Author: almakos

Anija “Moliva” me 200 kontenierë që dyshohet se përmban mbetje të rrezikshme, pritet të hyjë në radë në portin e Durrësit mëngjesin e së hënës. Gazetarja e News24, Klodiana Haxhiaj, referuar burimeve nga Dogana, shprehet se kjo është e vetmja anije që transporton mbi 200 kontenierë dhe është e vetmja që vjen në port. Ndërkohë gjatë ditës së sotme, përfaqësues të PD dhe shoqërisë civile, po protestojnë në hyrjen para portit. Ata kanë shpalosur një pankartë ku shkruhet “ Mbetjet janë të rrezikshme, qeveria toksike”. Mbetjet, që dyshohet se janë të rrezikshme, kanë krijuar debate të shumta. Dërgesat po kthehen…

Lexo më Shumë

E përditshmja britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një reportazh zonës së Lezhës, aty ku do të strehohen shumë emigrantë që do të vijnë nga Italia. Në shkrimin me titull “Rajoni i varfër shqiptar që mirëpret emigrantët e padëshiruar të Evropës”, gazeta thotë se “një marrëveshje prej 560 milionë paund me Italinë e Melonit ka zgjuar interesin e liderëve në të gjithë kontinentin”. Vendasit në qarkun e Lezhës- shkruan gazeta- ku janë qendrat e paraburgimit, i kanë parë azilkërkuesit si një bekim dhe jo si një mallkim. Shkrimi i plotë Vështirë se diçka ndodh në Kakarriq, një fshat rural në…

Lexo më Shumë

Rasti i mbi 400 pasaportave të kosovarëve që janë nisur për në misionet diplomatike por nuk dihet se ku janë, ka shqetësuar opozitën. Pas kritikave të djeshme nga LDK-ja për keqmenaxhim të postës diplomatike, të shtunën PDK-ja ka kërkuar që urgjentisht të nisin hetime ndaj MPJD-së për këtë rast. Mbi 400 pasaporta, mbi 150 letërnjoftime dhe 4 vendime për shtetësi të mërgimtarëve, nuk dihet se ku janë. Ministria e Punëve të Jashtme vazhdon të insistojë se ato nuk kanë humbur, por vetëm është vonuar dërgimi i tyre nëpër ambasada dhe përfaqësi diplomatike. Për fatin e pasaportave nuk është bërë e…

Lexo më Shumë

Sot është dita kur akrepat e orës kanë shkuar 60 minuta pas për t’u futur në orën dimërore. Në shumicën e vendeve të kontinentit evropian, ndryshimi i orës erdhi në orët e para të mëngjesit. Në natën e së shtunës, 26 tetor dhe të dielës, 27 tetor, në orën 3 të mëngjesit, akrepat shkuan 1 orë prapa, duke u pozicionuar në 2. Telefonat inteligjentë dhe orët elektronike ndryshojnë vetë, ndërsa orët mekanike duhet të kthehen manualisht një orë pas. Ky orar do të na shoqërojë deri të dielën e fundit të marsit 2022. Parlamenti Evropian dëshiron t’i japë fund ndryshimit…

Lexo më Shumë

Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e premte, më datë 25.10.2024, për një substancë në formë tableti, në ngjyrë jeshile, që dyshohet se përgjum fëmijët, ju njoftojmë se: Në vijim të kontrolleve të ushtuara, në një shkollë në Yzberisht është sekuestruar një tabletë në ngjyrë jeshile dhe nga analizat përkatëse në sektorin e toksikologjisë pranë ISHP, është arritur në përfundimin që nuk ka prani të ndonjë lënde psikotrope dhe rezulton të ketë në përbërje vitaminë E. Pavarësisht këtij rezultati të nxjerrë, strukturat e Policisë do të vazhdojnë kontrollin dhe monitorimin në të gjitha shkollat.

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pjesë nga mesazhi i tij dhënë një ditë më parë gjatë turit të diasporës me shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rama shprehet se “Shqipëria ka bërë progres, por është akoma një progres në rrezik nëse të gjithë bashkë nuk e shtyjmë përpara në këtë kilometër të fundit për të barë anëtare të BE”. Pjesë nga mesazhi i tij: “Një nga arsyet e suksesit tuaj mesa kuptoj është që shqiptarët këtu kanë ndihmuar shqiptarët, që kush ka ardhur përpara ka ndihmuar ata që kanë ardhur prapa. Prandaj diaspora sot duhet të luajnë për…

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në rrugën Delvinë-Kardhiq, pranë fshatit Fushë Vërri. Mësohet një automjet ka përplasur një banor, i cili po ecte në rrugë. Për pasojë 70-vjeçari ka humbur jetën në vend, ndërsa policia shoqëroi drejtuesin e mjetit. Ndërkohë policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lexo më Shumë

Një 45-vjeçar shqiptari i identifikuar si Dritan Hakaj është vrarë me armë zjarri në Milano të Italisë. Për ngjarjen policia ka vënë në pranga një pensionist italian 78-vjeçar, banues në Garbagnate Milanese, ndaj të cilit rëndon akuza vrasje me dashje. Pas një debati të ashpër me shqiptarin, i moshuari ka nxjerrë armën dhe ka qëlkuar 4 herë në drejtim të 45-vjeçarit. Viktima ka marrë një plumb të vetën në gjoks, që e ka lënë të vdekur në vend. Krimi ndodhi në pallatin në Garbagnate, ku 78-vjeçari jetonte së bashku me gruan e tij, një shqiptare 51-vjeçare dhe djalin e saj.…

Lexo më Shumë

Anëtarët e Komisionit për Falje sot e kanë njoftuar presidenten, Gordana Siljanovska Davkova se po paraqesin dorëheqje kolektive nga pozitat në komision. Vendimi për dorëheqje kolektive nga Komisioni i Faljes është marrë nga anëtarët në përputhje me parimet e tyre personale dhe profesionale. Kryetarja Siljanovska Davkova pranoi dorëheqjen e prof. Dr Metodija Kanevçev, prof. Dr. Gordan Kalajiev, prof. Dr. Arlinda Kadri Sahinoviq, Dr. Zora Mitiq, MSc Ana Gjorgjieva Ivanovska dhe Ajten Shaqiri. MARKETING

Lexo më Shumë

Policia ka shpallur në kërkim Flamur Rrajën, vëllain e ish-deputeti socialit Rrahman Rraja. Flamur Rraja është shpallur në kërkim në lidhje me dhunën ndaj Kujtim Cacës dhe familjes së tij. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dy ditë më parë dhe është mbajtur e fshehtë nga policia. Në kërkim është shpallur dhe djali i Flamur Rrajës, Arjel Rraja.

Lexo më Shumë

Policia ka vënë në pranga një 34-vjeçar në Durrës, i cili ka tentuar të vidhte nën kërcënimin e thikës xhiron ditore në një market të vidhte nën kërcënimin e thikës xhiron ditore në një market dhe në tentativë për tu larguar dëmtoi  lehtë  në dorë një nga punonjëset e marketit, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë u vu në pranga 34-vjeçari. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet për dokumentimin ligjor të rastit. Njoftimi i policisë: Tentoi të vidhte nën kërcënimin e thikës xhiron ditore në një market dhe në tentativë për tu larguar dëmtoi  lehtë  në dorë një…

Lexo më Shumë

Pas vizitës së presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen, në Shkup, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndryshuar qasjen sa i përket projektit hekurudhor që është pjesë e korridorit 8. Nëse më herët zyrtarët qeveritar ishin kategorik se nuk do të nisin ndërtimin e aksit të tretë të hekurudhës, pa nisur projekti në Bullgari, tani ata kanë zbutur retorikën e tyre. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski tha dje se, është lajmi i mirë që ka filluar dialogun me Bullgarinë. Aleksandër Nikollovski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve “Hekurudhë me Bullgarinë do të ketë në atë moment kur ne…

Lexo më Shumë