Fluks i lartë mjetesh është regjistruar aktualisht në të dyja anët e pikës së pagesës në Kalimash. Qarkullimi më i rënduar paraqitet në korsinë e aksit Tiranë–Kukës–Morinë–Kosovë, ku lëvizja e mjeteve është dukshëm më e madhe. Ky fluks vjen si pasojë e lirimit të rrugës për qarkullim, pas disa aksidenteve të ndodhura më herët në zonën e Rrëshenit, në Rrugën e Kombit, ku për një periudhë pati edhe bllokim të plotë të trafikut. Ndërkohë, Rruga e Kombit, në të dyja drejtimet e lëvizjes Kukës – Tuneli i Kalimashit, po përballet me reshje të dendura shiu të shoqëruara me erë të…
Author: almakos
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme nga ana tjetër, Timço Mucinski, njoftoi dje pasdite se pati bisedë telefonike me ambasadorin zviceran në vend, Christoph Sommer, pas aksidentit tragjik. Në bisedën me të, Mucunski i tha ambasadorit se vendi është në dispozicion të Zvicrës në përballimin e kësaj tragjedie. “Shpreha gatishmërinë e vendit tonë për të pranuar pacientë të lënduar dhe për të ofruar mbështetje të përshtatshme mjekësore në institucionet tona shëndetësore. Përveç kësaj, nëse është e nevojshme, jemi të përgatitur edhe që mjekët – specialistë nga Maqedonia, të cilët ishin të përfshirë drejtpërdrejt në trajtimin pas tragjedisë…
Në periudhën nga 01.12.2025-31.12.2025 si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga zyrtarët e policisë nga të gjitha sektoret e punëve të brendshme në rrugët në të gjithë vendin, nga një total prej 19.750 urdhërpagesash të lëshuara, 4.256 shkelje lidheshin me shoferë që nuk respektuan kufirin e shpejtësisë së përcaktuar. 132 persona u privuan nga liria për drejtim mjeti të pakujdesshëm në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal, nga të cilët 109 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, tre për drejtim në drejtim të ndaluar, 13 për drejtim mjeti me shpejtësi më të lartë se…
[embedded content] Në kuadër të operacionit policor të koduar “SHADOWS”-Vihen në pranga shtetasit Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi. Njoftimi i policise: Finalizohet operacioni policor i koduar “SHADOWS”. Zbardhet vrasja me lëndë eksplozive e shtetasit H. Y., e kryer më datë 29.12.2025, në lagjen “Manush Alimani”. Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas, të dyshuar si autorë të kësaj vrasjeje. Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe atyre të DVP Shkodër. Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore,…
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht njësiti i saj FAST, kanë identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar i kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, thonë nga Policia e Kosovës, raporton SHENJA. “Sot me datë 02.01.2026 rreth orës 00:30, zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet e Policisë Kufitare, kanë bërë identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, shtetas turk, i kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për veprën penale ‘Vrasje’ e ndodhur një ditë me herët në qytetin e Shkupit”, thuhet në njoftim. Me urdhër të prokurorit personi i arrestuari dërgohet…
Jetëgjatësia në Maqedoninë e Veriut është rritur për një vit dhe në vitin 2024 ka arritur mesatare në 76,6 vjet, por vendi vazhdon të përballet me rënie të popullsisë për shkak të rritjes natyrore negative. Sipas të dhënave nga “Vjetari Statistikor i Republikës së Maqedonisë së Veriut 2025”, publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikës, gjatë vitit 2024 kanë lindur 16.061 fëmijë, ndërsa kanë vdekur 20.201 persona, që përbën një rënie të popullsisë prej 4.140 banorësh. Vetëm rajoni i Shkupit ka shënuar rritje natyrore pozitive, ndërsa në të gjitha rajonet e tjera numri i vdekjeve ka tejkaluar ndjeshëm numrin e lindjeve.…
Prokuroria Themelore Publike e Manastirit ngriti akuza kundër 8 personave fizikë dhe 1 personi juridik për abuzime në lidhje me procedurat e prokurimit publik në TEC Manastir. Gjatë vitit 2023, pesë nga të pandehurit, si zyrtarë – drejtorë dhe menaxherë të degëve në TEC Manastir, përfshirë drejtorin e uzinës, kryen një vepër penale të vazhdueshme – Shpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar. Së bashku, ata nuk e kryen detyrën e tyre zyrtare të sjelljes së ligjshme dhe të ndërgjegjshme dhe shkelën parimet e ekonomicitetit, efikasitetit, efektivitetit, proporcionalitetit dhe konkurrencës të parashikuara në Ligjin për Prokurimin Publik. Me qëllim të përfitimit…
Një tjetër aksident tragjik është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku për pasojë raportohet se kanë humbur jetën dy persona. Dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të fshatit Gocaj. Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave nga automjeti. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Edhe një ditë më parë, tre të rinj humbën jetën në një aksident tragjik në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Viktima mbetën Anxhelo Ruçi, 27-vjeç, Martin Dulaj, 25 vjeç si edhe Klejdi Myftari, 24 vjeç. E…
Ministria e Shëndetësisë po shqyrton mundësitë dhe kapacitetet në dispozicion për t’i ofruar mbështetje të përshtatshme Zvicrës në aspektin e trajtimit mjekësor të të lënduarve nga zjarri tragjik në Kran-Montana. Në këtë drejtim, nga Ministria e Shëndetësisë thonë se tashmë po vepron në koordinim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim të RMV-së, ndërsa përmes Qendrës Koordinuese të BE-së për Reagim ndaj Emergjencave (EU ERCC) është vendosur një kanal komunikimi edhe me autoritetet shëndetësore në Zvicër. “Njëkohësisht, Ministria e Shëndetësisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe solidaritetin më të thellë me të lënduarit nga kjo ngjarje tragjike”,…
Rusia tha sot se i ka dorëzuar palës amerikane prova se sulmi i dyshuar me dronë i kryer këtë javë nga Ukraina kishte në shënjestër rezidencën e presidentit Vladimir Putin në rajonin Novgorod, transmeton Anadolu. Ministria e Mbrojtjes publikoi në Telegram një video që tregonte një takim mes Igor Kostyukov, shefit të Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse, dhe një përfaqësuesi të zyrës së atasheut ushtarak amerikan në Moskë. “Unë jam Igor Kostyukov, shefi i Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë. Ju kam ftuar për një çështje…
Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi njoftoi se sot hyn në fuqi ligji që u lejon studentëve dhe pensionistëve të angazhohen në punë sezonale dhe të përkohshme në këtë rast pa humbur përfitimet që u takojnë. “E fillojmë vitin me lajme të mira! Sot, më 1 janar, fillon zbatimi i ligjit që e vendos punën sezonale dhe të përkohshme në një kornizë të qartë ligjore, që do të thotë më pak ekonomi gri. Studentët dhe pensionistët tani mund të angazhohen në punë sezonale dhe të përkohshme pa frikë se do të humbasin të drejtat ose përfitimet që u takojnë”,…
MPB njofton se mbrëmë është gjetur një person i vdekur në një stacion autobusi. “Më 01.01.2026 në orën 00:05 në SPB Shkup, Shërbimi i Urgjencës Mjekësore Shkup raportoi se një person i ndjerë mashkull pa dokumentacion, me shumë gjasa i pastrehë, është gjetur në një stacion autobusi në zonën e Qendrës. Një mjek ka konfirmuar vdekjen dhe me udhëzim të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi”. MARKETING

