Qiratë ishin grupi me rritjen më të lartë të çmimeve në muajin nëntor 2025, me 6.7 për qind duke forcuar më tej tendencën që nisi nga vera e këtij viti. Ato ishin përbërësi kryesor i inflacionit në nëntor, duke zhvendosur ushqimet. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë për një trend rritës të fortë gjatë vjeshtës 2025 që po vazhdon. Ekspertët e lidhin ecurinë ë e shtrenjtimit të qirave me një seri faktorësh që lidhen me kërkesën dhe ofertën. Kryesorja lidhet me faktin se rritja e çmimeve të banesave ka bërë të papërballueshëm blerjen e një apartamenti të ri për shumicën…
Author: almakos
Në paraqitjen e parë pas festave të fund vitit kryeministri Hristian Mickoski nuk ka përjashtuar mundësinë që të zhvillojë takim me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti për të kërkuar de-bllokimin e procesit të emërimit të avokatit të popullit, i cili në Kuvend është bllokuar për shkak të mungesës së 2/3 të votave dhe shumicës së badenterit. Mickoski nuk përmendi emra, por tha se gjatë kësaj periudhe do të takohet me deputet dhe grupe deputetësh për të tejkaluar këtë problem. Duke kërkuar de bllokim të proceseve, Mickoski tha se ky proces ndikon në mënyrë direkte edhe tek raporti…
Detaje të tjera mësohen nga aksidenti tragjik me tre viktima në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në orët e para të ditës së parë të Vitit të Ri, ku humbën jetën tre të rinj. Njëri prej viktimave Anxhelo Ruçi, 27-vjeç mësohet se ishte djali i shefit të komisariatit të Tepelenës, Rami Ruçi dhe nip i ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. Viktimë gjithashtu mbetën edhe Martin Dulaj, 25 vjeç, nga Tepelena si edhe Klejdi Myftari, 24 vjeç, nga Tepelena. Ndërsa 19-vjeçarja Arsida Demiri është dërguar në gjendje të rëndë te Spitali i Traumës në Tiranë. Si ndodhi aksidenti? Ora shënonte 03:18…
MPB ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjne e një shtetasi turk në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. “Më 01.01.2026 në orën 01:11, Shërbimi Special i Policisë Shkup ka marrë njoftim se para një objekti ushqimor në “Çarshinë e Vjetër të Shkupit” është prishur rendi dhe qetësia publike, me ç’rast është zhvilluar një përleshje fizike, gjatë së cilës dy persona janë lënduar nga një objekt i mprehtë. Zyrtarët policorë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë gjetur A.M.D. (22) nga Turqia, i cili është shpallur i vdekur nga një mjek i urgjencës në orën 01:30, dhe Ç.E. (23) nga Turqia,…
Viti i Ri 2026 ka nisur me stresin e përhershëm të drejtuesve të mjeteve dhe udhëtarëve në rrugët e vendit. Radhë kilometrike, trafik i rënduar dhe pritje të gjata ka pasur sot në aksin kombëtar Tiranë-Elbasan. Siç shihet edhe nga pamjet, mjetet kanë krijuar një karvan të gjatë në segmentin e daljes nga Elbasani. Mungesa e infrasktrukturës së duhur, pasiviteti i Policisë, festat e fundvitit dhe kthimi i emigrantëve që lëvizin në hyrje-dalje përveç vizitave të familjarëve, janë disa nga shkaqet e trafikut të rënduar.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka informuar se gjatë natës së ndërrimit të motmoteve, në rajonin e SPB Shkup ka ndodhur vrasje e një shtetasi turk, shtatë persona janë lënduar nga përdorimi i petardëve, ndërsa një person është vetplagosur.Për vrasjen e shtetasit turk, Toshkovski, shtoi se gjatë ngjarjes ka patur edhe një person i cili është lënduar.Vrasja ka ndodhur me thikë po ashtu edhe plagosja.Një person është i dyshuar i cili për momentin është në arrati, ka informuar Toshkovski.Rreth ngjarjes të gjithë personat e involvuar janë shtetas të huaj. MARKETING
Ka ndërruar jetë akademiku Nexhat Daci, i cili ka shërbyer si Kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe përkohësisht si President në detyrë pas vdekjes së Ibrahim Rugovës në vitin 2006. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari në detyrë i Kuvendit ,Dimal Basha. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci, një figurë të shquar të jetës politike dhe publike të vendit tonë.Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Daci, miqve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij”,…
Një fëmijë dyvjeçar, me të dhëna personale ende të panjohura, është pranuar në Klinikën për kujdesje Intensive me një plagë të rëndë nga armë zjarri në kokë, kanë njoftuar shërbimet kirurgjike kujdestare.Sipas informacioneve zyrtare, fëmija është në gjendje të rëndë shëndetësore.Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare mbi rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti, ndërsa institucionet kompetente janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit. MARKETING
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka dërguar nëpërmjet një mesazhi urimin e saj zyrtar ndaj homologut qipriot, Costantinos Kombos, për marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian nga Qipro, prej 1 Janarit të vitit të ri 2026. Me një postim në rrjetin social X, shefja e diplomacisë shqiptare nënvizon se: “I urojmë Presidencës së Qipros çdo sukses në këto kohë vendimtare, për avancimin e një axhende europiane proaktive, duke përfshirë një proces zgjerimi gjithëpërfshirës, të besueshëm dhe të suksesshëm që forcon Europën”.Ministrja e Jashtme thekson se Shqipëria është e gatshme të vazhdojë të bëjë pjesën…
Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore në Maqedoninë e Veriut nga fillimi i vitit 2025 deri më 23 dhjetor ka realizuar qarkullim prej 4.158.914.362 denarëve apo 67.624.624 euro. Koce Trajanovski, drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore thotë se sipas qarkullimit të deritanishëm të realizuar, viti 2025 do të jetë rekord, duke pasur parasysh faktin se deri më 23.12.2025 qarkullimi total i realizuar tashmë është rritur krahasuar me vitin 2024, i cili ishte rekord, dhe është më i lartë për mbi 71 milionë denarë. “Deri më 23.12.2025 është realizuar qarkullim në vlerë prej 4.158.914.362,00 denarësh ( 67.624.624 euro)”, tha Trajanovski. Ai…
Orët e para të mëngjesit të datës 1 janar 2026 nuk kanë sjellë asgjë të re në pavionin e Obstetrisë, në spitalin bashkiak të Lushnjës. Deri në orën 10:00 të paradites së vitit të ri, asnjë bebe nuk ka lindur në Lushnje. Në spital është vetëm një bebe e lindur në datën 29 dhjetor dhe asnjë e qarë e re. Ndonëse Lushnja regjistron një popullsi rreth 138 mijë banorë, shto këtu edhe 60 mijë banorë të Divjakës, nuk ka lindje të reja! Nga ana tjetër në spital janë paraqitur disa raste me lëndime të lehta nga përdorimi i mjeteve piroteknike…
Viti 2025 është shënuar nga një valë e fortë hetimesh dhe goditjesh penale ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe lokalë në Shqipëri, duke e vendosur luftën kundër korrupsionit në qendër të vëmendjes publike. Nga arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, te hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, drejtuesve të institucioneve kyçe, zyrtarëve të rendit dhe kryebashkiakëve në disa bashki të vendit, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë një sërë veprimesh që kanë tronditur skenën politike dhe institucionale. Më 10 shkurt 2025 me urdhër të SPAK u arrestua kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i…

