Sokol Sadushi një nga hartuesit e Reformës në Drejtësi ka edhe kritikat për mënyrën si po zbatohet. Në konferencën e fundvitit me gazetarët, ai tha se sistemi nuk po funksionon siç duhet, duke ngritur si shqetësim numrin e ulët të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shkollën e Magjistraturës. “Unë nuk mund të shprehem pozitivisht për çdo gjë që po ndodh. Unë do ta mbroj atë që kemi hartuar, por mund të jem kritik ndaj mënyrës si po zbatohet reforma në drejtësi. Kam qenë i kujdesshëm, por edhe kritik, për arsyer se sistemi nuk po funksionin siç duhet. Nuk ka një planifikim…
Author: almakos
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se pika kufitare në Mexhitli do të jetë e mbyllur për automjetet e mallrave. “Pika kufitare Niki (Mexhitli) në kufirin Maqedoni e Veriut-Greqi do të jetë e mbyllur për trafikun e automjeteve mallrash sot nga ora 10:00 deri në orën 16:00. Shoferët e automjeteve mallrash këshillohen të planifikojnë në përputhje me rrethanat dhe të përdorin pika alternative kalimi gjatë mbylljes”, thonë nga LAMM. MARKETING
Prej 5 ditësh qytetarët e Vlorës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, ndërsa ata sot kanë dalë në një protestë para bashkisë. Të revoltuar qytetarët drejtojnë gishtin drejtit pushtetit qendror dhe atij lokal. Një prej qytetarëve i revoltuar mbante në dorë pankartën “Ujësjellësi i Lubisë”. Ndërsa një tjetër qytetare e quajti ministren “kuçedra”. “Janë tenderua miliona euro. E kanë katandisur Vlorën në këtë derexhe. Dje donin të bënin mbrëmje gala. Zonja e 7 % të dalë dhe të japë llogari për 26 vitet e keq menaxhimit. Sot Vlora nuk është më Vlorë, dhe sot turpi ka një emër bashkia Vlorë.…
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka përjetuar një goditje të rëndë në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, ku rezultati i saj ka qenë shumë më i ulët se pritej. Sipas Exit Poll-eve, partia ka arritur të sigurojë vetëm rreth 16 për qind të votave, duke shkaktuar një valë të madhe pakënaqësie brenda strukturave të saj. Ky rezultat ka nxitur një reagim të menjëhershëm nga liderët e LDK-së, të cilët kanë theksuar nevojën për një reflektim të thellë mbi strategjitë e përdorura gjatë fushatës. Arben Gashi, një nga figurat kryesore të partisë, ka bërë thirrje për veprime të menjëhershme dhe të…
Një 50-vjeçar, i cili po vuante dënimin në burgun e Lezhës është gjetur në krevat i shtrirë dhe pa shenja jete. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Sotir Shabani nga Ballëshi, i cili ndodhej në këtë institucion të vuajtjes së dënimit që prej 27 nëntorit 2021 dhe ishte dënuar për dhunë në familje. “Në IEVP Lezhë, gjatë ndërrimit të shërbimit nga punonjësi i rolit bazë është konstatuar se i dënuari me mjekim të detyruar Sotir Shabani, i shtrirë në krevat, nuk po reagonte. Menjëherë është njoftuar mjeku i turnit, i cili, pas verifikimit, ka konstatuar se pacienti kishte ndërruar jetë”,…
Gjykimi për zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan vazhdon sot në sallën e gjyqit në Idrizovë të Gjykatës Themelore Penale në Shkup. Seanca e sotme dëgjimore është planifikuar të përfshijë dëshmi nga përfaqësuesit ligjorë të palëve të dëmtuara në këtë rast. Në seancën e mëparshme, me kërkesë të Prokurorisë, dëshmoi pronari i një kompanie pranë diskotekës. Ai foli për rinovimin e objektit nga perspektiva e tij si fqinj, si dhe për natën tragjike kur “Pulse” u përfshi nga zjarri. Më parë, mbrojtja e të akuzuarit Aleksandar Nacev, në fjalën e tij hyrëse, tregoi se gjatë procedurës do të vërtetohej se…
Shqipëria përjetoi ngjarje të jashtëzakonshme gjatë vitit që po lëmë pas, përfshirë vendosjen para drejtësisë të dy prej politikanëve më të fuqishëm të vendit në detyrë, Erion Veliaj dhe Belinda Balluku, duke shënuar rekorde të reja në luftën kundër pandëshkueshmërisë. Data 10 shkurt e këtij viti nisi si një ditë e zakonshme, me socialistët që përgatiteshin për fushatën zgjedhore të 11 majit dhe opozitën që prezantonte zbulimin e saj të ri, Chris LaCivita, këshilltar i presidentit amerikan, Donald Trump, si kartë suksesi për zgjedhjet. Politikani Erion Veliaj, i cili gjerësisht konceptohej si një trashëgimtar potencial i pushtetit të Edi Ramës,…
23:10 | 28 Dhjetor 2025D.HSateliti i parë malazez “Luča” është lansuar me sukses në orbitën e ulët të Tokës (LEO). Kështu ka bërë të ditur drejtori i organizatës së Kërkimeve Hapësinore të Malit të Zi (MSR), Filip Joviçeviq, shkruajnë mediat vendase, përcjell Telegrafi. Mali i Zi, thekson ai, shkroi një kapitull të ri në historinë e tij teknologjike dhe shkencore me këtë akt. Më parë, u njoftua se sateliti do të lansohet nga një raketë Soyuz, nga Kozmodromi Vostochny, pranë kufirit të Rusisë dhe Kinës. “Ky sukses historik është rezultat i dëshirës, këmbënguljes, njohurive dhe punës së madhe, por mbi të…
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka dalë në konferencë për shtyp pas fitores së LVV-së në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke e cilësuar rezultatin si historik dhe duke ftuar partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvendin e Kosovës. Kurti ka deklaruar se kjo është fitorja më e madhe në historinë e vendit, duke theksuar se rezultatet preliminare tregojnë se ajo mund të tejkalojë edhe fitoren e zgjedhjeve të 14 shkurtit. “Më 28 dhjetor 2025 fitoi populli i Kosovës dhe Republika. Kjo është fitorja më e madhe në historinë e vendit. Rezultati na tregon qartë se duhet të ecim përpara…
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas protestës së qytetarëve të Vlorës, të cilët prej katër ditësh janë pa furnizim me ujë të pijshëm. Në një deklaratë publike, Balliu akuzon qeverinë se po injoron një emergjencë që prek mijëra banorë, duke theksuar se kryeministri Edi Rama nuk i kushtoi asnjë vëmendje situatës gjatë daljes së tij të fundit publike. Sipas tij, qeveria është e përqendruar në mbrojtjen e vetes dhe jo në zgjidhjen e problemeve të përditshme të qytetarëve. Balliu thekson se shqiptarët po përballen me mungesë shërbimesh bazë dhe humbje të shpresës, ndërsa pushteti, sipas tij, merret…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër pas protestës së qytetarëve të Vlorës për mungesën e ujit të pijshëm. Zhupa kritikon deklaratat e kryebashkiakes Brunilda Mersini, e cila sipas saj u ka thënë qytetarëve se në vend të ankimit për mungesën e ujit, mund të lahen me shampanjë. Deputetja u shpreh: “Ju lumtë protestuesve vlonjat, plot dinjitet dhe qytetari”, duke mbështetur kërkesën e qytetarëve për shërbime minimale dhe respekt të të drejtave të tyre. [embedded content]
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025, ku deri më tani janë numëruar rreth 41% e votave në nivel vendi. Sipas të dhënave të fundit, Lëvizja VETËVENDOSJE! prin me 48.79% të votave të numëruara deri tani, duke ruajtur një epërsi të konsiderueshme ndaj partive të tjera. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.91%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 13.85% të votave të deritanishme. Koalicioni AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 7.73%, ndërsa Lista Serbe ka siguruar 4.26%…

