09:39 – 08.11.24 gsh Ka mbërritur sot në Shëngjin anija “Libra” me tetë emigrantët të cilët ishin drejtuar drejt Italisë ilegalisht, por që u evidentuan dhe kapën nga autoritetet e vendit fqinj. Në pamjet e mëposhtme shihet emigrantët që kanë zbritur nga anija, ndërsa më vonë do t’i nënshtrohen procedurave në qendrën pritëse e më pas do të transportohen drejt kampit të Gjadrit. Fillimisht ishte planifikuar që të ishin nëntë persona ata që do të silleshin drejt kampit të Gjadrit, por personi i nëntë, i cili ishte me origjinë nga Bangladeshi, u gjykua se ishte shumë e moshuar dhe me…
Author: almakos
Bashkimi Demokratik për Integrim në një komunikat për media ka reaguar ashpër ndaj tentativës për, siç thonë ata, partizim brutal të gjyqësorit dhe të prokurorisë nëpërmjet të ndërhyrjeve partiake në këshillin e prokurorëve.“Ardian Demiri, anëtar i Lëvizjes Demokratike, propozohet për anëtar të këshillit të prokurorëve.Kjo është e papranueshme dhe paraqet ndërhyrje flagrante partiake në organet gjyqësore dhe prokuroriale.Deputetët nuk duhet të pranojnë partizim të këshillit të prokurorëve, ndërsa ftojmë shoqërinë civile, mediat dhe komuniteti ndërkombëtar që të reagojnë ndaj zgjedhjes së kandidatëve partiak për anëtarë të këshillit të prokurorëve.Bashkimi Europian ndjek prej së afërmi vendimet e qeverisë dhe kuvendit dhe…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 90.4 lekë dhe do shitet me 91.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.9 lekë dhe do shitet me 98.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.5 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.2 lekë dhe do shitet me 118.4 lekë.
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Sipas SHMU, do të ketë prezencë mjegulle të dendura nga orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht në zonat luginore. Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi hera-herës deri në 8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1 ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat malore -1 deri 15°C në zonat e ulëta -1 deri 22°C në zonat bregdetare 7 deri 22°C
Është ankoruar në portin e Durrësit anija ‘Moliva’, e cila dyshohet se transporton mbetje të dëmshme. Më pas pritet që të kryhet procedura e shkarkimit të 102 kontejnerëve në kalatë dhe transportimi i tyre jashtë hapësirave portuale, në një zonë të konsideruar të sigurt nga autoritetet. Sipas disa burimeve nga porti dhe kapitaneria ” është parashikuar qe 102 kontejnerët me mbetjet e rrezikshme do transportohen në një zonë në Porto Romano, ku do të mbahen të mbikëqyrura 24 orë siç ka kërkuar edhe Prokuroria e Durrësit. Pas vendosjes së tyre në këtë hapësirë të sigurt, pritet të procedohet me marrjen e…
Ka ndërruar jetë në moshën 62 vjeçare, veprimtari, ish-deputeti dhe ish-ministri Tahir Hani. Lajmin për ndarjen nga jeta të Tahir Hanit e ka bërë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Hani ishte ish-i burgosur politik. Hani nga viti 2001 deri në vitin 2005 ka udhëhequr Veleshtën. Në periudhën 2006-2011 ka qenë deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Nga viti 2011 deri në vitin 2013 ka qenë zëvendësministër i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit. Në vitin 2013 u bë Ministër i Vetëqeverisjes Lokale. MARKETING
Dy banoret e Big Brother VIP Kosova, kanë bërë që në këtë reality shoë, të ndodhë një puthje mes dy femrave. Kjo edhe shënon puthjen e parë, mes dy grave në shtëpinë më të famshme në vend. Qe Gresa dhe Drenusha, të cilat u puthën në lavanderi, ndërsa po synonin të merrnin një shishe vere. [embedded content]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë për ndryshim në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, duke thënë se adresa e vetme për zhvillim ekonomik dhe konsolidim të shtetësisë së Kosovës është LDK-ja. Lideri i LDK-së, në turneun të cilin e kanë quajtur të ndryshimit në Prishtinë para simpatizantëve të shumtë, tha se LDK-ja është ngritur në këmbë dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë. “Kur gjërat shkojmë keq dhe mbrapsht dhe kur eksperimentet përfundojnë ata kanë një adresë dhe kanë një drejtim dhe një shtëpi të…
Asnjë fjalë si shpëtoi nga goja bossit të mafias urbane, Izet Megawin Mexhitit për: – 140.000 Euro në llogarinë e drejtorit rë Lotarisë shtetërore Aleksandar Klimovskit nga partneri privat serb i Lotarisë -Për vendimin e qeverisë monoetnike që zbuloi se bossi serb i bixhozit, sponsor i Izet Megawin Mexhitit, 7 vjet ilegalisht ka organizuar internet loja të fatit dhe ka fituar me qindra miliona euro. – Për kthimin e monopolit të lojërave të fatit në duart e bossit serb, mikut të Izet MegaWin Mexhitit. – Për mbylljen e organizimit shtetëror të industrisë për tia rikthyer monopolin bossit të tij të…
‘Zarfi i Zi’ i ka alarmuar banorët e Big Brother VIP Kosova 3. Një nga banorët që po ndjehet i rrezikuar ishte edhe Burimi, i cili po diskutonte me Lelën dhe Anën. “Jam me dy mendje, sedi si kam dalë në publik”, tha Burimi. Ndërkohë, që Ana po e siguronte që ai zarf nuk është për të po për ndonjë banorë tjetër. Ai gjersa po fliste me vajzat, tha se i njëjti asnjëherë nuk ka bërë ndonjë veprim të qëllimshëm, pos për lojë.
Një ditë pasi deklaroi se do të angazhohet për mënjanimin e përkufizimit “20 për qind” për gjuhën shqipe, zv.kryeministri Arben Fetai ka marrë kërcënime për jetën. Kërcënimet i kanë mbërritur në postën e tij elektronike në gjuhën maqedonase Më poshtë mund ta lexoni reagimin e zv.kryeministrit Fetai: Reagim pas kërcënimit me jetë “PLUMB NË KOKË PËR TY SHIPO FETAI” Sot, nga kryeqendra evropiane, Brukseli, ndjehem i detyruar të reagoj për një kërcënim me jetë që kam pranuar në emailin tim zyrtar. Ky kërcënim erdhi pas deklaratës time të djeshme për mënjanimin e përkufizimit “20 për qind” për gjuhën shqipe. MARKETING
EMISIONI VETTINGNjë vajzë 30 vjeçe me banim në Tiranë kishte vendosur në dispozicion të disa shtetasve të huaj, llogarinë e saj bankare me qëllim mashtrimin e shtetasve shqiptarë në hapësirën virtuale. [embedded content] Kjo shtetase përfitonte 10% të shumës monetare për veprimet që kryente së bashku me këta shtetas. Në e-mail thuhet se ju mund të ndihmoni të transferojë miliona dollarë para se të konfiskohet nga Banka, ku ishte depozituar. Për këtë kishte disa skenare ose personi kishte humbur jetën ose i kishte mbetur edhe 1 javë jetë. Një tjetër e-mail rëndom është kur një person pretendon të jetë avokat…

