Author: almakos

Pano Soko nga Nisma Thurje ka komentuar arrestimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe figurave të tjera politike, me urdhër të SPAK. Soko tha në emisionin ‘Log.’ të Endri Xhafos në News24, se SPAK ka mision juridik dhe jo politik, ndërsa theksoi se politikanët e arrestuar po paguajnë për vjedhjet që i kanë bërë buxhetit të shtetit. “SPAK nuk ka mision politik, por juridik. Merret me statusin e personit civil, nëse është i fajshëm apo i pafajshëm. Këta janë aty për shkak të vjedhjeve. Vjedhjet u kanë dhënë para dhe pushtet ekonomik. Kanë përdorur paratë e vjedhura…

Lexo më Shumë

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Jola Hysaj ka marrë pjesë në tubimin poshtë shtëpisë së ish-kryeministrit Sali Berisha, ku dhe ka mbajtur një fjalim. Ajo është shprehur se realiteti ku jetojmë është absurd,  demokracia ka vdekur dhe fjala e lirë po jep shpirt çdo ditë. Ndër të tjera Hysaj u ndal dhe te largimi i shqiptarëve nga vendi, duke thënë se ky fenomen i interes qeverisë. Fjalimi i Jola Hysajt: Të nderuar qëndrestarë të rrugicës së shpresës, ku guximi dhe vendosmëria jua është motivim dhe motiv për të ecur drejte lirisë. Mirëmbrëma shumë i nderuar kryetarë i Partisë Demokratike, Profesor…

Lexo më Shumë

Shtetasi i shpallur në kërkim nga policia për magazinën e përshtatur si ambient për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e lëndës narkotike për shitje është Sadriano Duçi. Roli i tij sipas policisë është kryesor dhe dyshohet të jetë “koka”e grupit. Duçi i ka marrë magazinën me qira Demirshahut dhe më pas e ka përshtatur për një periudhë të caktuar për aktivitetin e paligjshëm. Pas zbulimit të magazinës me drogë në fshatin Voskop të Korçës, policia prangosi dje  6 persona, mes tyre edhe gra. Gratë, të cilat nuk banonin në Korçë, u arrestuan në flagrancë teksa po përpunonin ëndën narkotike. Burime…

Lexo më Shumë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot nga ballkoni për dosjen e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në SPAK, ndërsa nuk la pa përmendur çështjen e inceneratorëve të Elbasanit dhe seancën që u mbajt sot për ish-ministrin e mjedisit, Lefter Koka. Ish-ministri i mjedisit tha sot në Apelin e Posaçëm se ai “nuk është peshku i madh”. Ai tha se po të hapet telefoni i Kryemadhit, aty do të gjendet edhe “peshku i madh i inceneratorëve”. Berisha e përgëzoi Lefter Kokën për dëshminë që dha sot, duke thënë se atij iu rikthye guximi. Berisha i bëri  thirrje “zonjës Kryemadhi, e…

Lexo më Shumë

Rreth 100 kilogramë ushqim të pasigurt konfiskuan dhe shkatërruan sot në mëngjes shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) në kuadër të mbikëqyrjes së jashtëzakonshme inspektuese të zbatuar në tregun e gjërave të vjetra, në lagjen Maxhari të Shkupit. Është konfiskuar dhe shkatërruar ushqim i pasigurt (patatina, bonbona të çokolladës, kanaçe me mish të konservuar, kroasanë dhe produkte të tjera) shiteshin nga një person fizik në kushte joadekuate (në vend të hapur), me afat të skaduar të përdorimit dhe pa origjinë të njohur, për çka është shqiptuar dënim me të holla. “Qytetarët të jenë konsumatorë të vetëdijshëm dhe…

Lexo më Shumë

Kryetarët e degëve të Partisë Demokratike mblidhen në selinë e PD-së. Burime për gazetarin Osman Stafa bëjnë me dije se fokus i mbledhjes do të jetë protesta e 29 tetorit. Kujtojmë se më  29 tetor opozita pritet të organizohet më fuqishëm sesa në protestën e kaluar të mosbindjes civile të mbajtur në 7 tetor. Nuk ka ende detaje sesi do të organizohet protesta e 29 tetorit dhe  se kush do të jenë drejtuesit e kësaj proteste. Disa ditë më parë Sekretari i  Përgjithshëm Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha se PL-ja do t’i bashkohet protestës së PD-së për mosbindje civile.…

Lexo më Shumë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar dokumentet, për të cilat thotë se tregojnë se ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, me firmë dhe me vulë ka shmangur Bursën e Energjisë për të favorizuar disa kompani private. Deklarata e Bardhit: Dokumentet zyrtare tregojnë se me firmë dhe me vule Belinda Balluku ka vendosur që volumet e blera në tregun vendas të energjisë do të prokurohen EKSKLUZIVISHT nëpermjet tregut (ALPEX) në përputhje me përcaktimet e ligjit nr. 43/2015 të sektorit të energjisë elektrike, pavarësisht origjinës së energjisë në fjalë, duke filluar nga viti 2023. Mirëpo, për…

Lexo më Shumë

Pavarësisht nënshkrimit të marrëveshjes në janar të këtij viti mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Kosovës, për ndërtimin e përbashkët të rrugës Prizren – Tetovë, përbërja e kaluar qeveritare nuk ka ndërmarrë asnjë aktivitet për këtë. Kështu të paktën pretendon ministri aktual i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski. Ai thotë se  rruga magjistrale Prizren – Tetovë do të ndërtohet me një projekt të mirë, me sigurimin e financimit dhe me kontraktor të zgjedhur, për çka ai tha se, veç më janë në kontakt me palën kosovare.  Aleksandar Nikollovski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve “Atë që unë e…

Lexo më Shumë

Në lidhje me një lajm të publikuar ditën e sotme, në disa media dhe portale, në të cilin thuhet se në një shkollë në Tiranë, është evidentuar rasti i përdorimit të një çamçakëzi që përgjum fëmijët, ju informojmë se: Shërbimet e Policisë menjëherë pas publikimit kanë marrë kontakte me drejtuesit dhe stafet pedagogjike të të gjitha shkollave të Tiranës, dhe po ushtrojnë kontrolle për verifikimin e rastit në fjalë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë i bën thirrje të gjithë qytetarëve të njoftojnë menjëherë Policinë në rast konstatimi të këtyre substancave. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të këtij rasti të…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka kundërshtuar në Apelin e Posaçëm dënimin e tij me 6.8 vite burg nga GJKKO, për aferën e inceneratorëve, duke thënë se “nuk jam unë ‘peshku i madh’”. Koka ka pretenduar se në dosjen në ngarkim të tij ishin deklaratat e deputetes së PL, Monika Kryemadhi. Sipas gazetares Klodiana Lala, ai tha se SPAK e përpiloi dosjen në mënyrë të tillë që ta dënonin për korrupsion, akuzë të cilën ai e mohon. “Nuk me dënoni dot për korrupsion… E keni gabim dëgjova prokurorin sot, ky është kallëzimi i bërë nga Monika Kryemadhi”, ka thënë ai. Lefter Koka…

Lexo më Shumë

Një 47-vjeçar çoban, i cili kishte humbur kontaktet me pronarin e stanit që prej datës 21 tetor, është gjetur i pajetë ditën e djeshme në një mal në Selenicë. 47-vjeçari nga Elbasani me iniciale E.G  ishte punësuar si çoban në atë zonë prej kohësh. Por për fat të keq ai u gjet dje pa shenja jete në malin e fshatit Gjormë. Njoftimi i policisë Stacioni i Policisë Selenicë referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 24.10.2024, në malin e fshatit Gjormë, dyshohet se ka humbur jetën, për shkaqe natyrale, shtetasi E. G., 47 vjeç, banues në Elbasan, i…

Lexo më Shumë