Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke folur për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, deklaroi se Gjykata Kushtetuese, tre dispozitat për përdorimin e ligjit të gjuhëve i ka dërguar tek Komisioni i Venecias.“Këto tre dispozita paradoksalisht nuk janë vuar në jetë, nuk janë zbatuar në të kaluarën. Tani, i përket gjykatës Kushtetuese në RmV që ta vlerësojë. Por duhet ta sqarojmë një gjë: nuk ka në Maqedoni të Veriut Ligj për përdorimin e gjuhës shqipe dhe nuk ka patur as në të kaluarën. Ekziston ligji për përdorimin e gjuhëve që e përmend shifrën 20%. Po ai nuk është ligj për përdorimin e…
Author: almakos
Mevlan Shaba ka folur për herë të parë pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 3. Ai ka treguar për arsyet se përse mendon që u largua nga ky format si dhe për shumë gjëra të tjera që përfshijnë jetën personale. Ish-konkurrenti ka folur për videon e ish-partneres Livias dhe se a mendon se kjo gjë e penalizoi. “Ka qenë një gjë e tepruar, një ego për famë, ia arriti qëllimit”, u shpreh ai. E këtë e ka diskutuar edhe me partneren e tij aktuale, ku thotë se çdo gjë është në rregull. I pyetur nëse ka ndonjë mesazh për…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin e Fushë Kosovës, ku një grua është gjetur pa shenja jete në banjon e shtëpisë së saj në rrugën “Aziz Abrashi”. Rasti është konfirmuar nga Policia, dhe hetimet janë në vazhdim për të zbardhur arsyet dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi. Vdekja e viktimës, e cila më vonë u identifikua si Lirie Zogu, rreth 71-vjeçe, është konfirmuar nga ekipi mjekësor që ka arritur në vendin e ngjarjes. Trupi i saj është dërguar për obduksion për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, duke larë dyshimet dhe brengat që kanë kapluar familjen dhe vendin më të…
Ka ndërruar jetë mituri 14 vjeç i cili ishte në gjendje kritike shëndetësore, nga konflikti me thika para shkollës 9 vjeçare “Fan Noli”. Policia e shtetit bën me dije se në këtë konflikt është përfshirë dhe një bashkëmoshatar i tretë, teksa gjithashtu raporton se është shoqëruar një prej autorëve. I plagosuri tjetër ndodhet në spital, në gjendje të stabilizuar pasi i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, rreth orës 13:10, pasi kishte mbaruar ora e gjashtë e mësimit. Gazetari Igli Çelmeta raporton se viktima, L.C., kishte marrë plagë të shumta në bark. Sakaq, grupi hetimor po vijon punën për…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në konferencën për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti tha se takimi ka qenë shumë produktiv gjë që sipas tij, është e rëndësishme për përforcimin e marrëdhënieve të mëtutjeshme.Ai tha se kanë biseduar për përforcimin ekonomik, dhe se kanë arritur marrëveshje për pika të rëndësishme që do të mundësojnë përaparim ekonomik të dyja vendeve.Mickoski, shkruan SHENJA, tha se kanë diskutuar edhe për angazhimin për anëtarësim në BE.“Jemi të bindur se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE dhe jam i bindur se së bashku mund të kalojmë sfidat”, tha Mickoski.Mickoski tha…
Një prej 14 vjeçarëve të përfshirë në konfliktin me thika në shkollën 9 vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet, raportohet të jetë në gjendje kritike shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku dy të miturit kanë përshkallëzuar sherrin e tyre duke përdorur thika. Të dy adoleshentët kanë mbetur të plagosur, por i mituri, i identifikuar L.C., raportohet të jetë në gjendje të rëndë. Nuk ka informacion se si është gjendja e të miturit tjetër. Priten informacione të mëtejshme nga Policia e Shtetit. LEXONI EDHE: Përshkallëzohet konflikti mes dy adoleshentësh pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë! Raportohet për të plagosur me thikë
Në mbledhjen e përbashkët qeveritare mes Shkupit dhe Prishtinës, kryeministri kosovar Albin Kurti nuk la pa përmendur se pret përfunimin e rrugës Shkup-Bllacë dhe atë Tetovë Prizren.Albin Kurti, kryeministër i Kosovës“Ne mirëpresim përfundimin e autostradës nga Bllaca për në Shkup më në fund 10 kilometrat e mbetur që do të lidhte autostradën e Maqedonisë së Veriut dhe atë Arbër Xhaferi dhe së bashku të angazhohemi për jetësimin e tunelit që lidh Prizrenin me Tetovën, angazhim tash më i marrë nga dy vende tjera”.Ndërkaq, kryeministri Hristijan Mickoski pritjen e delegacionit të RMV-së e quajti të jashtëzakonshme dhe me të gjitha nderimet…
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Edi, ka habitur banorët me të cilët po qëndronte në oborr me një deklaratë. Ai u shpreh se do të jepte 30 mijë euro para kesh që Gjesti dhe Xheneta të dilnin nga shtëpia. “Pasha emrin e Allahut jam në gjendje 30 mijë euro kesh me i shti në shtëpi, me jua nda nga 15 mijë euro të dyve vetëm me i pa jashtë shtëpisë”, u shpreh Edi.
Dy adoleshentë pranë shkollës 9 vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet janë përfshirë në një konflikt fizik, i cili ka përshkallëzuar në përdorimin e armëve të ftohta (thikë). Gazetari Igli Çelmeta, raporton se të dy të miturit kanë mbetur të plagosur. Adoleshentët janë nxënës të kësaj shkolle. Lajmi është në përditësim.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka thënë se nga 1 janari i vitit 2025 do të lehtësohet edhe më shumë lëvizja e qytetarëve mes dy vendeve. Kryeministri Kurti tha se nga 1 janari i vitit të ardhshëm në dy pikat kufitare, Bllack-Hani i Elezit dhe Jazhnic-Glloboqic do të zbatohet modeli hyrje-hyrje, ku zyrtarët do të punojnë në një ndërtesë të përbashkët, e që sipas tij kjo do të shkurtojë edhe pritjet e gjata në kufi.“1 janar 1 nëntor janë regjistruar 5 milionë kalime kufitare në të dy kahjet.…
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, nën shoqërimin e vajzës së saj. Ajo u shpreh se erdhi te marre dosjen per neser, kur parashikohet te zhvillohet seanca ne apel per masen e sigurise per te dhe Ilir Meten
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke kujtuar se ishte pikërisht BDI ajo që ndërmori dhe realizoi takimet më të rëndësishme ndërqeveritare ndërmjet dy vendeve.“BDI rikujton gjithashtu se projektet më të rëndësishme të bashkëpunimit strategjik midis dy vendeve, përfundimi i dy kilometrave të para nga autostrada Shkup – Bllacë, hapja e pikës kufitare Bellanoc – Stançiq, ngritja e pikës së përbashkët kufitare One-Stop-Shop, lidhja infrastrukturore përmes projektit të rrugës Tetovë-Prizren, zhvillimi i projekteve turistike Kodër e Diellit-Brezovicë, janë inicuar, miratuar dhe realizuar pikërisht…

