Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin “Debat në Shenja”, tha se nuk të bën përfaqësues të shqiptarëve dhe misionar të shqiptarëve të qenit në pushtet. Ahmeti tha se ai nuk e ka shpall veten e as partia e tij nuk e kanë shpall lider të shqiptarëve por ky epiteti i është thënë nga shumë personalitete si atyre kombëtare edhe atyre ndërkombëtare.
“Për mua është një nder që u bëhet shqiptarëve të RMV-së dhe unë nuk kam bërë ndonjë si të them brifing me gjeneralin e NATO-s Klark që mua ai më emërtoi legjendë e gjallë. Është e vërtetë që unë kam mbijetuar nëpër shumë ngjarje të mëdha të historisë kombit shqiptar të shekullit 20 e fillim shekullit 21”, tha Ahmeti.
Ai tha se nuk është e rëndësishme se si ai ndjehet, por e rëndësishme është si e vlerësojnë shqiptarët.
“Maqedoninë e kam gjet me shqiptarë të pushtuar e kam gjet me shqiptarë me shqiptarë të diskriminuar, e kam gjet me të vrarë për flamur, e kam gjet me të vrarë për arsim të lartë dhe Marrëveshja e Ohrit vendosi gurthemelin e shtetësisë të shqiptarëve, dhe kjo marrëveshje nuk do të bëheshte pa kryengritje të shqiptarëve pa luftarët e UÇK-së. Sot, shqiptarët i kanë vlerat e veta këtu por këto vlera dhe ky gjak i derdhur duhet të mbrohet nga çdo shqiptarë jo vetëm nga agta të cilët organizuan ndryshimin e statusin politik e juridik, jo vetëm nga pjesëtarët e UCK-së”, deklaroi Ahmeti.
Ahmeti tha se ai para një viti e gjysmë Maqedoninë e ka lënë me kryeministër shqiptar.
“Mbase as në ëndërr nuk e kishin parë shqiptarët” tha më tej Ahmeti.
Data 07.10.2026
Aktuale
- Ankesa e Avokatit Koci në Gjykatën Kushtetuese: Zgjedhja e Presidentes shkel afatin
- “Pas intervistës në News24, mora një telefonatë nga Agron Tare”/ Almer Toska denoncon: U kërcënova me jetë nga vëllai i Igli Tares pasi denoncova vjedhjet e Ballukut
- Dokumenti i Kongresit tregon se 81 avionë amerikanë janë humbur ose dëmtuar gjatë luftës me Iranin
- Justina Shiroka-Pula: Një hap i ri në historinë e Kosovës si Presidente
- Çlirim Haziri: Votimi i ligjit është vetëm fillimi i një angazhimi të ri
- Gashi uron ambasadorin e ri të Turqisë për detyrën, shpreh gatishmëri për bashkëpunim të mëtejshëm
- VLEN merr dy poste të tjera të zëvendësministrave: Priten rokada në eshallonin e dytë qeveritar
- Shkupi sërish në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë



