Author: almakos

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është përfshirë në një situatë të tensionuar pas shpërthimit të skandaleve brenda dikasterit që udhëheq. Pas përplasjeve me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), të cilët Peci i cilësoi si kriminela dhe horra, ai nuk e kurseu as liderin e Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacollin. Me anë të një postimi në ‘Facebook’, Peci shprehu se emri i Pacollit kishte shfaqur në “dosjen e vrasjes së njërit prej heronjve më të shquar të historisë së Kosovës”. Kjo akuzë ngjalli reagime të shumta dhe të shpejta. Reagimi i Pacollit nuk…

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, ka komentuar kërcënimin që ka ardhur në adresën e elektronike të BDI-së.Ai shkruan se ky nuk është kërcënimi i parë që është drejtuar grupit parlamentar të BDI-së këtyre ditëve, shkruan SHENJA.Megjithatë, Bexheti, thotë se ky kërcënim nuk i zmbraps ata.“Ky është kërcënimi i radhës, jo i pari, gjatë këtyre ditëve drejtuar grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim!Po a me të vërtetë ju ka lanë mendja dhe mendoni se me kështu kërcënime frikësoni dikë?Veç ta keni të qartë… as qerpiku nuk na lëviz, e jo më përcaktimi ynë!Organet e shtetit duhet të bëjnë punën e…

Lexo më Shumë

Nesër (18 nëntor) do të përcillet për në banesën e fundit anëtari i Gjykatës së Lartë, Darjel Sina, i cili ndërroi jetë në moshën 45-vjeçare. Darjel Sina vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Ndërkohë që nesër do t’i jepet lamtumira e fundit. Familjarët dhe kolegët gjyqtarë të të ndjerit njoftojnë se ditën e hënë do të zhvillohen homazhe në nder të Dariel Sinës në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga ora 09.00 – 12.00.Prej ambienteve të KLGJ Dariel Sina do të përcillet për në varrezat e Sharrës. NJOFTIMI Për ti dhënë lamtumirën gjyqtarit të ndjerë Darjel Sina,…

Lexo më Shumë

Një 48-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht këtë të diel në zonën Spartila të ishullit të Korfuzit në Greqi. Shqiptari fatkeq humbi jetën mëngjesin e sotëm, teksa po punonte në një arë me ullinj. Mediat lokale, referuar burimeve të policisë, bëjnë me dije se 48-vjeçari vdiq, kur shkopi prej hekuri që ai po përdorte gjatë punimeve të pemët e ullinjve preku te telat e tensionit të lartë, ku për pasojë shqiptari mori plagë fatale. Ai u transportua në spital, por nuk i mbijetoi plagëve të marra. Policia e Korfuzit po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Një sherr i dhunshëm mes dy burrave me origjinë shqiptare ka ndodhur në via Padova, në Milano të Italisë, duke lënë të plagosur njërin prej tyre. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të së dielës, ku sipas hetimeve, dy personat kanë nisur një konfrontim të ashpër i cili ka degjeneruar shpejt në dhunë, ndërsa ende nuk dihen ende arsyet e debatit. Gjatë diskutimit të ashpër, një nga shqiptarët, një 32-vjeçar, ka nxjerrë armën. Gjatë përleshjes me bashkatdhetarin, arma është shkrepur aksidentalisht duke plagosur në këmbë pronarin e saj. Menjëherë pas plagosjes në vendngjarje ka mbërritur…

Lexo më Shumë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka reaguar ashpër në lidhje me lajmet që po qarkullojnë, ku thuhet se ai ka ndikuar që vëllai i deputetes, Fitore Pacolli, të përfitojë rreth 100 mijë euro grant. Peci, duke mbrojtur veprimet e tij dhe arritjet e Ministrisë, ka theksuar se nuk është në gjendje ta ndalin as me plumba e as me ujë. Kjo deklaratë e fuqishme tregon vendosmërinë e tij për të vazhduar reformimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë. Ai vazhdoi duke shpjeguar se çdo akuzë ndaj tij lidhet me sukseset që po arrihen në këtë sektor.…

Lexo më Shumë

Duket se tashmë erdhi dimri i “vërtetë” pasi për javën që presim përpara mbi vendin tonë pritet depërtimi i një qendre të thellë të presionit atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa por edhe të ftohta. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, depërtimi i kësaj qendre të thellë në detin Mesdhe do të sjellë si pasojë sasi të lartë të lagështirës dhe ditë me reshje shiu me intensitet të lartë. Gjithashtu për shkak të masave ajrore të ftohta me origjinë Polare dhe futja e tyre në detin Mesdhe do të bëjë që të ketë edhe reshje dëbore të cilat në relievet malore…

Lexo më Shumë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se në mbledhjen e nesërme të qeverive të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, duhet të trajtohet çështja e të drejtave themelore të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut,  përfshirë përdorimin e gjuhës shqipe. Krasniqi po ashtu ka thënë se një çështje tjetër që duhet patjetër të trajtohet të hënën në mbledhjen e dy qeverive është edhe çështja e arrestimit të veteranëve të UÇK-së nga ana e RMV-së.  MEMLI KRASNIQI, KRYETAR I PDK-SË “Sa i përket takimit me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, janë së paku dy çështje kyçe që duhet të trajtohen seriozisht,…

Lexo më Shumë

Teuta Selimi, është një këngëtare shumë e njohur, por edhe e dashur për publikun. Ajo ka kohë që është pjesë e skenës muzikore shqiptare, shkruan ORAinfo. Teuta është aktive edhe në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Se fundmi, mediat raportojnë se Teuta Selimi dhe bashkëshorti i saj, Patriot Neziri janë ndarë përfundimisht. Sipas burimeve të Prive, ata nuk po jetojnë më bashkë.

Lexo më Shumë

Një akident me vjekje është shënuar në aksin rrugor “Butrint-Xarrë”, në vendin e quajtur “Kolektori i Butrintit”.   Klodian Karoshi, banues në Shëndëlli, është gjetur i vdekur në automjetin e tij të aksidentuar në aksin Vrinë-Butrint. Sipas policisë, 33-vjeçari dyshohet se duke drejtuar automjetin tip Suzuki, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke rënë në kolektorin e ujit, ku si pasojë ka humbur jetën. Burime bëjnë me dije se i riu dyshohet se është aksidentuar mbrëmjen e djeshme, pasi prej atëherë nuk i ishte përgjigjur telefonatave të familjarëve të tij. Ai ishte prind i një fëmije, ndërsa ishte edhe vetë djalë…

Lexo më Shumë

Një 57-vjeçar është dëmtuar aksidentalisht në pjesën e kokës gjatë orarit të punës në Sarandë. Uniformat blu bëjnë me dije se 57-vjeçari me iniciale N.N është aksidentuar  gjatë punimeve të brendshme, në katin e dytë të një pallati në pronësi të shtetasit A. R. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në lagjen nr. 1. 57-vjeçari është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë Sarandë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 13:00, në lagjen nr. 1, gjatë punimeve të brendshme, në katin e dytë…

Lexo më Shumë