Author: almakos

Uniformat blu kanë arrestuar shtetasin Eemal Binjakun, 36 vjeçari i cili në bashkëpunim me persona të tjerë mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren Sajma Qordja në një apartament në zonën e Astirit, ngjarje kjo e ndodhur me datë 9 janar 2025. Sakaq, vijon kërkimi për 5 personat e tjerë: Skerdi Sina, 29 vjeç, banues në Tiranë Ogert Alia, 31 vjeç, banues në Tiranë Arnold Jaho, 40 vjeç, banues në Vlorë Anduel Alia, 36 vjeç, banues në Tiranë Joni Sadikaj, 26 vjeç, banues në Tepelenë Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në një apartament të marrë me qira ditore në zonën e Astirit,…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë shënon në Lushnje, ku një 6 vjeçar ka humbur jetën në spitalin e këtij qyteti. Rasti ka ndodhur një mbrëmje më parë, teksa i mituri, i cili banonte me gjyshërit në fshatin Shën e Premte, u paraqit në qendrën shëndetësore Divjakë për ndihmë mjekësore. Raportohet se fëmija u shoqërua nga gjyshi në spital, për shkak se prej disa ditësh po kalonte një virozë dhe arriti në gjendje të rëndë në pediatri. Sipas burimeve nga spitali i Lushnjës, pasi janë bërë analizat dhe mjekimet përkatëse, e duke parë gjendjen kritike të fëmijës, janë marrë masa për ta…

Lexo më Shumë

Një 37 vjeçar së bashku me të atin janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohen të kenë shitur lëndë narkotike të llojit kokainë, të ndarë në doza. Në pranga kanë rënë shtetasit R.Z., 37 vjeç dhe B.Z., 65 vjeç (babë e bir), të dy banues në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë, e ndarë në doza,  gati për shitje. Operacioni i policisë është zhvilluar në rrugën “Niko Avramo”, ku u ndalua për kontroll automjeti me drejtues shtetasin R. Z., në të cilin u…

Lexo më Shumë

Njihuni me Mario Salcedo, një njeri i pazakontë që ka zgjedhur një stil jetese të ndryshëm nga të tjerët. Ai ka jetuar në anije për 25 vitet e fundit, duke e bërë këtë eksperiencë jo vetëm një mënyrë jetese, por edhe një pasion të thellë. Mario, i njohur si ‘Super Mario’ në qarqet e lundrimit, sapo ka kryer udhëtimin e tij të 1000-të me Royal Caribbean, një arritje e jashtëzakonshme që e çon besnikërinë e tij për këtë kompani lundruese në një nivel tjetër. Ai ka gjetur një shtëpi në mes të oqeanit, ndryshe nga shumica e njerëzve që kalojnë…

Lexo më Shumë

Një grup prej 49 emigrantësh janë gati për të mbërritur nga brigjet italiane në qendrën e pritjes në Shëngjin. La Repubblica thotë se emigrantët janë rrugës për në Shqipëri dhe se ky është grupi më i madh që pritet të zbarkojë në vendin tonë. Emigrantët vijnë nga Egjipti dhe Bangladeshi. Ndërkohë në tetor erdhën 16 emigrantë, ndërsa në nëntor 8, por të gjithë u rikthyen sërish në Itali, pas vendimit të gjykatës së Romës. Shtetasit e huaj që do të mbërrijnë në Shqipëri, do të nisin procedurat e pritjes, ndalimit dhe vlerësimit për secilin rast. Rinisja e operacionit në Shqipëri…

Lexo më Shumë

Një 59 vjeçar është ndaluar nga Policia e Durrësit pasi dyshohet se është një prej organizatorëve të kontrabandimit të 670 mijë litra naftë nga Tunizia drejt Shqipërisë. Ndalimi në hyrje të Republikës së Shqipërisë është bërë ndaj shtetasit Eduart Skora, 59 vjeç, banues në Durrës. Sipas njoftimit të uniformave blu, Skora së bashku me shtetasin F.B., i cili është ende në kërkim, ka organizuar kontrabandimin me anije, nga Tunizia, të 670 000 litrave naftë, nëpërmjet fshehjes së sasisë, në balastrat që shërbejnë për balancimin e mjetit lundrues. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. NJOFTIM Ndalohet njëri nga organizatorët…

Lexo më Shumë

Nga BDI në një komunikat për media kanë reaguar në lidhje me kolonat dhe pritjet e gjata në pikën Kufitare në Bllacë.“Pas shumë vitesh, shqiptarët për herë të parë po mendojnë dy herë nëse ia vlen të shkojnë në Kosovë për një drekë apo për të vizituar familjarët dhe miqtë. Pritjet e gjata dhe të papranueshme në pikën kufitare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës kanë krijuar një pengesë të madhe në lëvizjen e lirë të njerëzve.Shkupi dhe Prishtina, dy Kryeqytetet më të afërtat në rajon me një udhëtim prej më pak se një ore, tani janë bërë të paarritshme.…

Lexo më Shumë

Pas takimit emocional me vajzën e tij Loredanën në shtëpinë e Big Brother, babai i saj pati një bisedë të drejtpërdrejtë edhe me Jozin, duke shprehur hapur mendimin e tij për lidhjen mes tyre. Ai theksoi se nuk është dakord me zhvillimin e një marrëdhënieje romantike në një format televiziv, siç është Big Brother, dhe shprehu shqetësimin e tij në lidhje me këtë situatë. “Qofsh i nderuar, i respektuar. Keni ardhur për një program televiziv, dhe pashë disa fragmente që nuk përputhen me programin ku jeni, me atë që keni nxjerrë në pah. Kisha dëshirë që ti të shikoje punën…

Lexo më Shumë

Për CIA-n, pandemia Covid ka shumë të ngjarë të ketë ardhur nga një incident laboratorike sesa nga kafshët. FBI dhe Departamenti i Energjisë besojnë gjithashtu se një aksident laboratorik në Wuhan në Kinë është burimi i mundshëm i virusit Covid-19, i cili ka vrarë më shumë se 1.2 milionë amerikanë dhe më shumë se shtatë milionë njerëz në mbarë botën. Ky vlerësim i ri shënon një nga vendimet e para të marrë nga drejtori i ri i CIA-s, John Ratcliffe, i emëruar nga Donald Trump. Ratcliffe, i cili shërbeu si drejtor i inteligjencës kombëtare gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump,…

Lexo më Shumë

Për shkak të mjegullës, mbrëmë janë anuluar një pjesë e fluturimeve në Aeroportin e Shkupit. Sipas informatave në uebfaqen e Aeroportit të Shkupit, një pjesë e fluturimeve janë anuluar ose riorientuar. Dukshmëria është 200 metra, dhe për këtë arsye trafiku ajror është i pezulluar. Kujtojmë se këtë muaj ka pasur anulime të shpeshta të fluturimeve për shkak të mjegullës së dendur. MARKETING

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka shkruar një letër publike lidhur me procesin gjyqësor ndaj tij. Ermal Yzeiraj, avokati i Beqajt, përmes një postimi në rrjete sociale ka publikuar letrën e shkruar nga klienti i tij. Sipas Beqajt, ekziston një ngjashmëri shumë e madhe midis procesit hetimor që zhvilloi Albana Vokshi si drejtuese e komisionit hetimor parlamentar të kallëzimit të saj dhe procesit gjyqësor që zhvilloi Gjyqtarja e seancës paraprake. Ai shprehet se të dyja këto procese zgjatën me muaj të tërë dhe se ai nuk u lejua të fliste, teksa shkruan se “të dyja dështuan duke përfunduar me urdhëra…

Lexo më Shumë