Vazhdon edhe më tutje fushata e partive politike për zgjedhjet e përsëritura lokale në Vrapçishtë, Gostivar, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë. Mbrëmë në Vrapçishtë është organizuar konventa promovuese e kandidatit Zulhajrat Demiri, i cili në këtë garë është futur i pavarur por ka mbështetje të koalicionit VLEN, Para qytetarëve që kishin ardhur në këtë konventë, Demiri tha se aktualisht vendbanimet e kësaj komune vazhdojnë të përballen me mungesën e ujit të pijshëm për shkak se, Isen Shabani nuk kujdeset për ta po merret me pazare. Tha se mandatin e kërkon nga populli dhe se të njëjtin do tia dorëzojë popullit…
Author: almakos
Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbështet operacionin anti-narkotik të SHBA-ve në Venzuelë. Kryeministri Hrisitjan Mickoski, tha se si Qeveri qëndrojnë krah argumenteve dhe veprimeve të partnerit tonë strategjik – Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai shtoi se ajo që më së shumti e brengos është heshtja e disa vendeve europiane dhe në botë kur shkelja e të drejtës ndërkombëtare i ndodhte Maqedonisë dhe popullit maqedonas, ndërsa tani, sipas Mickoskit, janë dhënë pas komenteve nëse kjo që po ndodh në Venezuelë qenka ose jo e drejtë ndërkombëtare.“Precedenti është bërë që kur ndryshohej flamuri i këtij shteti, që të bëhej vend anëtar…
Një banesë është përfshirë nga flakët këtë të hënë në fshatin Murras, në bashkinë e Elbasanit. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës, i cili ka ndërhyrë për vënien nën kontroll të zjarrit dhe shmangien e përhapjes së flakëve në banesat përreth. [embedded content] Nga zjarri janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, teksa pritet që grupi hetimor të nisë verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë ndodheshin tre anëtarë të familjes,…
Me më shumë se 17,000 aksidente trafiku dhe mbi 27,000 viktima në katër vjet, statistikat shtetërore tregojnë se Maqedonia ka një rritje të vazhdueshme të rreziqeve në trafik. Në këtë kontekst, po lançohet edhe sistemi më i gjerë automatik i kontrollit të trafikut – “Qyteti i Sigurt”, i cili ka regjistruar dhjetëra mijëra shkelje në ditë gjatë periudhës së testimit, duke ngritur pyetjen nëse teknologjia e përparuar mund ta ndalë ciklin në rritje të aksidenteve të trafikut. Numri i aksidenteve të trafikut, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, i cili në vitin 2021 arriti në 4,069, u ul…
Një 46-vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë pasi është përplasur nga një autobus. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Peshkatarit” teksa këmbësori me iniciale Zaim Ismaili është përplasur nga autobusi. Ndërkohë policia ka vënë në pranga shoferin e autobusit, shtetasin, Ndriçim Hidri. “ U arrestua shtetasi N. H., 56 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Peshkatarit” autobusi që drejtonte ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Z. I., 46 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, me rrugë të lagura. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, dhe në pikat kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM kujton se detyrimi ligjor për të mbajtur pajisje dimërore në automjete është në fuqi deri më 15 mars. MARKETING
Një 66-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme (3 janar) në Klos. Mësohet se Xhemal Zhuku, ka tentuar të kalojë lumin Mat, por është marrë nga rrjedha e fortë e ujit, raporton News24. Trupi i pajetë i tij është gjetur disa kilometra më larg, pa shenja jete, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në kërkime morën pjesë shërbimet e Policisë, familjarët dhe banorë të zonës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i vranët në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët dhe lokalisht deri mesatar. Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndim reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Ndërsa në relievet e larta malore në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 12m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, era pritet të…
Kampi i AKI-së në Gostivar ka zhvilluar vizitë në fshatrat e Malësisë së Gostivarit – Tërnovë, Padalisht dhe Sërmnovë. Në këto takime, kandidati për kryetar komune nga radhët e AKI-së, Valbon Limani, i shoqëruar nga Valdet Xhaferi, kryesues i ri i Këshillit Komunal dhe kryetar i degës së BDI-së në Gostivar, ka bashkëbiseduar drejtpërdrejt me banorët për problemet konkrete dhe nevojat e zonës. Limani prezantoi programin zgjedhor, duke u ndalur te projektet që tashmë janë realizuar në Malësi, si dhe ato që parashihen të realizohen në mandatin e ardhshëm. Ai theksoi se zhvillimi i Gostivarit kërkon planifikim serioz, projekte të…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski pasdite përshëndeti aksionin për arrestimin e presidentit të Venezuelës Nikolas Maduro. Mucunski, në një postim në profilin e tij në rrjetin social X, shprehet se është për t’u përshëndetur fakti që Maduro është arrestuar dhe do të përballet me drejtësinë. “E përshëndes njoftimin e Donald Trump se Nicolás Maduro është arrestuar dhe do të përballet me drejtësinë”, shkruan Mucunski. Ai gjithashtu i drejton fjalë lavdëruese edhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për, siç thotë ai, udhëheqjen e tij në përballjen me rrjetet narkokriminale të regjimit të Maduro-s. “Përgjegjësia…
Kryetari i Bashkimit të Shoqatave Bujqësore, Kiro Risteski, deklaroi se procesi i blerjes së duhanit nga korrja e vitit të kaluar ka përfunduar shumë më shpejt se sa ishte parashikuar, gjë që sipas tij është befasuese. Ai theksoi se kushtet e favorshme të motit gjatë muajit dhjetor kanë ndikuar ndjeshëm në përshpejtimin e blerjes. Lagështia relative ka krijuar kushte të mira për manipulimin dhe përgatitjen e duhanit në shtëpi, ndërsa nga ana tjetër, sipas Risteskit, edhe kompanitë blerëse kanë pasur nevojë për lëndën e parë dhe për këtë arsye e kanë marrë prodhimin në një afat të shkurtër. Edhe pse…
Një grua 44 vjeçe ka humbur jetën në Tiranë, pasi dyshohet se është marrë nga rrjedha e lumit teksa po përpiqej ta kalonte në fshatin Selitë-Mal, në zonën e Zall Bastarit. Sipas njoftimit paraprak të Policisë, shtetasja B. P. u rrëmbye nga uji gjatë tentativës për kalim, ndërsa trupi i saj i pajetë është gjetur dhe nxjerrë më pas nga lumi. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Në fshatin Selitë-Mal, Zall Bastar, dyshohet se gjatë tentativës për të kaluar lumin, shtetasja B. P., rreth 44 vjeçe, është marrë nga rrjedha e tij dhe për pasojë ka humbur jetën. Trupi i pajetë…

