Një aksident i rëndë ka tronditur Prishtinën pak pas mesnatës, duke lënë katër persona të lënduar dhe dy automjete të shkatërruara. Aksidenti ka ndodhur në një nga udhëkryqet më të frekuentuara të kryeqytetit, pranë konvikteve. Një veturë e Policisë së Kosovës është përfshirë në një përplasje me një taksi, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale për të dyja automjetet. Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë qartë pasojat e këtij aksidenti. Të dy automjetet duken të dëmtuara rëndë, duke ngritur pyetje mbi shpejtësinë dhe rrethanat e përplasjes. Aksidentet e tilla janë të zakonshme në qytet, por ky rast ka…
Author: almakos
Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar për ndryshime në lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas, si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike gjatë mbrëmjes së 4 janarit. Sipas njoftimit zyrtar, një nga dy tragetet e planifikuara për nisje drejt Barit nuk arriti të lundrojë për shkak të motit të keq. Autoriteti Portual ka bërë të ditur edhe situatën aktuale të lëvizjes së trageteve për ditën e sotme. Sa i përket tragetit “GNV Cristal”, ai është zhvendosur nga kalatat 7 dhe 8 në orën 07:05 dhe ka akostuar në Terminalin e Trageteve në orën 07:20, me nisje të planifikuar…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.8 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95.8 lekë dhe do shitet me 97 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.8 lekë dhe do shitet me 104 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.5 lekë dhe do shitet me 111 lekë.
A e keni vënë re se edhe pse mund të merrni më shumë para, në fund të muajit ato ju dalin gjithmonë e më pak?! Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe qirave po zbeh vlerën reale të të ardhurave, sidomos nga pagat. Të dhënat e INSTAT treguan se në tremujorin e tretë paga reale mesatare bruto ishte 69,630 lekë ose 16,4 për qind më e ulët se paga mesatare nominale prej 83,300 lekësh në të njëjtën periudhe. Paga reale për shkak te efekteve inflacionit është 140 euro më ulët se paga nominale në qershor-shtator 2025. Paga reale mesatare mujore bruto…
Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e veriperëndimit (qarku Shkodër) deri në orët e mesditës reshjet me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Nga orët e pasdites deri ato të mbrëmjes vonë në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër reshjet e shiut me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave/rrebesheve. Në zonën e Alpeve…
Javën e re do ta fillojmë me mot shumë të ndryshueshëm dhe mbi mesataren të ngrohtë dhe me erë, me erëra të forta jugore herë pas here. E hëna dhe e marta do të sjellin shira të herëpashershëm lokalë, dhe do të ketë edhe reshje shiu në zonat malore për shkak të rrymës ajrore jugore, e cila shkakton temperatura të larta të ajrit për këtë periudhë të vitit. Territori i Maqedonisë është nën ndikimin e aktivitetit ciklonik me qendër në perëndim dhe veriperëndim të nesh, pra diku mbi Itali, dhe kjo bën që të kemi mot të tillë të ndryshueshëm…
Një aksident rrugor me pasojë humbjen e jetës është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, në rrugën e re të Portit. Sipas informacioneve paraprake, viktima është një person rreth moshës 55–60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e përplasjes. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, duke shkaktuar ndërhyrjen e menjëhershme të policisë. Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, qarkullimi në zonë është pjesërisht i kufizuar.
Duke komentuar arrestimin e dhe shkeljen eventuale të të drejtave ndërkombëtare po edhe reagimin e heshtjen e disa prej shteteve të Bashkimit Europian, kryeministri Hristian Mickoski ka thënë se shqetësuese për të është se të njëjtat vende kanë heshtur kur padrejtësitë dhe e drejta ndërkombëtare shkеlej kur bëhej fjalë për Maqedoninë dhe popullin e saj. Sipas kryeministrit, aso kohe askush nuk dëshironte të dëgjonte, për më tepër askush prej tyre as nuk reagonte. HRISTIAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Askush prej tyre aso kohe nuk fliste dhe nuk e komentonte këtë gjë. Si mundet tash menjëherë të gjithë ata flasin nëse ishte sipas…
Vazhdon edhe më tutje fushata e partive politike për zgjedhjet e përsëritura lokale në Vrapçishtë, Gostivar, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë. Mbrëmë në Vrapçishtë është organizuar konventa promovuese e kandidatit Zulhajrat Demiri, i cili në këtë garë është futur i pavarur por ka mbështetje të koalicionit VLEN, Para qytetarëve që kishin ardhur në këtë konventë, Demiri tha se aktualisht vendbanimet e kësaj komune vazhdojnë të përballen me mungesën e ujit të pijshëm për shkak se, Isen Shabani nuk kujdeset për ta po merret me pazare. Tha se mandatin e kërkon nga populli dhe se të njëjtin do tia dorëzojë popullit…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbështet operacionin anti-narkotik të SHBA-ve në Venzuelë. Kryeministri Hrisitjan Mickoski, tha se si Qeveri qëndrojnë krah argumenteve dhe veprimeve të partnerit tonë strategjik – Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai shtoi se ajo që më së shumti e brengos është heshtja e disa vendeve europiane dhe në botë kur shkelja e të drejtës ndërkombëtare i ndodhte Maqedonisë dhe popullit maqedonas, ndërsa tani, sipas Mickoskit, janë dhënë pas komenteve nëse kjo që po ndodh në Venezuelë qenka ose jo e drejtë ndërkombëtare.“Precedenti është bërë që kur ndryshohej flamuri i këtij shteti, që të bëhej vend anëtar…
Një banesë është përfshirë nga flakët këtë të hënë në fshatin Murras, në bashkinë e Elbasanit. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës, i cili ka ndërhyrë për vënien nën kontroll të zjarrit dhe shmangien e përhapjes së flakëve në banesat përreth. [embedded content] Nga zjarri janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, teksa pritet që grupi hetimor të nisë verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë ndodheshin tre anëtarë të familjes,…
Me më shumë se 17,000 aksidente trafiku dhe mbi 27,000 viktima në katër vjet, statistikat shtetërore tregojnë se Maqedonia ka një rritje të vazhdueshme të rreziqeve në trafik. Në këtë kontekst, po lançohet edhe sistemi më i gjerë automatik i kontrollit të trafikut – “Qyteti i Sigurt”, i cili ka regjistruar dhjetëra mijëra shkelje në ditë gjatë periudhës së testimit, duke ngritur pyetjen nëse teknologjia e përparuar mund ta ndalë ciklin në rritje të aksidenteve të trafikut. Numri i aksidenteve të trafikut, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, i cili në vitin 2021 arriti në 4,069, u ul…

