Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Izet Mexhiti i ka quajtuar patetike dhe qesharake, përpjekjet e ish-ministrit të punëve të jashtme, Bujar Osmanit për ta njollosur mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që u mbajt në Prishtinë. “Nga Ministri i parë i punëve të jashtme me përkatësi etnike – shqiptar, kam pritur më shumë sot. Kam pritur që të ngrihet përtej ndasive e acarimeve të politikës ditore dhe minimalisht të trajtimit të mbledhjes së sotme si një hap pozitiv dhe afirmativ në marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Por, për fat të keq, ashtu siç e harxhove mandatin tënd- me…
Author: almakos
Gresa është zgjedhur kapitene e javës, pasi ka fituar sfidën. Me këtë rast ajo ka fituar një avantazh dhe është ftuar në dhomën e surprizave. Ajo ka qenë përball pesë zarfeve, ku njërin ka zgjedh ta marrë. “Kapitene Gresa, ti sonte ke fatin e rrugëtimit te banoreve, duhet te zgjedhësh dy emra, ata shkojnë sonte ne televotim dhe njeri do te eliminohet, ndërkohe ti do te jesh imune nga televotimi kete jave”, thuhet ne zarf.
Përbërja e re e Komisionit për falje do të konstituohet për dy-tre ditë, paralajmëroi presidentja Gordana Siljanovska Davkova, duke theksuar se deri tani kanë pranuar gjykatësja e pensionuar e Gjykatës Supreme, Millka Ristova, profesorët Oliver Baçanoviq, Afet Mamuti, Aleksandra Gruevska dhe profesoresha psikologe nga Fakulteti për siguri, Dragana Batiq. Pëlqimi, siç shpjegoi Siljanovska Davkova, pritet nga një gazetar tjetër i respektuar në pension dhe një profesor tjetër i së drejtës penale nga UEJL. – Më e rëndësishmja për këtë komision është që së pari ta bëjë këtë, pasi po vjen Viti i Ri, e më pas ka falje. Por, një…
Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje në lidhje me laboratorin e kokainës në Qerekë të Krujës. Lala në studion e emisionit ‘Open’ në News24, zbuloi se zbulimi i laboratorit ka qenë një punë ekskluzive e SPAK e bazuar në hetime rreth dy vjeçare, ndërsa për Policinë tha se ‘hyri në lojë’ në momentin kur do të ekzekutoheshin urdhër ndalimet. Pasi SPAK ishte vënë në dijeni për porositjen e ngarkesës, Lala tha se përdori një agjent për të bërë blerje të simuluar në mënyrë që të bëhej akt ekspertimi për të provuar nëse kishte apo jo drogë në lëkurat e kafshëve…
Ka ngelur më pak se një orë që nga nisja e spektalit ‘prime’ të shout më të famshëm në vend, dhe jo vetëm. Ky ‘prime’ do jetë i zjarrtë ku edhe sonte do të ketë shumë të papritura dhe dinamika të shumta. Zarf gri, dhe eleminim pritet sonte gjatë spektaklit.
Gazetaraja Klodiana Lala zbardh detaje nga ngjarja që tronditi kryeqytetin këtë të hënë, ku një 14-vjeçar u vra me thikë, ndërsa bashkëmoshatari i tij mbeti i plagosur rëndë. E gjithë ngjarja ndodhi pak metra larg oborrit të shkollës Fan Noli ku viktima ishte nxënës. E ftuar në emisionin “Open” me moderatore Eni Vasilin, Lala tha se shkolla Fan Noli ishte e informuar për konfliktet e të miturve dhe se nuk ndërhyri, duke thirrur prindërit për të sqaruar situatën. Ajo tha se 14-vjeçari që ndërroi jetë sot ishte konfliktuar me një bashkëmoshatar dy ditë më parë, ditën e premte dhe se…
Edhe në ditën e katërt të debatit të Komisionit parlamentar, me të cilin është shtjerrë debati i përgjithshëm, deputetët e pushtetit dhe të opozitës kundërshtuan qëndrimet e tyre për Propozimin e Buxhetit për vitin 2025. Sipas të parëve, buxheti është i zhvilluar, i brendshëm dhe i bazuar në disiplinë, matje të rezultateve, analiza, kontrolle dhe planifikim strategjik, ndërsa sipas të tjerëve është joreal, tregon mungesë vizioni dhe duhet të kthehet për përpilim shtesë në Qeveri. Me debat për amendamentet e Propozim Buxhetin për vitin 2025, nesër vazhdon debati në Komisionin Parlamentar për financim dhe buxhet. Më shumë se 300 amendamente…
Java në vazhdim do të pasohet me ndryshime drastike të motit dhe kushte ekstreme që do të përfshijnë mbase edhe pjesën dërmuese të kontinentit. Nën dominimin e shtypjes së lartë atmosferike, të martën dhe të mërkurën, temperaturat maksimale do të jenë në ngritje deri në 14°C. Megjithatë, këtë periudhë do të shoqërohet me mjegulla të dendura, sidomos në viset e rrafshta gjatë orëve të para të ditës, me temperatura minimale që variojnë nga 0°C deri në 4°C. Kjo do të thotë se për ata që udhëtojnë herët në mëngjes, kushte të tilla mund të krijojnë vështirësi në qarkullim. Të mërkuren…
Presidenti rus, Vladimir Putin ka ftuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, për të vizituar Moskën më 25 maj të vitit tjetër, kur do të shënohet përvjetori i 80-të i fitores në Luftën e Dytë Botërore, transmeton Radiotelevizioni i Serbisë (RTS). “Ju ftoj të merrni pjesë në festimet për 80-vjetorin e fitores së Luftës së Madhe Patriotike, që do të mbahen në Moskë në maj të vitit 2025”, është cituar të ketë thënë Putin. Kabineti i presidentit të Serbisë, as nuk e ka pohuar, dhe as mohuar këtë informacion, kur është pyetur nga Radio Evropa e Lirë për konfirmim. Mes tjerash, Putin…
Detaje të reja janë mësuar lidhur me ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku pas një sherri mes nxënësve mbeti i vrarë me thikë një 14-vjeçar. Gazetari Igli Çelmeta bën me dije se sherri ka nisur prej një javë në rrjete sociale. Dy ditë më parë ata kishin patur një përballje mes tyre, ndërsa sot, para se të nxirrnin thikat pas mësimit, viktima dhe një nga autorët ishin konfliktuar në oborrin e shkollës ‘Fan Noli’ gjatë pushimit të gjatë. Ka qenë oficeri i sigurisë ai që kishte shuar sherrin mes të miturve, por nuk kishte njoftuar policinë lidhur me atë çfarë…
Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me gjuhën shqipe. Ja reagimi i plotë i Rexhepit: KRYEMINISTËR EDHE KËSAJ RADHE IA KE HUQ Me gjithë respektin për ju si kryeministër i Kosovës, por me deklaratën amatoreske për gjuhën shqipe, deklaratë kjo e pregaditur në kuzhinën e qeverisë antishqiptare maqedonase, edhe një herë po dëshmoni që, për interesat e ngushta të juaja, po shkelni mbi interesat kombëtare shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Për të mbuluar faktin që, Qeveria e Kosovës nuk ka komunikim të rregulltë ndërqeveritar me asnjë…
Ish-zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi, ka reaguar me forcë ndaj akuzave të bëra nga zëvendësministri aktual, Taulant Kelmendi, për platformën e digjitalizimit të arsimit. Kelmendi e akuzoi ish-ministren Hykmete Bajrami se projekti i 5.6 milionë eurove për digjitalizimin e arsimit është “avulluar” dhe se paratë që janë investuar për këtë qëllim nuk janë shfrytëzuar. Kelmendi, në deklaratën e tij, theksoi se “sot e asaj dite paratë kanë shkuar dhe platforma nuk gjendet askund”, duke ngritur shqetësime për transparencën dhe menaxhimin e financave në këtë projekt vital për arsimin. Ky informacion ka marrë jehonë të madhe në opinionin publik, duke e…

