Ditë më parë në shtëpinë më të famshme në vend u aludua me një video se shëndeti mendor i Besfortit nuk është mirë. Ndonëse ky i fundit në një mënyrë apo tjetrën u mundua të vërtetoj të kundërtën. Por, Besforit doli bllof me veten e tij pas kësaj video që po bënë xhiron e rrjetit. Ai, teksa po kërcënon për jetë Rrezartin, po i tregon edhe se ka probleme shëndetësore serioze. Për më shumë shikojeni videon më poshtë:
Author: almakos
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, ka marrë vendimin për të lënë në burg avokatin Alban Bengasin, i cili do të paguante Nuredin Dumanin vlerën prej 120 mijë euro, për vrasjen e ish-gruas. Apeli i GJKKO-së ka marrë vendimin për të dënuar Bengasin me 7 vite heqje lirie, por duke përfituar nga ulja e dënimit me 1/3-ën e saj, ai do të vuajë përfundimisht 4 vite dhe 8 muaj burg. Vuajtja e tij e dënimit do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë. Alban Bengasi akuzohet për kryerje të veprës penale “Dhuna në…
Për 1 vit çmimet e produkteve ushqimore janë rritur për 3,9%, ndërsa shpenzimet e jetesës janë rritur për 3.5% tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave. Nga atje thonë se Indeksi i shpenzimeve të jetesës për muajin tetor në krahasim me shtatorin shënon rënie prej 0,7 për qind, ndërsa çmimet e shitjeve me pakicë shënuan rënie për 0,1 për qind. Sipas entit shtetëror të statistikave , rënia e inflacionit në tetor 2024 krahasuar me shtatorin 2024 vjen si pasojë e uljes së shpenzimeve të jetesës në grupe të caktuara, si: Ushqimet dhe pijet joalkoolike (një rënie prej 2.2%), Restorantet…
Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, ka deklaruar se edhe sot në mbledhjen e Komisionit për politikë sociale, demografi dhe rini, kolegët nga VMRO dhe LSDM, tentuan të fusin në rend dite ligjin për “branitella”, të cilin ashtu si edhe në të kaluarën, ajo e ka refuzuar duke u mbështetur në Rregulloren për punën e Kuvendit, por edhe në parimin e barazisë së qytetarëve.“Kolegëve deputetë ua potencova përcaktimin tim prej të cilit nuk do të lëviz asnjëherë, se nuk mund të lejojë që të sillet një ligj që favorizon vetëm një pjesë të qytetarëve dhe përjashton një pjesë tjetër.…
GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë për Nezar Seiti, i njohur si “financieri i Habilajve”. Nezar Seiti kishte paraqitur më 31 tetor 2024 kërkesën zëvendësimin e masës së sigurimit, por GJKKO e rrëzoi. Njoftimi i GJKKO: Kërkuesi Nezar Seiti me datë 31.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit”. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Elsa Ulliri, Rudina Palloj dhe Luljeta Kole, bazuar në nenin 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 620, datë 07.11.2024, vendosi: Rrëzimin e kërkesës.…
Nga koalicioni VLEN, sot kanë akuzuar deputeti e BDI-së, Blerim Bexheti se ka rol kyç në degradimin e shqiptarëve nga pozitat udhëheqëse në Qytetin e Shkupit.“Kur Blerim “Qoseto” Bexheti i BDI-së, i njohur për ndikimet e tij të dikurshme në sistemin e partizuar gjyqësor, del dhe flet për pazarllëqe dhe korrupsion, është qesharake, por mbi të gjitha, është një fyerje për të gjithë qytetarët. A mundet një individ që ka mbjellë dhe kultivuar një sistem të tërë të korrupsionit dhe klientelizmit të kërkojë drejtësi? Kjo është një tallje e hapur ndaj secilit prej nesh dhe dëshmi e një partie që…
Policia e Lushnjës ka arrestuar një 39-vjeçar të akuzuar për dhunë në familje edhe për ngacmim seksual të vajzës së saj, 11-vjeçare. Policia bën me dije se denoncimi është bërë nga bashkëshortja e të dyshuarit dhe që ka ngritur dy kallëzime ndaj tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin A. R., 39 vjeç, banues në fshatin Krutje e Poshtme, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka keqtrajtuar dhe ngacmuar seksualisht vajzën e saj 11 vjeçe”, njofton policia.
Rovena dhe Drenusha kanë diskutuar sonte për Atillën, ish-bashkëshortin e kësaj të fundit. Ndër temash qe çështja sesi banorët tjerë e kanë cilësuar Rovenën për një afrimitet të tepruar me Atillën. Për këtë të dyja sqaruan njëra-tjetrën. Momentin mund ta ndiqni në pamjet më poshtë: [embedded content]
Kryeministri Edi Rama komentoi fitoren e Donald Trump nga Budapesti. Për kryeministrin Rama fitorja e Donald Trump nuk përbën asnjë ndryshim, pasi sic u shpreh ai shqiptarët janë komuniteti më pro amerikan në Evropë dhe kushdo te jete ne Shtepine e Bardhe nuk ben dallim. “Për Shqipërinë nuk nënkupton asgjë, sepse asgjë nuk ndryshon. Shqiptarët janë komuniteti më pro amerikan në Evropë, kështu që kushdo që të jetë në Shtëpinë e Bardhën nuk bën dallim të madh për ne. SHBA janë SHBA. Ne jemi shumë më pak të prekur nga ky emocion”, tha Rama. Rama u shpreh se fitorja e…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, bëri të ditur se Inspektorati Shtetëror i Arsimit është duke punuar në vazhdimësi për të gjitha raportet e pranuara, ndërsa në disa universitete janë konstatuar parregullsi të caktuara. Në një deklaratë për mediat sot ajo theksoi se ka parregullsi jo vetëm në universitete, por edhe në institute dhe se “procesi i mbylljes së dy instituteve ka përfunduar”, por nuk ka treguar se për cilat institute janë.“Le t’i mbyllim dhe do t’i publikojmë në mënyrë transparente. Në këtë moment ndoshta do të vazhdojë edhe tre, por duhet të përfundojë dhe do të kemi informacione”,…
Xheneta ka akuzuar Rezin se e ka goditur në vithe, gjatë sfidës që e organizoi ‘Vëllai i Madh’. Derisa po pastrohej, Xheneta i reagoi ashpër Rezit. “Ti nuk more leje, me më prek mua aty”, u shpreh Xheneta. “Më fal” i tha Rezi. Ani pse në pamjet ku shihet teksa Rezi e godet atë, Xheneta shihet duke qeshur pas atij veprimi. [embedded content]
Po digjen vagonë të vjetër dhe me defekt në depon e HM – Transport në lagjen Aerodrom. Ekipet e zjarrfikësve gjenden në terren me disa automjete të zjarrfikësve. Sipas informacioneve të para zjarri ka shpërthyer në orën 01:20 në rrugën “Brigada e tretë maqedonase”, ndërsa kanë intervenuar 20 zjarrfikës me tetë automjete të zjarrfikësve. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen. MARKETING

