Author: almakos

Televotimi i hapur të hënën, është vendosur që të anulohet. Kështu ua bëri të ditur Vëllai i Madh banorëve të shtëpisë më të madhe në vend. “Për shkak të zhvillimeve në shtëpi, Vëllai i Madh ka vendosur që të anulohet televotimi i hapur të hënën. Të gjithë shikuesit që kanë votuar do të rimbursohen. Detajet tjera do të bëhen të ditur sot në ‘Prime’”, thuhet në njoftimin e Vëllait të Madh. Ndërkaq të nomuniarit e kësaj jave ishin Rezi, Mevlani, Xheneta, Gjesti, Ana dhe Roneva.

Lexo më Shumë

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, ka bërë të ditur se i është nënshtruar një operacioni, pas diagnostikimit me kancer të gjiirt. Kusari – Lila ka njoftuar se para tre javësh është diagnostikuar me këtë sëmundje, gjatë një kontrolli rutinor të cilin e ka bërë si çdo vit. “Dua të ndaj një lajm me ju. Sot dola nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës – Klinika e Kirurgjisë Torakale pas operimit të kancerit të gjirit. Tri javë më parë, gjatë një kontrolli rutinor të cilin e bëj çdo vit, u diagnostikova me kancer të gjirit, dhe pas…

Lexo më Shumë

Nga koalicioni VLEN i janë përgjigjur akuzave të BDI-së, të cilët, sot kanë deklaruar se anëtar partiak të VLEN-it, po propozohen për anëtarë të këshillit të prokurorëve.Nga VLEN, deklarojnë se qytetari shqiptar ka memorie dhe kujton rastet kur Gjykatësit dhe Prokurorët u emëronin me biseda telefonike ku dëgjoheshin Ali Ahmeti, Musa Xhaferi dhe Blerim Qoseto Bexheti teksa thonin se “Pa një prokurorë shqiptarë më pak nuk shkohet në xhenet”.“Më të freskëta janë rastet si ai Ixhet Memetit, i cili vet tha se ka marrë ryshfet dhe pranoi fajësinë e tij. Vazhdojmë tutje, zgjedhja e Islam Abazit nga Zajazi për kryeprokuror…

Lexo më Shumë

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, ka marrë në dorëzim 102 kontenierët të dyshuar se përmbajnë mbetje të rrezikshme, të cilët u shkarkuan ditën e sotme nga anija “Moliva” e ankoruar në Portin e Durrësit.   I gjithë procesi është realizuar përmes një plani të detajuar masash, edhe në zbatim të urdhërit të Prokurorisë Durrës për zbarkimin dhe ruajtjen e 102 kontenierëve të anijes “Moliva”, në një vend të sigurt, larg zonave të banuara, si edhe duke respektuar në mënyrë rigoroze kushtet e sigurisë fizike, mjedisore dhe shëndetësore. Të përfshirë në planin e masave janë një sërë institucionesh,…

Lexo më Shumë

Me uljen e temperaturave rikthehet ndotja e ajrit në vend. Stacionet matëse të cilësisë së ajrit në të gjithë vendin mbrëmë treguan prezencë të grimcave të dëmshme në ajër disa herë më të larta se maksimumi i lejuar. Sipas të dhënave, mbrëmë ajrin më të ndotur e kanë thithur banorët e kryeqytetit, ndërsa në Lisiçe ndotja më e madhe është matur me 197 mikrogramë të grimcave PM për metër kub, që është pothuajse pesë herë më shumë se vlera maksimale e lejuar. Prej qyteteve tjera me ajrin më të ndotur në vend ishin qytetet e Gostivarit, Kërçovës, Strumicës, Tetovës, Velesit,…

Lexo më Shumë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Mimoza Kusari Lila, ka njoftuar se para tri jave është diagnostikuar me kancer në gji. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka postuar një foto teksa ka dalë nga spitali, Kusari shkruan se i është nënshtruar një operacioni në Spitalin e Prishtinës, pasi kuptoi gjatë një kontrolli rutinë, se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit. Më tej, politikania i ka bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzave të kryejnë kontrollet e nevojshme, për evidentimin në fazë të hershme të sëmundjes. “Për të gjitha vajzat dhe gratë që nuk kanë bërë ekzaminimin…

Lexo më Shumë

Lufta në Ukrainë mund të përfundojë lehtësisht nëse administrata e SHBA-së nën drejtimin e Donald Trumpit merr një qasje të bazuar në zgjidhje, citohet të ketë thënë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. “Ne mund ta mbyllim lehtësisht këtë luftë nëse shohim një administratë Trump që i qaset çështjes me një perspektivë të bazuar në zgjidhje. Më shumë dialog, diplomaci, marrëveshje do t’i hapin derën paqes, jo armëve, bombave dhe konfliktit”, tha Erdogan. Ai shtoi në një intervistë se përpjekjet e vendeve perëndimore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, do të përshpejtonin një zgjidhje…

Lexo më Shumë

Një 50-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia greke, nën akuzat për mashtrim dhe vjedhje të të moshuarve. Sipas Protothema, i arrestuari është 50-vjeçari Lulzim Bullari, djali i Ibrahimit dhe Merushe Bullarit, i lindur më 13.03.1974, në Shqipëri. Lulzim Bullari mësohet se është arrestuar më 1 nëntor për vjedhje ndaj të moshuarve në zonën e Kalamarisë. Nga hetimet rezultoi se gjatë periudhës gusht 2024 – tetor 2024, ai u afrohej të moshuarve si zantaçi, dhe i bindte ata ta merrnin në punë për shërbime të ndryshme dhe me çmime të dyshimta. Lulzim Bullari Po ashtu, raportohet se për të…

Lexo më Shumë

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi është mjaft aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Sot me ndjekësit e saj në Instagram, Nora ka ndarë një fotografi të para 12 vjetëve. “12 vjet më parë”, ka shkruar Nora krahas fotografisë së publikuar.

Lexo më Shumë

Një ditë pas vendimi të Gjykatës së Apelit të Posaçëm që e rikthehu në burg Avokatin Alban Bengasi, ky i fundit është paraqitur këtë të premte në drejtori të policisë së Tiranës. Pas procedurave të kryera në polici ai do të dërgohet në një burg të sigurisë së lartë. Brengasi u lirua nga burgu në korrik këtë viti nga Apeli i GJKKO-së, i cili e ka rikther sërish në qeli, duke e dënuar me 4 vite e 8 muaj burg. Bengasi, akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje”, në dëm të ish-bashkëshortes së tij Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në formën…

Lexo më Shumë

Instituti për Shëndet Publik ka njoftuar se është hapur linjë telefonike, në të cilën duhanpirësit mund të këshillohen me njerëz profesionistë në qëllimin për braktisjen e duhanit. Të interesuarit mund të telefonojnë në numrin 078 285 873, çdo të hënë dhe të mërkurë nga ora 11:00 deri në ora 13:00. “Qendra e Këshillimit për Braktisje të Duhanit. Nëse doni të lini duhanin, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar! Instituti i Shëndetit Publik ka nisur një linjë telefonike këshillimi për t’ju mbështetur në procesin e lënies së duhanit.Profesionistët e kualifikuar do t’ju ofrojnë këshilla dhe strategji të personalizuara për të lënë…

Lexo më Shumë

Burimi iu ka treguar banorëve për një ngjarje që i ka ndodhur në të kaluarën. Ai iu rrëfej atyre për një moment abuzimi me alkoolin që i kishte ndodhur, transmeton klankosova.tv. I njëjti tregoj edhe arsye pse kishte përdorur alkoolin. “Kam menduar që nëse pi raki më duan femrat më shumë”, u shpreh Burimi. Ky rrëfim i tij shkaktoi të qeshura tek banorët e tjerë, Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme: [embedded content]

Lexo më Shumë