Author: almakos

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se buxheti i Kosovës për vitin 2025 është i pamjaftueshëm për komunat, duke nënvizuar se kontratat kolektive po sjellin pasoja të rënda financiare. Ibrahimi, në një bisedë me Ekonomia Online, shpjegoi se megjithëse buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 22 për qind më i lartë, kjo rritje nuk do të sjellë qartazi përfitime për komunat. Sipas tij, kontratat kolektive kanë absorbuar më shumë se 62 milionë euro nga buxheti i komunave vetëm për vitin 2024. “Në vitin 2024, buxheti për komunat ka qenë 22.4 për qind…

Lexo më Shumë

Sot do të nisë era e re e dixhitalizimit të fiskalizimit në Kosovë. Kjo ngjarje e rëndësishme do të shënojë një hap të madh përpara në rritjen e transparencës dhe efikasitetit të sistemit të fiskalizimit në vend. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë figura kyçe nga institucione të ndryshme, duke përfshirë ministrin e Financave, Hekuran Murati. Hekuran Murati, një personalitet i njohur në fushën e financave dhe administratës publike, do të flasë për rëndësinë e këtij procesi dhe ndikimin e tij në menaxhimin e financave publike. Ai do të theksojë se si dixhitalizimi do të ndihmojë për të zvogëluar…

Lexo më Shumë

Në Apelin e GJKKO-së do të mbahet ditën e sotme, seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën dhe deputeten e kësaj force politike, Monika Kryemadhin. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK-ut, Meta akuzohet për veprat penale: “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”  në 3 raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të…

Lexo më Shumë

Drenusha në një konflikt me disa nga banoret e shtëpisë ka bërë që të rikujtojë historinë e trisht të saj. Drenusha mes lotësh ka rrëfyer pjesën e errët të saj e cila u përball me bashkëshortin e saj, shkruan Kosovarja. “Unë këtë pjesë e vuaj shumë, madje këtë pjesë nuk kam dashur të foli asnjëherë, sepse unë e di sa kam hekë me djalin tim, se ai e ka vuajtur divorcin tone pasi edhe ka flejt në shtratin tonë, çdo natë kam flejt me lot në sy pasi kom pas frike që po ma marrin shteti suedez djalin” ishin fjalët…

Lexo më Shumë

Djali i mitur 14 vjeçar, i cili vrau bashkëmoshatarin e tij me thikë një ditë më parë (18 nëntor), pranë shkollës 9 vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet, është arrestuar nga uniformat blu. Ndaj të miturit rëndojnë dy akuza “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 79 pika a dhe 279 të Kodit Penal. Ngjarja ndodhi për një konflikt me motive të dobëta, e nisur më herët nga rrjetet sociale, por fatkeqësisht i mituri nuk arriti të mbijetonte plagëve. Përgjatë konfliktit janë dëmtuar të 3…

Lexo më Shumë

Deklaratat e fundit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut janë të pavërteta dhe të papranueshme, thuhet në reagimin e BDI-së. “Ligji për Përdorimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut, miratuar si pjesë e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e njeh qartë dhe garanton përdorimin e gjuhës shqipe si një gjuhë zyrtare dhe si një e drejtë themelore e shqiptarëve. Në mënyrë specifike, neni 1, paragrafi 2 i ligjit thekson qartë: “Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve (gjuha shqipe), gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, në…

Lexo më Shumë

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me atentatin mafioz ndaj Klajdi Prendit, djalit të ish-gjyqtarit, Fran Prendit, i cili u ekzekutua pak pas mesnate teksa po hynte në makinën e tij në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Gazetari Igli Çelmeta raporton se dyshohet që në atentat të kenë marrë pjesë 3 persona, ku njëri supozohet se ka qenë shofer dhe dy të tjerët ekzekutorët. Sakaq, mësohet se viktima ka pasur precedentë të mëparshëm penal, pasi në zgjedhjet e fundit është shpallur në kërkim për shkak se qëlloi në ajër me armë zjarri në Pukë. Policia në informacionin zyrtar paraprak sqaron…

Lexo më Shumë

Krimi i rëndë që tronditi kryeqytetin, ku u vra me armë zjarri me silenciator Klajdi Prendi ka ndodhur rreth orës 00:36 në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Policia në informacionin zyrtar paraprak sqaron se Prendi, rreth 30 vjeç u qëllua me armë zjarri. I riu u transportua për në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërrur jetë. Ndërkohë rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip “Audi”, që dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes. Klajdi Prendi është djali i ish-gjyqtarit, Fran Prendi. Tiranë/Informancion paraprak Më datë 19.11.2024,…

Lexo më Shumë

Klajdi Prendi, viktima 28 vjeç nga atentati pas mesnate në kryeqytet, është djali i ish-gjyqtarit, Fran Prendi. Sipas gazetarit Igli Çelmeta,  i riu është mbajtur nën vëzhgim dhe monitorim nga autorët, të cilët kanë pritur momentin kur 28-vjeçari është futur në automjetin e tij G-Class. Sapo viktima është futur në mjet e kanë qëlluar me armë zjarri me silenciator. Drejt viktimës është qëlluar me 5 plumba. Krimi i rëndë ndodhi pak pas mesnatës (19 nëntor) në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku autorët ende të paidentifikuar qëlluan ndaj të riut me armë zjarri. Fillimisht u raportua se ai mbeti i…

Lexo më Shumë

Sonte në Butel në mbledhjen me popullin të organizuar nga dega e BDI-së, para qindra simpatizantëve e anëtarëve të partisë kryetari i kësaj parties Ali Ahmeti porositi të gjithë faktorët politik brenda dhe jashtë shtetit se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare dhe me tërë qenien tonë do ta mbrojmë këtë. Ahmeti theksoi se Marrëveshja e Ohrit është arritur me gjakun e dëshmorëve e është jetësuar me djemtë më të mirë të UÇK-së që vazhduan idealin e tyre në BDI, andaj sa të jetë gjallë BDI-ja, në opozitë apo në pozitë themelet e Marrëveshkes së Ohrit nuk tolerojmë…

Lexo më Shumë