Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Mzizë të Divjakës. Një makinë ka përplasur një këmbësor të moshës 90 vjeç. Për fat të keq i moshuari ka ndërruar jetë në spital, për shkak të plagëve të marra. “Rreth orës 17:45 shtetasja J. K., 39 vjeçe, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin S. N., rreth 90 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia. Njoftimi i plotë i policisë për aksidentin fatal Divjakë/ Informacion paraprak Rreth orës 17:45, në fshatin Mizë, Divjakë,…
Author: almakos
Është zbardhur dinamika e ngjarjes së rëndë sot në Tiranë, ku pas një sherri mes nxënësve, ka humbur jetën një 14-vjeçar. Mësohet se vktima dhe i plagosuri janë nxënës të shkollës 9-vjecare “Fan Noli”, ndërsa të tjerët janë nxënës të një shkolle tjetër. Kanë pritur sapo kanë mbaruar mësimin dy nxënësit e shkollës “Fan Noli” dhe më pas i kanë sulmuar në një rrugicë rreth 150 metra larg shkollës. Ngjarja, sipas kqyrjes së kamerave që ka bërë policia ka ndodhur në 1 minutë e 30 sekonda. Viktima dhe i plagosuri nuk ishin nxënës problematikë në shkollën “Fan Noli”. Viktima është…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Me të kuptuar se do e ndajë shtratin e gjumit me Gjestin, Diana mbrëmë shpërtheu në lot. Ajo në një moment, u pa e vetme dhe e mërzitur, derisa pinte cigare. Për më shumë ndiqni pamjet më poshtë: [embedded content] Komento: Komenti
Sot (18 nëntor) Guvernatori Sejko priti në takim një ekip të Bankës Botërore (BB), në kuadër të misionit të tyre për Programin e Remitancave dhe Pagesave 2.0, të kryesuar nga Asad Alam, Drejtor Rajonal për Zhvillimin Gjithëpërfshirës, Financat dhe Institucionet për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, i cili shoqërohej nga: Emanuel Salinas, Përfaqësues rezident i BB-së në Shqipëri dhe Richard Record, Menaxher i Departamentit për Zhvillimin Gjithëpërfshirës, Financat dhe Institucionet për Vendet e Ballkanit Perëndimor. Në krye të takimit, Guvernatori Sejko prezantoi panoramën ekonomike të vendit, duke u shprehur se ekonomia shqiptare dhe treguesit kryesorë të stabilitetit ekonomik, monetar…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet, ku një 63 vjeçar, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku banonte, në zonën e Laprakës. Sipas raportimeve të policisë, mësohet se shtetasi me iniciale A. B., 63 vjeç, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Njoftimi: Më datë 18.11.2024, rreth orës 16:25, në Laprakë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku banonte shtetasi A. B., 63 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.…
Gjuha shqipe nuk ka qenë kurrë gjuhë zyrtare në Maqedoni të Veriut. Atje nuk ka ligj për gjuhën shqipe, por ka ligj për përdorimin e gjuhëve që e flasin 20% e popullsisë. Kështu u shpreh kryeministri Albin Kurti në konferencën për media, pas mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare me RMV-në, i pyetur se a po rrezikohet shqipja në Maqedoni të Veriut. ALBIN KURTI, KRYEMINISTËR I KOSOVËS “Ju e dini që në Kosovë, ndonse shqiptarë janë rreth 93%, 4% i kemi serb, edhe serbishtja është gjuhë zyrtare. Por në Maqedoninë e Veriut nuk mund të thuhet që na paska qenë shqipja gjuhë…
Detaje të reja dalin lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot kryeqytetin dhe jo vetëm, ku mbeti i vrarë me thikë në zemër një 14-vjeçar dhe i plagosur bashkëmoshatari i tij. Sherri i dhunshëm ndodhi në një distancë 150 metra nga shkolla Fan Noli, pas mbarimit të mësimit në këtë shkollë. Gazetari i Neës 24, Igli Çelmeta bën me dije se nga këqyrja e kamerave rezulton se në konfliktin e përgjakshëm u përfshinë 5 adoleshentë, 14-vjeçari i vrarë, bashkëmoshatari i plagosur dhe tre autorët e dyshuar. Njëri prej autorëve është shoqëruar në polici, ndërsa dy të tjetër janë identifikuar…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, është pyetur lidhur me arrestimet e ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në RMV.Ai ka theksuar se, kushdo që nuk ka shkelur ligjet e Maqedonisë mund të vizitojë lirisht Shkupin. “Sa i përket personave që janë me fletarrestimet, askush që nuk i ka shkelur ligjet e Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut dhe askush që nuk ka konflikt me ligjet dhe Kushtetutën lirisht mund të vijë të shëtis në Shkup, në Maqedoni të Veriut unë i ftoj të vijnë, ne jemi shtet…
Melinda Ademi është një nga yjet më të mëdha të muzikës moderne shqiptare. Vitet e fundit, ajo ka tërhequr vëmendjen e masave me krijimtarinë e saj, duke sjellë vetëm hite. Çdo këngë e saj është një ngjarje, duke e vendosur Melindën në zemrat e fansave në Shqipëri dhe jashtë saj. Karriera e këngëtares ka njohur ngritje të vazhdueshme dhe në çdo hap ajo ka arritur të impresionojë me zërin e saj unik dhe stilin e veçantë. Ajo është e njohur për energjinë e lartë në skenë dhe për angazhimin e saj në projekte inovative muzikore. Secila prej këngëve të saj…
Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti, nga Prishtina deklaroi se takimi i sotshëm në Prishtinën nënkupton thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve në shumë fusha.Mexhiti tha se janë nënshkruar marrëveshje të cilat janë në interes të qytetarëve të dyja vendeve.“Dy qeveritë janë faktor i stabilitetit i zhvillimit i prosperitetit në këtë rajon”, tha Mexhiti, raporton SHENJA.Sa i përket thirrjeve për “shpëtim” të gjuhës shqipe, zv/kryeministri Mexhiti, tha se në RMV nuk ka patur ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, por ligj për gjuhën që e flasin mbi 20% e qytetarëve të Maqedonisë.“E dyta, nuk rrezikohet nga Qeveria e Maqedonisë, por ka…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim ndaj të pandehurit Andri Mehja, ish-kryeinspektor i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal. Hetimet për procedimin penal nr. 92 të vitit 2024 kanë zbuluar se më 15 prill 2024, brenda së njëjtës ditë, i pandehuri ka firmosur dy vendime administrative: Vendimi nr. 12, për prishjen e një objekti të kundërligjshëm të kundravajtësit V.N., –…

