Author: almakos

Një fëmijë dyvjeçar, me të dhëna personale ende të panjohura, është pranuar në Klinikën për kujdesje Intensive me një plagë të rëndë nga armë zjarri në kokë, kanë njoftuar shërbimet kirurgjike kujdestare.Sipas informacioneve zyrtare, fëmija është në gjendje të rëndë shëndetësore.Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare mbi rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti, ndërsa institucionet kompetente janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit. MARKETING

Lexo më Shumë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka dërguar nëpërmjet një mesazhi urimin e saj zyrtar ndaj homologut qipriot, Costantinos Kombos, për marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian nga Qipro, prej 1 Janarit të vitit të ri 2026. Me një postim në rrjetin social X, shefja e diplomacisë shqiptare nënvizon se: “I urojmë Presidencës së Qipros çdo sukses në këto kohë vendimtare, për avancimin e një axhende europiane proaktive, duke përfshirë një proces zgjerimi gjithëpërfshirës, ​​të besueshëm dhe të suksesshëm që forcon Europën”.Ministrja e Jashtme thekson se Shqipëria është e gatshme të vazhdojë të bëjë pjesën…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore në Maqedoninë e Veriut nga fillimi i vitit 2025 deri më 23 dhjetor ka realizuar qarkullim prej 4.158.914.362 denarëve apo 67.624.624 euro. Koce Trajanovski, drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore thotë se sipas qarkullimit të deritanishëm të realizuar, viti 2025 do të jetë rekord, duke pasur parasysh faktin se deri më 23.12.2025 qarkullimi total i realizuar tashmë është rritur krahasuar me vitin 2024, i cili ishte rekord, dhe është më i lartë për mbi 71 milionë denarë. “Deri më 23.12.2025 është realizuar qarkullim në vlerë prej 4.158.914.362,00 denarësh ( 67.624.624 euro)”, tha Trajanovski. Ai…

Lexo më Shumë

Orët e para të mëngjesit të datës 1 janar 2026 nuk kanë sjellë asgjë të re në pavionin e Obstetrisë, në spitalin bashkiak të Lushnjës. Deri në orën 10:00 të paradites së vitit të ri, asnjë bebe nuk ka lindur në Lushnje. Në spital është vetëm një bebe e lindur në datën 29 dhjetor dhe asnjë e qarë e re. Ndonëse Lushnja regjistron një popullsi rreth 138 mijë banorë, shto këtu edhe 60 mijë banorë të Divjakës, nuk ka lindje të reja! Nga ana tjetër në spital janë paraqitur disa raste me lëndime të lehta nga përdorimi i mjeteve piroteknike…

Lexo më Shumë

Viti 2025 është shënuar nga një valë e fortë hetimesh dhe goditjesh penale ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe lokalë në Shqipëri, duke e vendosur luftën kundër korrupsionit në qendër të vëmendjes publike. Nga arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, te hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, drejtuesve të institucioneve kyçe, zyrtarëve të rendit dhe kryebashkiakëve në disa bashki të vendit, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë një sërë veprimesh që kanë tronditur skenën politike dhe institucionale. Më 10 shkurt 2025 me urdhër të SPAK u arrestua kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i…

Lexo më Shumë

Një 29-vjeçar që ishte i armatosur, është arrestuar nga policia. Aksioni i bluve, i koduar “Fokusi”, është kryer në Kurbin dhe i ndaluari është i riu me inicialet S. K., banues në Laç. Gjatë kontrollit atij iu gjet një armë automatike, që e mbante pa leje. “Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u ndërhy menjëherë në banesën e shtetasit S. K., 29 vjeç, në lagjen nr. 4, Laç, ku nga kontrolli u gjet 1 armë zjarri automatik me krehër dhe fishekë, e cila posedohej pa leje, si dhe një palë doreza”, bëri me dije policia vendore.…

Lexo më Shumë

Nga sot (1 janar 2026) hynë në fuqi vendimi i KRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë në Maqedoninë e Veriut. Nga Komisioni Rregullator për Energjetik më herë kanë njoftuar se rritje të çmimit të energjisë elektrike do të ketë në tri blloqet. “KRRE ka vendosur që çmimi i energjisë elektrike në bllokun e parë të rritet me 2.45%. Për bllokun e dytë rritja është 2.87%, ndërsa për bllokun e tretë, rritja e çmimit do të jetë 3.32%. Për tarifën e lirë të energjisë elektrike rritja do të je për 2.50%”, njoftuan nga KRRE.Kryetari i KKRE, Marko…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e tre jetëve njerëzore ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur Bypass. Dy automjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën, duke shkaktuar një bilanc tragjik që ka shënuar ditën e parë të vitit 2026. Në mjetin Mercedes-Benz udhëtonin dy të rinj 25 dhe 20 vjeç. Pasagjerja 20-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje kritike. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa qarkullimi në këtë segment rrugor është kryer për…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar të gjithë shqiptarët për vitin e ri 2026 nga qelia, ku ndodhet që prej shkurtit të këtij viti. Teksa falënderon veçanërisht mjekët e policët, Veliaj shkruan se ky ka qenë një vit sfidues dhe se është momenti për t’i hapur derën njëri-tjetrit dhe për të falur mirësi e dashuri. “Ky vit që po lëmë pas ka qenë sfidues për shumë njerëz, ndaj le t’i hapim derën njëri-tjetrit këtë festë, t’i ftojmë në tryezat tona ata që ndihen vetëm, t’i mbajmë pranë ata që kanë nevojë për një dorë ndihmëse dhe ta…

Lexo më Shumë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri 2026 nga qelia. Në një postim në rrejtet sociale, Meta ka uruar që 2026-a të jetë viti i përkushtimit të madh për një Shqipëri më të drejtë dhe ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë. “Qoftë 2026 viti i përkushtimit të madh për një Shqipëri më të drejtë, më sociale dhe më njerëzore, ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë, ku liritë dhe dinjiteti njerëzor janë të shenjta dhe respektohen plotësisht”, shkruan ai. Mesazhi i plote: Gëzuar Vitin e Ri 2026! Të dashur qytetarë shqiptarë,…

Lexo më Shumë

Ka qenë e qartë që në fillim se asnjë ndryshim nuk do të vinte me këtë lloj koalicioni për Strugën dhe qytetarët e saj. Kandidatura e ashtuquajtur e pavarur aspak nuk ishte e tillë, kishte shumë parakushte që fatkeqsisht i shohim çdo ditë tek plotësohen…Nëse “ndryshimi” është Merko dhe VMRO, kjo nuk quhet ndryshim po vazhdimësi”, ka reaguar kështu Kryetari ASH-së, Ziadin Sela ndaj zgjedhjes së Mitko Stefkovskit për kryetar të Këshillit Komunal të Komunës së Strugës. Sipas Selës me këtë vendim të sotit kjo nuk është zero korrupsion por është vazhdim i korrupsionit. Nëse kompromisi sot i arrire bëhet…

Lexo më Shumë

Miliona njerëz në botë në sheshet e qyteteve të tyre, në qendrat turistike, në kafene, bare ose atmosferë familjare në shtëpi do ta përcjellin vitin 2025 dhe do ta presin Vitin e Ri 2026. Vitin e Ri të parët do ta presin banorët e shtetit ishullor të paqësorit, Kiribati (në orën 11 sipas kohës së Maqedonisë), ndërsa në 2026-tën të fundit do të hyjnë Samoa amerikane dhe ishujt Bejker dhe Haulend (më 1 janar në orën 13 sipas kohës së Maqedonisë). Kjo do të thotë se Viti i Ri “udhëton” për 26 orë nga vendi i parë te vendi i…

Lexo më Shumë