Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, ka komentuar deklaratat e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili u shpreh se VLEN-i po zhbën të arriturat e shqiptareve gjatë këtyre 22 viteve, duke thënë se preokupimi i tyre nuk është gjuha apo flamuri, por ruajtja e pasurisë.
Taravari tha se do ketë përgjegjësi dhe se procedurat kanë filluar.
“Disa funksionarë të BDI-së veç lëvizin nëpër zyrat e hetuesisë dhe prokurorisë, kur do ta bëjnë, këtë e bëjnë organe kompetente shtetërore që unë nuk kam informata të sakta, por e di se lëvizin nëpër ato zyra”, deklaroi Taravari.
Taravari nuk deshi të tregojë se kush janë ato emra, por tha se së shpejti do të shihet kush janë ato.
“Unë nuk e di, unë nuk punoj as në polici, as në institucione prokurori apo gjykatë. Në qoftë se ju duhen informata pysni, por e di se plot njerëz lëvizin shumë shpesh andej”, deklaroi Arben Taravari.
Data 11.09.2026
Aktuale
- BDI: 17.500 eurot nuk mund të përfundojnë te ndihmësdrejtori – të hetohet zinxhiri deri te Dauti, Kasami dhe Mexhiti
- Aksident në rrugën Veles-Shtip, humb jetën një 46 vjeçar
- Shasivari – Mishel: Përmirësimi i kushteve në institucionet ndëshkuese – korrektuese dhe respektimi i të drejtave të njeriut
- Mickoski: U lëshua në përdorim ndërtesa e rinovuar e Klinikës për neurofiziologji
- 16 të vdekur, vendimi shfuqizohet – VMRO-DPMNE: “Turp për drejtësinë, askush nuk mban përgjegjësi!”
- LSDM: Mickoski gënjen sapo hap gojën, ku përfunduan 5 milionë euro
- Zgjerimi i BRICS: Nga një “rreth miqsh” në një “familje të madhe”
- FMN lavdëron transparencën e Bankës Popullore




