Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, i cili gjatë ditës së djeshme deklaroi se funksionarë të BDI-së, kanë filluar të lëvizin nëpër zyra të hetuesisë dhe prokurorisë.
“Deklarata të tilla me konstrukcione politike përndjekëse u dhanë edhe në të kaluarën nga anëtarë të tjerë të Qeverisë pa legjitimitet etnik duke marrë kështu rolin e skenaristit, hetuesit, prokurorit dhe gjykatësit. Këto kërcënime me konstrukcione dhe përndjekje politike si dhe presione ndaj hetuesisë dhe prokurorisë nuk frikësojnë askënd, por shfaqin tendencën skandaloze dhe të papranueshme të ushtrimit të shtetit të kapur nga ana e qeverisë. BDI mbështet sundim joselektiv të ligjit dhe kërkon veting të monitoruar ndërkombëtarisht për të gjithë bartësit e funksioneve politike.
Të gjithë eksponentët jolegjitim shqiptarë në Qeveri, në vazhdimësi janë denoncuar për afera të mëdha koruptive nga ana e VMRO DPMNE dhe kredibiliteti i tyre është zero në drejtim të qeverisjes së mirë, përkundrazi, duhet të bartin përgjegjësi për keqpërdorimet e tyre masive.
Të gjitha këto deklarata i lexon Bruksli dhe Uashingtoni sepse na largojnë nga shteti i së drejtës dhe vlerat europiane si dhe rikthejnë kohëra të tejkaluara të konstrukcioneve me gjueti politike shtrigash”, qëndron në komunikatën e BDI-së. /SHENJA/
BDI i përgjigjet Taravarit: Deklarata skandaloze për kapjen e shtetit me konstrukcione politike
Data 05.05.2026
Aktuale
- VENDIMI/ Operacioni antidrogë në Elbasan, Gjykata jep masat për 9 nga të arrestuarit!
- Përparim Rama e shkarkon edhe një drejtor të komunës pas koalicionit me PDK’në!
- Mexhiti: 5 Maji është dita kur kujtojmë sakrificën e dëshmorëve
- Banka Popullore: Inflacioni 3,7%, PBB 3,8% në tre muajt e parë të vitit 2026
- (VIDEO) Anulohen tetë diploma të kontestuara nga Fakulteti i Filozofisë
- BDI: Izeti mbi 6.500 ditë në pushtet, u ‘zgjua’ vetëm kur mbeti pa poste
- “Mos na fajësoni ne…”/ Fëmijët e Nikoll Radaçit flasin pas tragjedisë në Durrës
- Policia interviston gazetarin Baton Haxhiu, shkak kjo deklaratë në debat


