Author: almakos

Partia opozitare LSDM ka reaguar ndaj akuzave të VMRO-DPMNE-së, duke theksuar se “Viza e artë”  nuk është ar, por një ngjitëse në pasaportë. Në reagimin e LSDM-së thuhet se e mbyllin këtë temë të pakuptimtë nga kuzhina e VMRO-së, duke shtuar se dr. Venko Filipçe punon si mjek dhe nuk merret me ndërtimin e ndërtesave, as me ndërtimin e një kulle 42-katëshe në Dubai me Zoran Zaevin, i cili, siç theksojnë ata, prej pesë vitesh është në pension politik. TABELË:LSDM ‘’Viza është një dokument zyrtar i lëshuar nga një shtet, i cili mundëson hyrje, qëndrim ose tranzit, zakonisht në formën…

Lexo më Shumë

Më 27.12.2025 në orën 22:50 në Gostivar, oficerët e Stacionit Policor të Gostivarit e privuan nga liria A.K. (43) nga Gostivari për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar me armë ose eksplozivë” sipas nenit 396 të Kodit Penal. “Gjatë kontrollit të automjetit të tij të pasagjerëve “BMW” me targa të Gostivarit, në bagazhin e automjetit të tij u gjetën dhe u sekuestruan 9095 copë mjete të ndryshme piroteknike”, njoftojnë nga MPB. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse.…

Lexo më Shumë

Prishtina, Gjilani, Shtimja, Podujeva, Mitrovica e Veriut dhe Zveçani janë komunat ku qytetarët kanë dalë më shumë për të votuar deri në orën 13:00, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në komunën e Prishtinës, deri në këtë periudhë kanë dalë të votojnë 10.90 për qind, apo 23 mijë e 935 votues nga gjithsej 219 mijë qytetarë me të drejtë vote. Pasohet nga komuna e Shtimes me 10.12 për qind, apo 2 mijë e 812 votues nga gjithsej mbi 27 mijë qytetarë me të drejtë vote; Gjilani me 9.37 për qind, apo 9 mijë e 831 votues nga gjithsej…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se KQZ-ja ka pranuar ankesa nga disa qendra të votimit në Rahovec lidhur me fletëvotimet. Sipas tij, në këto qendra është vërejtur se fletëvotimet kanë shenja të dukshme në numrat e tyre, çka ka nxitur reagime dhe ankesa nga këshillat e vendvotimit. “Kemi pranuar njoftim nga Komuna e Rahovecit, ku në qendra të votimit është vërejtur se fletëvotimet kanë shenja të dukshme në numra. Kjo ka shkaktuar ankesa në radhët e këshillave të vendvotimit”, ka theksuar Radoniqi në konferencën për media. Ai nuk ka sqaruar se për çfarë…

Lexo më Shumë

Rreth 18.5 milionë euro janë ndarë nga buxheti për subvencionimin e ndërmarrjeve dhe institucioneve, nga të cilat shuma më e madhe, 15 milionë euro, do të shkojë për Ndërmarrjen e Transportit Publik të Shkupit. Kryetari i Orce Gjorgievski tha se kjo është një shumë rekord e subvencioneve që Ndërmarrja e Transportit ka marrë nga Qyteti. “Ne premtuam të konsolidojmë Buxhetin e Qytetit të Shkupit dhe t’i ndihmojmë ndërmarrjet dhe institucionet kulturore të shlyejnë borxhet e tyre deri në gjysmën e parë të vitit 2027. Për këtë qëllim, janë ndarë 25 milionë denarë ndihmë për institucionet kulturore, 60 milionë denarë ndihmë…

Lexo më Shumë

Turistë shqiptarë dhe të huaj janë bërë pjesë e festimeve, duke përjetuar emocione të veçanta nën tingujt e serenatave korçare në Pazarin e Vjetër të Korçës. Turistët kanë shijuar birrën Korça deri në pikën e fundit, duke e kthyer atë në simbolin kryesor të atmosferës së zjarrtë që mbizotëroi në Pazar. Të entuziazmuar, vizitorët shprehen se birra Korça nuk ka të dytë duke e cilësuar si një birrë të veçantë, me shije unike dhe traditë të rrallë. Për shumë prej tyre, birra është një nga arsyet kryesore që i shtyn të zgjedhin Korçën si destinacion turistik. Korça është shndërruar në…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka informuar një rast të kualifikuar si “vrasje në tentativë”, i ndodhur në sheshin ‘Ibrahim Rugova’ në Prishtinë, mbrëmjen e së shtunës. Përmes raportit ditor, policia ka bërë të ditur se viktima është sulmuar me një mjet të mprehtë dhe është dërguar për tretman mjekësor. Sipas policisë, i dyshuari gjendet në arrati. Njoftimi: VRASJE NË TENTATIVË Sheshi Ibrahim Rugova, Prishtinë 27.12.2025, 22:30. Është raportuar se viktima m/k është sulmuar me një mjet të mprehtë nga i dyshuari m/k. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. /Insajderi.org/

Lexo më Shumë

Ky portal mirëmbahet nga kompania “InfoKosova”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “InfoKosova”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Lexo më Shumë

Dëmtimi i rëndë në tubacionin kryesor 1000 mm ka lënë Vlorën pa furnizim me ujë prej tre ditësh, duke e bërë situatën tepër të vështirë për qytetarët. Prova e kryer një ditë më parë nuk ka dhënë rezultat dhe aktualisht po punohet për gjetjen e një zgjidhjeje alternative, me synimin që furnizimi të rikthehet gjatë pasdites. Kreu i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati, thekson se për institucionet e rëndësisë së veçantë janë siguruar zgjidhje alternative, ndërsa ndërhyrja për riparimin përfundimtar vijon. “Kemi realizuar pjesërisht një zgjedhje, që dha sërish probleme. Qyteti sërish vuan furnizimin me ujë. I kërkojmë ndjesë qytetarëve, avaria…

Lexo më Shumë

Një çati e një ndërtese banimi në Kumanovë, u shemb këtë mëngjes për shkak të erërave të forta. Mbetjet e çatisë përfunduan në një rrethrrotullim aty pranë, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut. Ekipet e policisë janë në vendngjarje duke siguruar zonën derisa të pastrohet. Sipas informacioneve të para nga SPB Kumanovë, në vendngjarje nuk ka asnjë të lënduar përveç dëmeve materiale.

Lexo më Shumë

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, kur po mbahen zgjedhjet nacionale, janë raportuar probleme me furnizimin me energji elektrike në disa komuna. Ai tha se sipas raportit të orës 11:00 nga dhoma operative e KQZ-së, mungesë e energjisë elektrike është evidentuar në gjashtë qendra votimi që i takojnë komunave Istog, Ferizaj, Viti, Rahovec, Graçanicë dhe Gjilan, raporton Klankosova.tv. “Sipas raportit të orës 11:00 në dhomën operative të KQZ-së, janë raportuar probleme me mungesë të energjisë elektrike në gjashtë qendra votimi që i takojnë gjashtë komunave. KQZ e ka njoftuar…

Lexo më Shumë