MPB sot ngriti një kallëzim të ri penal kundër ish-kryetarit të Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov. “SPB Strumicë, në Prokurorinë Themelore Publike të Strumicës, ngriti kallëzim penal kundër K.K. (35) dhe B.Sh. (64), të dy nga Strumica, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “kryerje e pakujdesshme e detyrës” dhe kundër I.G. (54) nga Strumica për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se ajo ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”. E denoncuara I.G., në cilësinë e saj si Drejtuese e Departamentit të Administrimit të të Ardhurave të Komunës së Strumicës, duke vepruar në…
Author: almakos
Sipas vendimit të gjykatës, masa e sigurisë është zbutur nga “arrest në burg” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për këta persona: Juncheol Chung• Ismail Dybeli• Prakash Kadel• Rahul Pal• Styend Pal• Munna Singh• Rajesh Yadav• Aaditiya Raj• Dheeraj Kumar• Jakup Karaj• Dorjan Xhufka• Elton Bejkolli• Besnik Abdiaj• Elton Beqi• Eglis Flaga Gjykata ka urdhëruar që të gjithë këta persona të paraqiten në policinë gjyqësore javën e parë të çdo muaji, ditë e hënë, në orën 13:00, si dhe lirimin e menjëhershëm nga paraburgimi, nëse nuk mbahen për ndonjë masë tjetër sigurimi apo dënim penal. Persona në kërkim…
Ish presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK mbi dosjen e 21 janarit. Mësohet se ai është pyetur nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit qe ishin caktuar nga prokurori i dosjes Alfred Shehu. Ka qenë vetëm Meta, i cili javë më parë kërkoi të dëshmonte në lidhje me “21 janarin”, si person ne dijeni dhe mund te jepte informacion te vlefshëm mbi ngjarjen. “Unë, Ilir Rexhep Metaj, duke qenë se kam dijeni dhe mund të jap dëshmi të vlefshme për rrethanat e asaj ngjarjeje, dëshmi të cilat nuk janë të njohura nga organi procedues…
Mbahet në GJKKO seanca për konfirmimin e sigurisë për personat e pandehur lidhur me skandalin e tenderave në AKSHI. Mësohet se gjykata iu ka dhënë 3 kohë avokatëve të tyre që të njihen me aktet e dosjes. Të dyshuarit akuzohen se kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal dhe manipulonin tenderat nëpërmet pengmarrjes dhe shantazhit. Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj, e lënë në arrest shtëpie, mbërriti më herët në gjykatë me makinë policie. U paraqit gjithashtu edhe zv drejtoresha Hava Delibashi, si edhe Erion Ismaili, zv.drejtor për hetimin e Krimit në Policinë e Tiranës, i cili është pezulluar nga detyra. Nën…
Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe ka udhëtuar në Bruksel, prej ku thotë se do të kërkojë ndihmë nga Evropa dhe forcat progresive demokratike për mbrojtje të Maqedonisë së Veriut. Filipçe thotë se rezoluta e miratuar nga VMRO-DPMNE, është goditje e drejtpëdrejtë e demokracisë. “Po ju drejtohem nga Brukseli, sepse lufta për liri dhe demokraci në Maqedoni kërkon veprim të përbashkët. Rezoluta e turpshme e miratuar nga VMRO-DPMNE dhe ZNAM në Parlament është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj demokracisë, lirisë së fjalës, mendimit dhe veprimit politik. Kur parlamenti miraton një rezolutë jokushtetuese kundër opozitës, atëherë shteti pushon së qeni demokratik dhe…
Zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, i cili është i pezulluar pasi SPAK e akuzon si pjesë e grupit kriminal në AKSHI është paraqitur në GJKKO për masën e rivlerësimit. Ndaj zyrtarit te policisë, gjykata ka vendosur “pezullim nga detyra” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”. Gjykata e Posaçme caktoi pak dite me pare masa sigurimi për tetë persona, përfshi drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj dhe zv. drejtoreshën Hava Delibashi të cilat u vendosën në “arrest shtëpie”. Prokuroria e Posaçme akuzon gjithashtu Ergys Agasin te akuzuar për lidhje me krimin e organizuar dhe biznesmenin Ermal Beqiraj për…
Shkupi është ende ndër qytetet më të ndotura në botë këtë mëngjes, sipas të dhënave nga platforma zvicerane “IQAir”. Rreth orës 10:00, kryeqyteti i RMV-së u rendit i 19-ti në listën globale dhe i dyti në Evropë për sa i përket ndotjes së ajrit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Indeksi i cilësisë së ajrit në Shkup është 154, gjë që e klasifikon atë në kategorinë “ajër i pashëndetshëm”. Vlera të tilla paraqesin një rrezik serioz për shëndetin, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike të frymëmarrjes dhe zemrës.Të dhënat nga stacionet matëse tregojnë se përqendrimi i grimcave PM2.5 në…
Janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy 18-vjeçarët që qëlluar me armë zjarri ndaj 51-vjeçarit Marketin Marku, pas një sherri mes tyre për xhirimin e gomave. Blutë shpallën në kërkim të rinjtë Roeni Noka dhe Oligert Ndreca, banues në lagjen “Zef Hoti”, Mamurras të Kurbinit. Ata dyshohet se kanë plagosur 51-vjeçarin me armë zjarri në dorë për motive të dobëta, në rrugë, dhe më pas janë larguar nga vendngjarja, me një automjet që është gjetur në banesën e Oligert Ndrecës, dhe është sekuestruar me cilësinë e provës materiale. I plagosuri vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.…
Një aksion i madh policor është zhvilluar në disa lokacione në Shkup dhe Kumanovë, ndërsa informacionet flasin për mbi 10 persona të arrestuar, raporton SHENJA. Nga MPB e konfirmojnë aksionin duke thënë se aksioni ka të bëj me vepra penale lidhur me keqpërdorime financiare. Ata shtojnë se më tepër informacion do të ndajnë me opinionin pas mbarimit të aksionit.
Zhvillohet sot në Apelin e Gjykatës së Posaçme seanca gjyqësore ndaj Belinda Ballukut, e cila ka kërkuar heqjen e masave të sigurisë të caktuara ndaj saj, konkretisht pezullimin nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë shtetit, të vendosura nga GJKKO. Në Gjykatë ajo përfaqësohet nga dy avokatët e saj. Ndërkohë dy bashkëpunëtorët e zv.kryeministres drejtori i KESH Erald Elezi, dhe kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, të cilët ndodhen nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, janë paraqitur në seancën gjyqësore shoqëruar nga përfaqësuesit ligjorë. Ankimi i Belinda Ballukut dhe dy vartësve do të shqyrtohet nga gjyqtarja Miliana Muça. Ndaj Belinda Ballukut rëndojnë akuzat…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se fillimi i heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës është një lajm i mirë dhe një vendim i drejtë. Hamza në një postim në Facebook shkruan se qytetarët tanë nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie. “I falënderoj partnerët evropianë për mbajtjen e premtimit. Tani duhet të hapet një kapitull i ri me BE-në, i bazuar në reforma, integrim evropian dhe zhvillim ekonomik. Bashkë me aleatët, Kosova do të ecë përpara!”, shkruan Hamza. Ndryshe, mbrëmë presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar nga Brukseli se në përfundim…
Prokuroria e Posaçme i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike për kallëzimin ndaj deputetit dhe ish kryetarit të bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendra gjatë kohës kur ishte kryebashkiak. Ishte Adriana Kalaja ajo që depozitoi kallëzimin në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. “Kemi regjistruar procedim penal për Tërmet Procedimi për shkelje të barazisë në tendera”, sqarohet në dokument. Sipas SPAK, veprimet hetimore për Peçin ende s’kanë përfunduar. “Në këtë çast aktet hetimore përbëjnë “sekret”. Tërmet Peçi nuk është pyetur në lidhje me rrethanat”, thuhet në përgjigjen e SPAK.

