Tanimë të gjithë e dinë që Luiz Ejlli është “fenomeni” i Big Brother Vip Albania. E duke e ditur këtë fakt, një nga banoret e shtëpisë së “Vëllait të Madh” në Kosovë i ka shkruar për t’i marrë ndonjë këshillë mbi eksperiencën e tij në shtëpi si dhe për “sekretet” e fitores. E kemi fjalën për Gresën e cila ka treguar së fundmi se i kishte dërguar një mesazh këngëtarit dhe ky i fundit i ishte përgjigjur brenda pesë minutash duke i dhënë disa këshilla të sinqerta. “Para se të futesha në shtëpi, mendova t’i shkruaja Luizit në Instagram dhe…
Author: almakos
Kati i tretë i një banese, që shërbente si magazinë është përfshirë nga flakët rreth orës 10:20, në lagjen “Daniel Matlia”, në Shkodër. Burime bëjnë me dije se një efektiv zjarrfikës për shkak të nevojës për oksigjen, u dërgua në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore. Efektivi zjarrfikës u transportuar nga një ambulancën e shërbimit kombëtar të urgjencës ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Njoftimi i policisë: Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 10:20, në lagjen “Daniel Matlia”, ka rënë zjarr në katin e tretë të një banese që shërben si magazinë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme…
Prokuroria e Posaçme SPAK ka vendosur të mos fillojë procedimin për referimin e Policisë së Shtetit për 23 deputetët që dogjën karriget në oborrin e Kuvendit. Prokuroria e Posaçme pas marrjes së këtij kallëzimi ka kryer verifikime dhe ka vendosur mos fillimin e procedimit Në atë kohë specialistët e sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Incidenti para Kuvendit ndodhi më 30 shtator kur opozita në shenjë mosbindje civile dogji karriget, ndërsa nga ana e policisë u mblodhën prova ku…
Rezi siç duket i ka kërkuar Drenushës njohje jashtë Big Brother. “A mundemi të paktën përjashta?”, i tha Rezi-Drenushës. E ashpër në përgjigjie ishte Drenusha e cila i tha që nuk ka ardhur në këtë format për të krijuar as lidhje e as pëlqime. “Une këtu s’kam ardhë me bo lidhje as pëlqime. As nuk më intereson ajo pjesë. Kam ardhë për të krijuar shoqëri e për të përjetuar eksperiencën më të mirë të jetës sime”, i tha Drenusha.
Xuxi i ka rrëfyer sonte Drenushës, njohjen me gruan e tij dhe sesi lindi e gjithë dashuria mes tyre. Derisa Drenusha e dëgjonte me vëmendje, ai i tha se qysh fëmijë, gruaja e tij kishte udhëtuar në Londër me dy vëllezërit e saj. Ai tha se kishte kaluar goxha kohë që më dot s’ishin takuar. [embedded content]
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, merr pjesë në Forumin e Lartë për të Ardhmen e Demokracisë, që do të mbahet më 7 dhe 8 nëntor 2024 në Vilnius, Lituani, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis. Gërvalla në këtë forum do ta përfaqësoj përkushtimin e Kosovës për avancimin e demokracisë dhe përpjekjet për forcimin e institucioneve demokratike. “Gjatë forumit, Ministrja Gërvalla do të theksojë progresin e Kosovës në ndërtimin e një demokracie të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror për të mbrojtur demokracinë përballë ndikimeve destabilizuese…
Një 21 vjeçar ka humbur jetën sot si pasojë e një aksidenti që ndodhi mbrëmë në fshatin Pestovë të Vushtrrisë. Policia bënë të ditur se aksidenti kishte ndodhur rreth orës 22:00 ku ishte përfshirë një automjet me targa vendore. “Me datë 06.11.2024 rreth orës 22:00, policia në Mitrovicë ka pranuar informatën se në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në f.sh. Pestovë të Vushtrrisë ka ndodhur një aksident me lëndime te rënda në të cilin ishte përfshirë një automjet me targa vendore”, njofton policia. Si pasojë viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe ishte sjellë në QKUK për trajtim mjekësor. “Personi i…
Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me lëndë plasëse një natë më parë në zonën e Don Boskos, në Tiranë. Sipas raportimeve nga gazetari Igli Çelmeta, në banesën e shtetasit Aranit Beqirit është hedhur lëndë shpërthyese tritol. Nga pamjet e sigurisë ka rezultuar që tritoli është hedhur nga një person i cili ka qenë i maskuar me kapuç në kokë. Tritoli është hedhur në oborr dhe nuk ka dëme materiale. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes duke qenë se Aranit Beqiraj nuk është në Shqipëri, por jashtë vendit. Për pronën nuk ka konflikte ndërkohë që është proceduar para disa…
Kushtet atmosferike të qëndrueshme do të vijojnë të jenë prezentë mbi vendin tonë edhe në ditët në vijim. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6m/s ndërsa hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 8m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat malore1 deri 16°C në zonat e ulëta 2 deri 23°C në zonat bregdetare 9 deri 23°C
Profesori universitar Rizvan Sulejmani në emisionin “Bota në Fokus” të Televizionit SHENJA, duke folur për paralajmërimet për formimin e shtetit bektashian ka deklaruar se fakti që mënyra se si u shpall kjo ide, nga një politikan, nga një kryeministër dhe nuk ishte prodhim endogjen i luftërave intelektuale brenda intelegjencës shqiptare qoftë asaj fetare apo asaj laike, e bënë të pabesueshme.“Ky realitet i ri nuk zgjidhet, nuk debatohet në këtë mënyrë, duke bërë trupëzimin, coptëzimin e një komuniteti që deklarohet muslimanë, pjesa dërmuese sunni, duke prioritizu, avancu dhe ngritur edhe në një shtet të një grupimi në kuadër të Islamit dhe…
Portali ORAinfo.net është themeluar në qershor të vitit 2012 nga një grup gazetarësh dhe redaktorësh, që të gjithë me përvojë të gjatë në mediat e Kosovës. Qëllimi i themelimit të portalit është ofrimi i alternativës në marrjen e informatave në mënyrë profesionale dhe në kohë sa më të shpejtë. Materialet dhe informacionet në ORAinfo nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia e ORAinfo.
Tre të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në zonën e Kasharit, ku siç shihet edhe në këtë foto makina është shkatërruar në pjesën e motorit. Raportohet se dy prej të plagosurve janë transportuar në spital. Ndërkohë policia dhe forcat zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

