Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti, nga Prishtina deklaroi se takimi i sotshëm në Prishtinën nënkupton thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve në shumë fusha.
Mexhiti tha se janë nënshkruar marrëveshje të cilat janë në interes të qytetarëve të dyja vendeve.
“Dy qeveritë janë faktor i stabilitetit i zhvillimit i prosperitetit në këtë rajon”, tha Mexhiti, raporton SHENJA.
Sa i përket thirrjeve për “shpëtim” të gjuhës shqipe, zv/kryeministri Mexhiti, tha se në RMV nuk ka patur ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, por ligj për gjuhën që e flasin mbi 20% e qytetarëve të Maqedonisë.
“E dyta, nuk rrezikohet nga Qeveria e Maqedonisë, por ka një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese, ku 9 gjykjatës janë zgjedhur nga Qeveria LSDM-BDI. Pra, problemin e bëjnë gjykatësit që kanë mandat nga shumica e kaluar”, tha Mexhiti.
Ai tha se ata i sigurojnë edhe qytetarët shqiptarë në RMV edhe në Prishtinë dhe rajon se nuk ka nevojë të mërziten se drejtat që janë fituar nuk mund të degradohen por të drejtat do të avancohen.
“Pra ne jemi garant që gjuha shqipe do të avancohet në RMV. Ashtu siç gjetëm zgjidhje, është formuar grupi i ekspertëve të cilët po punojnë për balancuesin i cili ka qenë vetëm mekanizëm, tani të merr përmasat e zgjidhje ligjore, apo ligj i veçantë për avancimin e shqiptarëve në Maqedoni”, tha Mexhiti. /SHENJA/
Data 11.09.2026
Aktuale
- Shyhrete Behlulit i publikohet një fotografi që mendonte se ishte zhdukur, pjesë e saj është edhe Luli, një gjë e tillë nuk pritej
- Italia përfshihet nga moti ekstrem, dy gra humbin jetën – njëra nga tornadoja – PAMJE
- Kayo dhe trafiku i armëve/ Gazetari: SPAK të marrë këto deklarata të Ardi Veliut e Arjeta Pucës dhe e ka dosjen hetimore mbi tavolinë
- Gili po shtyhet me rejat e veta se kush po duket më e re, ka veshur fustan krejt me xixa, e belin e ka ba për “dy kollana”
- Përfundojnë fjalimet/ Me thirrjet “Dorëheqje”, protestuesit drejtohen për tek sheshi “Nënë Tereza”
- “Gjykata Supreme rrëzon dënimin ndaj Stevço Jakimovskit, rasti kthehet në rigjykim
- Rama ‘shpërblim’ 5 mijë lekë pensionistëve, Gent Progni thirrje nga protesta: Mos u gënjeni me një kacidhe! Policia të lirojë 10 të arrestuarit!
- Në ditëlindjen e saj, Remzie Osmani merr dhuratën më të bukur nga burri – akoma është i dashuruar kokë e këmbë në të




