Author: almakos

Mjetet piroteknike dhe fishekzjarret mbeten elemente të preferuara të qytetarëve për festim të vitit të ri, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të autoriteteve që ato të mos përdoren, për shkak të shkallës së lartë të rrezikut që përmbajnë. Po përpos rrezikut shëndetësor, përdorimi i mjeteve piroteknike në mënyrë të paautorizuar paraqet vepër penale sipas Kodit Penal. Ligji për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, në nenin 31, parashikon gjobë për atë që përdor pa autorizim mjete piroteknike. Dënimi është në vlerë prej 200 deri në 500 euro në kundërvlerë denari për atë që pa autorizim shtie me armë zjarri, përdor mjete…

Lexo më Shumë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka përcjellë shqiptarëve urimet për Vitin e Ri, duke theksuar forcimin e vazhdueshëm të partneritetit mes dy vendeve, bazuar në qëllime dhe vlera të përbashkëta. Ambasada e SHBA: Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore Penale e Shkupit shpalli vendimin në rastin me KOK nr. 98/25, që lidhet me abuzimet e kryera nga disa punonjës të Burgut të Shkupit. Ish-drejtori i burgut, Filip Andov – Sokol, u dënua me tetë muaj burg për shpërdorim të pozitës, ndërsa disa të akuzuar të tjerë morën dënime me kusht për veprat e tyre, përfshirë shpërdorim të pozitës dhe punë të pakujdesshme në shërbim. Vendimi nuk është përfundimtar, dhe të gjithë të akuzuarit kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Shkupit. MARKETING

Lexo më Shumë

Përmes denoncimeve të vazhdueshme për korrupsionin në qeveri dhe shkeljen e ligjit nga njerëz me pushtet, News24 prej vitesh ka nxjerrë në dritë abuzime që shumë të tjerë i shmangnin.[embedded content] Për shkak të këtij qëndrimi të pakompromis të medias sonë, pushteti ndërhyri me forcë, duke ndaluar hyrjen e punonjësve në ambientet e televizionit dhe duke ndërprerë transmetimin. Një sulm i papritur dhe i dhunshëm i shtetit më 9 gusht 2025 nxori me forcë gazetarët dhe stafin e News24 nga godina ku ushtronin prej vitesh misionin e tyre. Në orët e para të mëngjesit të 9 gushtit 2025, pa asnjë…

Lexo më Shumë

Vitin që e lamë pas ishte një vit pune serioze, vendime të kujdesshme dhe qëllim të qartë – stabilizimin e financave publike dhe mbrojtjen e sigurisë ekonomike dhe të qytetarëve. Në vitin 2026 vazhdojmë me menaxhimin e përgjegjshëm të financave publike, përkrahjen e rritjes ekonomike dhe krijimin e kushteve për investime të reja, porositi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në fjalimin e saj të fundvitit. “Në fund të këtij viti, sinqerisht dua t’ju falënderoj për durimin, besimin dhe përgjegjësinë, ku të gjithë së bashku e kemi dëshmuar në një periudhë të mbushur plot me sfida. Me menaxhim të përgjegjshëm, politikë…

Lexo më Shumë

Këshilli i Komunës Dibër në mbledhjen e pestë të rregullt dhe për këtë vit e fundit, të cilën e udhëhoqi kryetari Afrim Krkuti, e shqyrtoi dhe miratoi Propozim-buxhetin e komunës për vitin 2026. Për buxhetin i cili është projektuar në 524 098 326 denarë me deficit të planifikuar prej 68 milionë denarë, votuan 14 përderisa kundër ishte një këshilltar i BDI-së. Sa i përket të ardhurave, shuma maksimale është parashikuar për subvencione, të cilat parashikohen në mbi 289 milionë denarë, të ardhura nga tatimet në 85,3 milionë denarë, transferta në mbi 121 milionë denarë, të ardhura nga kapitali në 7,1…

Lexo më Shumë

Klodiana Lala/ Godina e xhamtë e SPAK ishte ndërtesa me e vizituar nga politikanët e majtë e të djathtë përgjatë vitit 2025, ku disa prej tyre përfunduan në pranga apo u morën të pandehur, ndërsa të tjerë dhanë shpjegime për afera të dyshuar korruptive. Kërkesa për leje për arrestimin e zv.kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila akuzohet për paracaktim të tenderave në dhjetëra miliona euro dhe arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj për 13 akuza penale, 9 prej të cilave për korrupsion, janë dy nga dosjet më të rëndësishme që SPAK hetoi…

Lexo më Shumë

Ministrja Vesna Janevska dhe punonjësit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës u shprehin mirënjohje nxënësve, studentëve, mësimdhënësve, profesorëve, bashkëpunëtorëve profesionalë, prindërve dhe të gjithë atyre që punojnë me përkushtim për arsim më të mirë dhe më cilësor, për angazhimin e tyre gjatë vitit 2025, dhe ju urojnë arritje edhe më të mira në Vitin e Ri 2026, njoftoi MASH. “Nxënësit dhe studentët tanë janë gëzimi dhe krenaria e këtij vendi. Ata e meritojnë çdo përpjekje tonën për të mësuar më shumë, për të fituar aftësi të dobishme dhe kompetenca jetësore që do t’u mundësojnë të jenë qytetarë të pavarur, kreativë…

Lexo më Shumë

Uroj që Viti i Ri të jetë një hap përpara drejt paqes së qëndrueshme botërore, bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe institucionet ndërkombëtare, dua që ne të vendosemi në Bashkimin Evropian, të vendosur të jetojmë në një mjedis të sundimit të ligjit, demokracisë, prosperitetit ekonomik dhe një mjedisi të shëndetshëm, porositi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në urimin e saj për Vitin e Ri 2026. MARKETING

Lexo më Shumë

Ish-futbollisti i njohur i Real Madridit dhe legjenda e futbollit brazilian, Roberto Carlos, është transportuar me urgjencë në spital pasi ka pësuar një infarkt, teksa ndodhej në Brazil. Lajmi u bë i ditur nga emisioni i mëngjesit Espejo Público i televizionit spanjoll Antena 3, ku prezantuesja ndërpreu transmetimin për të informuar mbi zhvillimet e fundit. Sipas gazetarit dhe komentatorit Kristóbal Soria, ish-lojtari i kombëtares braziliane iu nënshtrua një ndërhyrjeje të menjëhershme mjekësore. Roberto Carlos ndodhej në Brazil së bashku me bashkëshorten dhe një nga fëmijët e tij, kur ka ndier shqetësime shëndetësore. Ai u dërgua menjëherë në një spital në…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij të Vitit të Ri theksoi se viti që po e lëmë ishte një vit me sfida serioze, në të cilin ishte e nevojshme të bëher stabiizim dhe konsolidim, ndërsa se viti i ardhshëm konsideron se do të jetë një vit i lëvizjes dhe transformimit. Jemi të vetëdijshëm se për qytetarët gjëja më e rëndësishme është se si ndihen në jetën e përditshme. Me të drejtë mund të them se viti 2026 do të jetë një vit lëvizjeje dhe një vit transformimi! Një vit rritjeje, me zbatimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore. Një vit…

Lexo më Shumë

10:01 | 31 Dhjetor 2025E.HNjë person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”, raporton Policia e Kosovës. Sipas policisë, i arrestuar dyshohet se ditë më parë ka depërtuar me forcë në një shtëpi dhe ka vjedhur mjete pune me vlerë rreth 6.000 euro, shkruan Arbresh.info Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Rr. Kongresi i Manastirit, Prishtinë 28.12.2025-06:00. Pas hetimeve, është arrit të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës dhe kishte vjedhur mjete pune me…

Lexo më Shumë