Nikolin Nika është 42-vjeçari shqiptar që u gjet i vdekur me 3 plagë në qafë në një trotuar përpara një lokali në Viale Delle Vittoria në Bettola pasditen e 24 nëntorit. Disa orë pas krimit të rëndë, policia italiane vendosi në pranga një shqiptar, si autor të dyshuar të vrasjes së bashkatdhetarit të tij. Pas marrjes në pyetje, ai u dërgua në burg dhe akuzohet për vrasje me dashje. Nuk është ende e qartë se çfarë ka ndodhur mes dy shqiptarëve. Ka dyshimet se krimi ka ndodhur pas një sherri mes tyre. Viktima, babai i dy fëmijëve, u gjet në…
Author: almakos
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim zyrtar homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Afrim Gashin. Pritja ceremoniale u zhvillua në hyrjen e Kuvendit të Kosovës, duke shënuar fillimin e një vizite të rëndësishme mes dy palëve. Pas ceremonisë, në orën 9:30, nisi një takim kokë më kokë ndërmjet kryeparlamentarëve, derisa pritet të diskutohen tema të rëndësishme që ndërlidhen me bashkëpunimin dypalësh dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ky takim vjen në kuadër të angazhimeve të përbashkëta për thellimin e dialogut parlamentar dhe përmirësimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes…
Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se takimi i radhës mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, do të mbahet në muajin dhjetor. Ky takim është pritur me interes të madh, pas disa vizitave produktive që Lajçak ka zhvilluar gjatë dy javëve të fundit në Gjenevë, Tiranë dhe Paris. Këto vizita kanë shërbyer si një përcaktues i rëndësishëm për përgatitjet e ardhshme. Lajçak theksoi rëndësinë e bisedimeve të heshtura dhe strategjive që po miratohen në drejtim të një zgjidhjeje të qëndrueshme për çështjet e kontestuar mes Kosovës dhe Serbisë. “Me bashkëbiseduesit e…
Një shqiptar raportohet se është vrarë me thikë pasditen e djeshme, 24 nëntor, përpara një lokali në Bettola, një qytet i vogël në provincën e Piacenza. Viktima raportohet se është goditur 3 herë me thikë në qafë dhe nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra. Kur në vendngjarje shkoi ambulanca, shqiptari gjendej i shtrirë në trotuar në një pellg gjaku. Mjekët tentuan t’i japin ndihmën e parë, por 42-vjeçari nuk arriti që të mbijetojë. Policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e vrasjes dhe kapjen e autorit/ëv të krimit.
Inteligjenca Artificiale (AI) po e transformon mënyrën se si interagojmë me telefonat tanë, dhe Samsung dhe Apple po ilustrojnë rëndësinë e bashkëpunimit në këtë fushë të re teknologjike. Me përparimin e vazhdueshëm në inteligjencën artificiale, industria e telefonave ka nisur të eksplorojë mundësi të reja për të thjeshtuar komunikimin mes përdoruesve të gjuhëve të ndryshme. Një shembull i shkëlqyer është Live Translate i Samsung, një veçori që lejon dy persona që flasin gjuhë të ndryshme të zhvillojnë një bisedë të qetë dhe të pandërprerë, duke përdorur përkthimin në kohë reale. Kjo teknologji është një knaqësi për ata që përballen me…
Nga sot (25 nëntor) në transportin publik të qytetit janë përfshirë edhe transportuesit privatë, por jo me kapacitet të plotë. Siç njoftuan të shtunën, në trafik do të përfshihen edhe ato transportues që kanë mundësi financiare. Autobusët e Ndërmarrjes Transportuese Publike – Shkup (NTP) nga e premtja janë duke funksionuar në orarin e tyre të rregullt, pasi Qeveria të enjten u ka dhënë naftë vetëm për shtatë ditë, për të cilën duhet të bëhet prokurimi urgjent përmes Byrosë për Prokurim Publik. Transportuesit privatë apeluan deri te kryetarja e qytetit të Shkupit, këshilltarët dhe Qeveria në mbledhje të përbashkët që të…
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se Këlliçi është paraqitur në SPAK për kallëzimet që ai ka depozituar pranë Prokurorisë. VIJON…
Vrasja e biznesmenit të ndërtimit Eduart Reçi duket se është zbardhur 11 ditë pas krimit tronditës në kryeqytet, ku 52-vjeçari u qëllua me plumb në kokë në sheshpushimin e pallatit të tij, mbrëmjen e 13 Nëntorit. Në pranga ranë ditën e djeshme (24 Nëntor), Shkëlqim Duka, oficer i OPGJ-së në komisariatin nr.2 në Tiranë, dhe vëllai i tij, Florjan Duka, si autor të dyshuar të krimit, ndërsa pas ngjarjes mësohet se fshihen konfiktet për një pronë ku biznesmeni dëshironte të ndërtonte një pallat. “Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi Eduart Reçi, po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i…
Gjatë javës përpara vendi ynë do të ndikohet kryesisht nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Kjo situatë, sipas SHMU, vjen si pasojë e qarkullimit anticiklonar të masave ajrore me origjinë jugore, situatë kjo e rrallë për periudhën që ndodhemi. Megjithatë duke filluar nga orët e vona të ditës së Enjte dhe ditën e Premte pritet përsëri kalimi i disa masave ajrore të ftohta dhe të lagështa duke rikthyer motin e vranët dhe reshjet e shiut. Nga sa u përmend dhe më lartë, nga dita e Hënë dhe deri orët e pasdites apo orët e vona të mbrëmjes të ditës së Enjte moti…
Një oficer policie i komisariatit nr. 2 të policisë së Tiranës dhe vëllai i tij janë arrestuar si autorë të vrasjes së biznesmenit të ndërtimit Eduard Reçi, ndodhur më 13 nëntor 2024 poshtë pallatit ku jetonte dhe të cilin e kishte ndërtuar vetë. Policia bëri me dije dje, 11 ditë nga krimi i rëndë, se zbardhi vrasjen ndërsa arrestoi dy vëllezërit, Shkëlqim Dukaj, 48 vjeç, oficer policie, dhe Florian Dukaj, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë. Burime nga grupi hetimor theksojnë se ka qenë pikërisht efektivi, Shkëlqim Dukaj, 48 vjeç, i njohur si një qitës shumë i mirë mes…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93.2 lekë dhe do shitet me 94.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.9 lekë dhe do shitet me 98.6 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.4 lekë dhe do shitet me 105.5 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.2 lekë dhe do shitet me 118.4 lekë.
CEO i Nvidia, Jensen Huang, deklaroi se bashkëpunimi global dhe përparësia në teknologji do të vazhdojnë, pavarësisht nga mundësitë e kontrolleve të reja të eksportit që mund të vendosen nga administrata e ardhshme amerikane. Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, gjatë mandatit të tij të parë kishte vendosur një sërë kufizimesh në shitjen e teknologjisë amerikane në Kinë, duke e lidhur këtë me shqetësimet për sigurinë kombëtare. Ky politikë u vazhdua më tej edhe nga presidenti aktual, Joe Biden, dhe ngjalli debate të shumta mbi marrëdhëniet tregtare dhe teknologjike mes dy vendeve. Huang theksoi rëndësinë e shkencës dhe përparimit në…

