Edhe këtë të hënë kryeqyteti ynë u gjet në vendin e 9-të në botë për ndotjen, sipas ueb-faqes së njohur për matjen e ndotjes së ajrit në kryeqytetet e botës, IQAir. Qytetet e Maqedonisë së Veriut gjatë gjithë këtij muaji janë gjetur në krye të listave të cilësisë së ajrit në botë për nga ndotja e ajrit. E me këtë rast, zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor Izet Mexhiti u pyet se çfarë po ndërmerr Qeveria për ajrin e ndotur. Në kohën kur ka mungesë të jashtëzakonshme të autobusëve publik, ai tha pritet të arrijnë 6 autobusë elektrik…
Author: almakos
Personi që shihni në foto është 42-vjeçari Nikolin Nika, shqiptari i cili është gjetur i vdekur me 3 plagë në qafë në një trotuar përpara një lokali në Viale Delle Vittoria në Bettola të Italisë, pasditen e 24 nëntorit. Sipas mediave italiane, Nika është me origjin nga Shkodra dhe jetonte prej vitesh në Bettola. Ai ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët, njëri nëntë vjeç dhe tjetri i lindur më pak se një vit më parë. Disa orë pas krimit të rëndë, policia italiane mësohet se vendosi në pranga një 62-vjeçar shqiptar, si autor të dyshuar të vrasjes së bashkatdhetarit…
Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Ryva Kajtazi ka ndarë lajmin e hidhur me ndjekësit. Ajo ka bërë të ditur se ka humbur personin e saj më të shtrenjtë, babanë e saj. Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, këngëtarja ndau njoftimin prekës për humbjen e të atit. “Njoftohen miqtë dhe farefisi se sot më 25 nëntor, ndërroi jetë më i dashuri ynë Bashkëshorti dhe Babai ynë Ramadan Kajtazi. Të pikëlluar, familja Kajtazi”, thuhet në postimin e saj në Facebook dhe Instagram. Të afërm të shumtë, e po ashtu figura të njohur nga arti dhe politika i shprehën ngushëllimet e tyre…
Shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me fjalimin e presidentes Vjosa Osmani, duke e theksuar qartë se shteti ynë është në rrugën e duhur dhe agjenda shtetërore është e menaxhuar me sukses. Kusari-Lila theksoi se është e rëndësishme të kuptojmë se çfarë nënkupton stabiliteti për Kosovën dhe si ky stabilitet ndikon në të ardhmen e vendit. Ajo deklaroi se “Kosova është më përparuar se ndonjëherë më parë dhe secili në rolin e tij duhet të kontribuojë në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për popullin tonë.” Ajo…
Daja i Mariglen Gjonajt, eshtrat e të cilit u gjetën 7 vite pas zhdukjes së tij, ka rrëfyer se autori i vrasjes së 16-vjeçarit nuk është vetëm Kristjan Cenaj, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm, por hedh akuza se ka pasur bashkëpunëtorë. Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, daja i 16-vjeçari u shpreh se bashkëpunëtorët e krimit të ndodhur në vitin 2015 janë të zonës dhe se qëndrojnë ende të lirë. Ai theksoi se vrasja e Mariglenit ishte e mirëmenduar dhe se Kristjan Cenaj iu ishte afruar vetëm për këtë qëllim. Gjithashtu, deklaroi se një…
Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë, nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. Ky event simbolik shënon angazhimin e institucioneve për të adresuar një nga sfidat më të mëdha sociale të kohës sonë. Me pjesëmarrjen e Kryeministrit Albin Kurti, kjo fushatë synon të rrisë vetëdijen dhe të mobilizojë shoqërinë për të luftuar çdo formë dhune ndaj grave. Një nga aktivitetet kryesore do të zhvillohet në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës, ku Kryeministri do të flasë për rëndësinë e kësaj fushate, duke theksuar nevojën për integrimin e perspektivës gjinore në të gjitha politikat dhe programet…
Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni blic me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion në Elbasan. Raportohet se janë ushtruar kontrolle në banesat e ish-gjyqtarëve Zihni Shahu dhe Taulant Tafa, si edhe në shtëpitë e disa ish-prokurorëve në Elbasan. Ish-magjistratët janë “fundosur” nga SkyECC pasi emrat e tyre kanë dalë nga bisedat e zhvilluara në aplikacionin e koduar, për të zbutur pozitën e një anëtari të grupit të Suel Çela, raporton gazetarja Klodiana Lala. Në një moment shprehen “Nuk dëgjon Tomi”, referuar gjyqtarit Tomorr Kullolli, të cilin më pas e përjashtojnë nga trupa gjykuese e çështjes. Mësohet se gjatë operacionit blic janë…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, i cili gjatë ditës së djeshme deklaroi se funksionarë të BDI-së, kanë filluar të lëvizin nëpër zyra të hetuesisë dhe prokurorisë.“Deklarata të tilla me konstrukcione politike përndjekëse u dhanë edhe në të kaluarën nga anëtarë të tjerë të Qeverisë pa legjitimitet etnik duke marrë kështu rolin e skenaristit, hetuesit, prokurorit dhe gjykatësit. Këto kërcënime me konstrukcione dhe përndjekje politike si dhe presione ndaj hetuesisë dhe prokurorisë nuk frikësojnë askënd, por shfaqin tendencën skandaloze dhe të papranueshme të ushtrimit të shtetit të kapur nga ana e qeverisë. BDI mbështet…
Po zhvillohet në GJKKO seanca e radhës ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Ndaj ish-kryebashkiakut socialist, SPAK ka kërkuar dënimin e Vangjush Dakos për “shpërdorim detyre” në dy raste dhe ka kerkuar 4 vite burgim. Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar Vangjush Dako mund të dënohet me 2.8 vite burg. Vangjush Dako aktualisht është nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa nuk ndodhet i pranishëm në seancën gjyqësore. Ai përfaqësohet nga avokati i tij, Petrit Ismaili, i cili gjatë konkluzioneve përfundimtare kërkoi pafajësi ose në rast të shpalljes fajtor kërkoi pezullim te ekzekutimit të dënimit me burg. Ish kryebashkiaku…
25-vjeçari i cili vdiq në vendin e punës në Prizren, është Arbër Gërguri nga fshati Vragoli i Komunës së Fushë Kosovës. Në postimin e publikuar në Facebook nga faqja e fshatit të tashmë të ndjerit, shkruan se njoftimi për kohën e varrimit do të jepet më vonë. “Të dashur banorë të fshatit Vragoli, me shumë dhimbje ju njoftojmë se ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 25 vjeçare Arbër Gërguri. Allahu e mëshiroftë Arbërin. Ngushllime familjes Gërguri, jemi me ju në këto çaste të vështira për ju. Për varimin e të ndjerit ju njoftojmë me kohë”, shkruan në postimin e faqes…
Dy ish-gjyqtarë janë arrestuar gjatë një operacioni blic në qytetin e Elbasanit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Bëhet fjalë për ish-magjistraten Pajtime Fetahu ndaj të cilës ishte caktuar më parë masa e sigurisë “arrest shtëpie” nga SPAK për lidhje me bandat. Gjithashtu është arrestuar edhe Zihni Shahu, ish-kreu i Gykatës së Elbasanit, raporton gazetarja Klodiana Lala. Mësohet se ditën e djeshme janë ushtruar kontrolle në disa banesa të personave të lidhur me krimin, si edhe në disa biznese. Kush është Zihni Shahu Zihni Shahu dha dorëheqjen rreth 7 muaj pas nisjes së procesit të vettingut, pasi ndaj tij kishte filluar…
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, ka komentuar deklaratat e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili u shpreh se VLEN-i po zhbën të arriturat e shqiptareve gjatë këtyre 22 viteve, duke thënë se preokupimi i tyre nuk është gjuha apo flamuri, por ruajtja e pasurisë.Taravari tha se do ketë përgjegjësi dhe se procedurat kanë filluar.“Disa funksionarë të BDI-së veç lëvizin nëpër zyrat e hetuesisë dhe prokurorisë, kur do ta bëjnë, këtë e bëjnë organe kompetente shtetërore që unë nuk kam informata të sakta, por e di se lëvizin nëpër ato zyra”, deklaroi Taravari.Taravari nuk deshi të tregojë se kush janë…

