare është ushtruar kontroll në banesën e prindërve të 45-vjeçarit Dhimiër Meci, i arrestuar në Greqi si pjesë e një grupi vrasësish me pagesë. Sipas mediave greke, gjatë kontrollit, në banesë është gjetur vetëm nëna 84-vjecare e tij, ndërsa dhoma e Dhimitër Mecit është gjetur e mbyllur me çelës. Gjatë kontrolleve janë gjetur 2 Kallashnikovë, 1 pistoletë automatike e mbështjellë me plastmas, dhjetëra fishekë disa prej të cilave brenda qeseve me oriz dhe 5 krehëra Kallashnikovi. Sipas mediave greke, këto armë dyshohet se do kalonin ilegalisht kufirin për në Greqi.…

Lexo më Shumë

GJKKO ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme dhe ka lënë në burg 10 anëtarët e arrestuar të grupit kriminal Rraja. Kujtojmë se në masën ‘arrest në burg’ janë Islam Sefa, Rexhep Rraja, Agim Nina, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Zamir Aliaj, Aldo Gjini, Sokol Qaja dhe Jani Çavo. Po ashtu, GJKKO ka vlerësuar të ligjshme arrestimin e Marvin Bushatit dhe ka caktuar ndaj tij masë e sigurimit personal “Arrest në burg”. Njoftimi i GJKKO Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 10.12.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “I. Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit…

Lexo më Shumë

Ka arritur në Kuvend propozimi i Qeverisë për shkarkimin e kryeprokurorit Lupço Kocevski. Shërbimet e Kuvendit njoftojnë se për procedurën e mëtejshme do të njoftojnë në mënyrë shtesë, gjegjësisht se kur ky propozim do të vendoset në rend dite në seancë parlamentare. Tani është fjala e Kuvendit, ku deputetët do të votojnë nëse janë pro apo kundër shkarkimit të Kocevskit. Neni 88 i Ligjit për Prokurori Publike e sqaron qartë, se një prokuror publik mund të shkarkohet me dy kushte: nëse është bërë anëtar i ndonjë partie politike ose nëse ka kryer shkelje të rëndë disciplinore “të kryer me qëllim…

Lexo më Shumë

Katër anëtarë të një fisi, respektivisht dy vëllezër dhe dy djemtë e tyre, janë marrë nën akuzë për dhënie të parave me fajde, të ardhura që dyshohet se kanë burime të paligjshme dhe kriminale, nëpërmjet pikave Exchange në Tiranë dhe Gjirokastër. Policia vendore e Gjirokastrës bëri sot me dije se finalizoi pas hetimeve me metoda proaktive operacionin e koduar “Trace the flow”. Në pranga ranë 3 prej të dyshuarve dhe një i katërt u shpall në kërkim. “Në 2 subjekte “Exchange”, në Tiranë dhe në Gjirokastër, jepnin me fajde, para me burime kriminale, arrestohen 3 shtetas (ndërmjet tyre, organizatori) dhe…

Lexo më Shumë

Klodian Braho do të jetë kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme për tre vitet e ardhshme. Ai do të jetë drejtuesi më i votuar deri tani i SPAK në mbledhjen e KLP. Dy paraardhësit e tij, Arben Kraja dhe Altin Dumani, ishin zgjedhur me 5 vota. Braho mori 7 vota, ndërkohë që vjen nga një karrierë e gjatë si prokuror në Seksionin e Antikorrupsionit, si në rrethe, ashtu edhe në Krimet e Rënda dhe më pas në SPAK. Drejtuesja e KLP në fund të mbledhjes deklaroi se do mbahej procesverbali dhe vendimi i votimit dhe zgjedhjes së Brahos do…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot mohoi kategorikisht se ekziston ndonjë marrëveshje për pranimin e emigrantëve. “Dua të jem i qartë: kjo Qeveri as nuk ka ndjek dhe as nuk do të ndjekë politikë për pranimin e emigrantëve – në asnjë formë. Nuk ka marrëveshje, as negociata, nuk ka kuota, as qendra, as marrëveshje transiti. Një iniciativë e tillë as nuk është shqyrtuar, as nuk ka ndonjë qëllim politik në atë drejtim. E gjithë kjo është absolutisht e pavërtetë”, bën të ditur në postimin në Fejsbuk, ministri Mucunski. Ai më tej shton se Qeveria…

Lexo më Shumë