Një aksident dramatik rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Sarandës. Dy automjete janë përplasur mes tyre “kokë më kokë” në afërsi të fshatit Metoq, ku si rezultat ka lënë dhe një grua të plagosur përveç dëmeve materiale. Burime policore informuan se në aksident janë përfshirë një mjet tip “Volkswagen”, me drejtuese Dhimitra H., dhe një mjet tip “Toyota” me drejtues Sokrat M., që po hetohen për rrethanat dhe shkaqet e përplasjes. E plagosur mësohet se ka mbetur drejtuesja e mjetit të parë, e cila është transportuar menjëherë drejt Urgjencës së Spitalit të Sarandës për ndihmë…
Author: almakos
Një 19-vjeçar shqiptar u arrestua nga oficerët e karabinierëve të stacionit të Marscianos natën e ndërrimitt ë viteve, me akuzën për posedim të lëndëve narkotike, me qëllim shitjen. Trafikanti i ri i drogës nuk u ndal në një pikë kontrolli të policisë dhe gjatë ndjekjes, hodhi shtatë pako me kokainë nga dritarja e makinës, të cilat u gjetën më vonë nga karabinierët. Menjëherë pas kësaj, u krye një kontroll në dhomën e një hoteli në Marsciano, ku po qëndronte 19-vjeçari. Media italiane informon se nga kontrolli u gjetën 50 gramë të tjera kokainë dhe 5500 euro në para të gatshme.…
Nuk mirëmbajti aksin rrugor Maliq–Lozhan, duke sjellë rrezik dhe vështirësi për përdoruesit e rrugës, procedohet penalisht administratori i subjektit të kontraktuar. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. H., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ky shtetas, me detyrë administrator, nëpërmjet operatorit ekonomik të kontraktuar për mirëmbajtjen e aksit rrugor “Maliq–Lozhan”, dyshohet se nuk ka ofruar shërbimin e pastrimit dhe kriposjes së këtij aksi, duke sjellë rrezik dhe vështirësi për përdoruesit e rrugës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës…
Çmimet e produkteve që qytetarët i kanë paguar në fund të vitit dhe në fillim të këtij do të analizohen nga Ministria e Ekonomisë, thotë ministri Besar Durmishi. Qëllimi, siç thotë ai, është të shihet nëse ka pasur rritje çmimesh dhe sjellje devijante nga tregtarët. “Javën tjetër do të analizojmë të dhënat e çmimeve nga ditët e fundit të dhjetorit dhe ditët e para të janarit dhe do të informoheni nëse ka sjellje devijante nga tregtarët apo rritje çmimesh”, tha sot Durmishi. Ai shtoi se pasi të bëhen analizat dhe të shihet nëse pretendimet për çmime më të larta janë…
Kronikë Lexime 1BE18F2E-50DE-40C1-958B-B6EFE48E878D 55399A7D-2F29-4F7C-B5C8-518FE51B1B0C Të tjera detaje mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë të premte në Orikum të Vlorës, ku Llogora Xhebroj dyshohet se ka dhunuar për vdekje bashkëshorten, Sose Xhebroj dhe më pas ka vrarë edhe veten me armë zjarri. Burime bëjnë me dije se burri pasi e ka dhunuar gruan e ka çuar në spital në urgjencë të vdekur. Dyshohet se krahas dhunës, mund ta ketë mbytur edhe me duar. Pasi e ka lënë në urgjencë pa shenja jetë, është kthyer në banesë, ku edhe ka vrarë veten. Çifti ishin prindër të dy fëmijëve. Familjarët kanë deklaruar në polici…
[embedded content] Një fluks i lartë mjetesh, kryesisht me targa të Shqipërisë, është regjistruar gjatë ditës së sotme në pikën e kalimit kufitar të Vërmicës, në kufirin Shqipëri–Kosovë. Ky fluks ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh, të cilat shtrihen deri në fshatin Morinë. Qytetarë të shumtë nga Shqipëria po shfrytëzojnë pushimet e festave të Vitit të Ri për të udhëtuar drejt Kosovës, kryesisht për të pushuar në zonat turistike malore si Prevalla dhe Brezovica, të cilat aktualisht janë të mbuluara nga bora dhe ofrojnë kushte të favorshme për turizmin dimëror. Autoritetet kosovare të Doganës në Vërmicë po punojnë me të…
Qarkullimi i automjeteve në aksin Elbasan–Librazhd–Prrenjas po përballet me vështirësi të mëdha si pasojë e ngricave të krijuara në disa segmente të rrugës, duke sjellë trafik të rënduar dhe lëvizje të ngadaltë të mjeteve.[embedded content] Sipas informacioneve nga terreni, temperaturat e ulëta kanë shkaktuar prezencë të akullit, çka ka rritur rrezikun për rrëshqitje dhe bllokime të përkohshme, sidomos në zonat malore dhe kthesat problematike. Në disa raste, mjetet e tonazhit të rëndë kanë hasur vështirësi në kalim. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të jenë të pajisur…
Fëmija dyvjeçar, i cili u soll në Klinikën e Neurokirurgjisë natën e Vitit të Ri me një fragment metali të panjohur të ngulur në kokë, vdiq dy orë pas mesnatës. Ky informacion u konfirmua për “Sloboden Peçat” nga Ministria e Punëve të Brendshme. Lajmin e konfirmuan edhe për MIA-n Klinika e Neurokirurgjisë në Shkup, duke treguar se interpretime të mëtejshme do të priten pas rezultateve të autopsisë. Jeta e fëmijës ishte në rrezik që nga momenti që u pranua dhe u trajtua në Klinikën e Neurokirurgjisë. Edhe nga Prokuroria Themelore Publike kanë konfirmuar vdekjen e fëmijës dy vjeçar. “Në lidhje me…
Reshjet e ulëta të temperaturave kanë sjellë prezencë të akullit në aksin rrugor Librazhd–Qafë Thanë, veçanërisht në zonën e Dragostunjës, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve. Autoritetet këshillojnë drejtuesit e automjeteve që të jenë të pajisur me zinxhirë, pasi kushtet e rrugës janë të rrezikshme. Policia Rrugore ndodhet në terren për të menaxhuar situatën dhe për t’u ardhur në ndihmë mjeteve që mund të bllokohen si pasojë e akullit. Aktualisht, qarkullimi vijon me lëvizje të ngadaltë në të dy krahët e rrugës, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e policisë. Në zonën…
Në një aksion të koordinuar nga Prokuroria Themelore Publike e Shkupit dhe Ministria e Brendshme, u zbuluan 10 kilogramë kokainë me pastërti të lartë, e fshehur në një makinë “BMW X5”. Makina u ndalua në fshatin Koliçani i Epërm, pas së cilës prokurori publik mori një urdhër për një kontroll të detajuar nga një gjyqtar i procedurës paraprake dhe droga u gjet në një bunker të improvizuar në pjesën e poshtme të automjetit. Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar një hetim kundër shoferit 26-vjeçar të makinës për veprën penale “Prodhim dhe Shpërndarje e Paautorizuar e Drogave Narkotike, Substancave Psikotrope…
Zëdhënësja e qeverisë, Marija Miteva, konfirmoi se ka një shtetas të Maqedonisë së Veriut që ende është i zhdukur dhe ndodhej në ndërtesën e zjarrit tragjik në barin në qendrën zvicerane të skive Crans-Montana, por se nuk ka ende informacione për të. “Njoftimin e fundit që mora nga institucionet kompetente është se ka një person me shtetësi nga RMV. Jemi në kontakt me autoritetet dhe policinë kantonale dhe do ta informojmë opinionin sapo të marrim më shumë detaje. Presim më shumë. Bëhet fjalë për një person”, tha Miteva në një konferencë për shtyp në Qeveri. I riu i zhdukur, Stiven…
Fluks i lartë mjetesh është regjistruar aktualisht në të dyja anët e pikës së pagesës në Kalimash. Qarkullimi më i rënduar paraqitet në korsinë e aksit Tiranë–Kukës–Morinë–Kosovë, ku lëvizja e mjeteve është dukshëm më e madhe. Ky fluks vjen si pasojë e lirimit të rrugës për qarkullim, pas disa aksidenteve të ndodhura më herët në zonën e Rrëshenit, në Rrugën e Kombit, ku për një periudhë pati edhe bllokim të plotë të trafikut. Ndërkohë, Rruga e Kombit, në të dyja drejtimet e lëvizjes Kukës – Tuneli i Kalimashit, po përballet me reshje të dendura shiu të shoqëruara me erë të…

