Author: almakos

Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës deri në 40 metra ka në qafat malore Strazhë, deri në 30 metra në Pletvar, Presekë, Gjavatë dhe Mavrovë dhe deri 50 metra në Krushevë. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. MARKETING

Lexo më Shumë

Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë pesë komisione – Komisioni për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave, Komisioni i Shëndetësisë, Komisioni për Financim dhe Buxhet, Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe Komisioni Ligjvënës – Juridik. MARKETING

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95.9 lekë dhe do shitet me 96.7 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.9 lekë dhe do shitet me 104 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.4 lekë dhe do shitet me 110.6 lekë.

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin “Debat në Shenja”, i pyetur se si janë raportet me VMRO-DPMNE-së, pasi në kongresin e partisë, ishte i pranishëm Sekretari Gjeneral i VMRO-së, Ahmeti tha se në kongresin e BDI-së kanë qenë të ftuar gjitha partitë.I pyetur se cilat janë vijat e kuqe të BDI-së, për të bashkëpunuar me VMRO-në, Ahmeti tha se sa u takon zgjedhjeve, ata në çdo kohë janë të gatshëm dhe kërkojnë zgjedhje.“BDI ka parimet e veta, ka kornizën e vete që nuk e tejkalon, është Marrëveshja e Ohrit e cila duhet të zbatohet në përpikshmëri, është Marrëveshja e…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin “Debat në Shenja”, tha se nuk të bën përfaqësues të shqiptarëve dhe misionar të shqiptarëve të qenit në pushtet. Ahmeti tha se ai nuk e ka shpall veten e as partia e tij nuk e kanë shpall lider të shqiptarëve por ky epiteti i është thënë nga shumë personalitete si atyre kombëtare edhe atyre ndërkombëtare. “Për mua është një nder që u bëhet shqiptarëve të RMV-së dhe unë nuk kam bërë ndonjë si të them brifing me gjeneralin e NATO-s Klark që mua ai më emërtoi legjendë e gjallë. Është e vërtetë që…

Lexo më Shumë

Kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, u përball me deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që përpara se të merrte zyrtarisht detyrën, kur u paraqit në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve për të kërkuar autorizim për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku. Ceremonia e dorëzimit të detyrës nga paraardhësi i tij, Altin Dumani, u zhvillua tre ditë më vonë. Në një intervistë për BIRN, Braho ka bërë të ditura prioritetet e drejtimit të tij në krye të Strukturës së Posaçme, institucion që gëzon nivelin më të lartë të besueshmërisë publike dhe mbështetje të fortë nga SHBA dhe Bashkimi Europian. Ai…

Lexo më Shumë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përcjellë një urim për Krishtlindje për të gjithë besimtarët e krishterë dhe popullin shqiptar. Në mesazhin e tij, Meta thekson se Lindja e Krishtit simbolizon shpresën, dritën dhe besimin se e mira triumfon edhe në kohët më të vështira. Ai uron paqe në shpirt, dashuri, begati dhe harmoni në çdo familje shqiptare, duke bërë thirrje për më shumë solidaritet, dhembshuri, drejtësi dhe përgjegjësi ndaj njëri-tjetrit. Meta shpreh gjithashtu besimin se Krishtlindja e ardhshme do të festohet nga të gjithë shqiptarët në liri, dinjitet dhe me shpresë të re për ditë më të…

Lexo më Shumë

Pas një procesi të gjatë konsultimi mes prokurorëve nga të gjithë zyrat e prokurorive në vend, është themeluar së fundmi Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë. Kjo shoqatë është ngritur në respektim të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe do të funksionojë si një organizatë profesionale, jofitimprurëse dhe e pavarur. Shoqata e Prokurorëve është e para organizatë e këtij lloji që themelohet pas miratimit dhe zbatimit të Reformës në Drejtësi, duke vepruar brenda kornizës së re kushtetuese dhe ligjore për sistemin prokurorial. Ajo synon të ofrojë një strukturë të qëndrueshme dhe…

Lexo më Shumë

“Në vend që të rrisë pagat dhe pensionet, pushteti i rriti faturat e energjisë elektrike, duke goditur standardin e qytetarëve. Shteti nuk ka para për paga dhe pensione, vrima është 1 miliard euro. Rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe shpallja e gjendjes së krizës nuk janë për shkak të protestave në Greqi, por për dy arsye të lidhura drejtpërdrejt me qeverinë: tenderë kriminalë dhe paaftësi në sektorin energjetik”. Kështu tha , sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Sasha Dimitrijeviq. Ai theksoi se qeveria blen energji për 140 euro për megavat-orë , në vend që energjia të prodhohet në vend,…

Lexo më Shumë

Pas akuzave nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, institucionet e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe të KESH kanë pësuar ndryshime të rëndësishme. Gentian Gjyli, i cili është marrë i penduar nga SPAK dhe aktualisht ndodhet në “arrest shtëpie” me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO), është larguar nga drejtimi i ARRSH. Në vend të tij është emëruar Ami Kozeli, i cili më parë ka shërbyer si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërkohë, Viola Haxhiademi është emëruar në krye të KESH, duke zëvendësuar Erald Elezin, i cili gjithashtu ndodhet në “arrest shtëpie” i akuzuar për…

Lexo më Shumë

Në mbledhjen e së martës qeveria vendosi që të blejë 100 automjete të reja të ndihmës së shpejtë me pajisje mjekësore për institucionet e shëndetësisë publike në mbarë vendin. Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu tha se ky vendim do të thotë ndërhyrje më e shpejtë dhe më efikase në raste urgjente. Azir Aliu, ministri i Shëndetësisë “Me këtë vendim sigurojmë mjete për furnizimin e 100 automjeteve të reja të ndihmës së shpejtë, me vlerë të përgjithshme prej 461.250.000 denarë, duke marrë përsipër obligime në kuadër të pjesës zhvillimore të buxhetit për katër vitet e ardhshme”. Ndërkaq vendimi tjetër për të…

Lexo më Shumë

Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve. Këshilli i Ministrave ka vendosur sot që edhe e premtja të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës. Në vendimin e Këshillit, thuhet se e premtja do të zëvendësohet me një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit 2026. Njoftimi i plotë: Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave Vendosi: 1. Caktimin e ditës së premte, datë 26.12.2025, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore. 2. Dita e punës, e datës 26.12.2025, do të…

Lexo më Shumë