Author: almakos

Gazetari Igli Çelmeta jep detaje për pistat që po heton policia e shtetit lidhur me motivin dhe rrethanat e vrasjes së postierit, Lulzim Visha. Lulzim Visha u ekzekutua mëngjesin e së premtes 24 janar 200 metra larg banesës së tij. Çelmeta tha në emisionin “Kjo Javë” të moderaores Nisida Tufa në News 24 se policia po heton edhe pistën e hasmërisë, pasi në vitin e largët të 1997 vëllai i viktimës ka vrarë një person. Sakaq ai theksoi se fokusi i hetimeve të policisë është përqendruar te kontrollet në banesa në zonën e Zall Mnerit, te Eduard dhe Ervis Lami,…

Lexo më Shumë

Në stadiumin e Maliqit u zhvillua një ndeshje futbolli në kujtim të 12-vjeçarit Leo Sadiku i cili humbi jetën në QSUT në datën 8 Janar. Skuadra e Leos luajti me ekipin e Skënderbeut dhe të pranishëm ishin edhe familjarët e 12-vjeçarit dhe shokët e tij. Nëna e Leos,  Roveta Sadiku e shoqëruar nga bashkëshorti dhe vajza e saj u shpreh për mediat se mjekët neglizhuan 12-vjeçarin,  duke mos i dhënë trajtimin mjekësor që i nevojitej. Ndërsa QSUT në një reagim zyrtar shprehu se Leo Sadiku ishte diagnostikuar me miokardit,  nëna e të ndjerit thotë se nuk është e vërtetë duke…

Lexo më Shumë

Vazhdojnë përplasjet mes partive shqiptare në opozitë dhe pozitë, ndërsa kësaj here ata janë treguar më të saktë, pasi kanë zgjedhur të akuzojnë njëra tjetrën me përqindje. “Me 1% për qind mbështetetje bëhesh 100% vazal”, kështu theksojnë se Bashkimi Demokratik për Integrim, të cilët me numra binarë të përkthyer në përqindje akuzojnë koalicionin VLEN për mungesë të fuqisë reale në qeveri. BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM “Me 1% mbështetje, nuk mund të flasësh në emër të popullit shqiptar.Me 1% mbështetje, nuk mund të mbrosh arritjet historike të Marrëveshjes së Paqes të vitit 2001 për barazi.Me 1% mbështetje, nuk mund të mbrosh…

Lexo më Shumë

Mbrëmë përfundoi edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova, teksa menjëherë sot ka ardhur një reagim nga finalistja, Xheneta. Xheneta ka reaguar karshi Gjestit, duke e pëlqyer një video në mediat sociale, ku ai flet për statusin e tij. Gjatë bisedës, Rozana e pyet Gjestin nëse ka lënë jashtë ndonjë marrëdhënie të hapur. Gjesti e ka mohuar kategorikisht të ketë dikë jashtë – “Jo zemër s’e kam askënd, mos e përmend më këtë”. E Xheneta duket se është pajtuar me përgjigjen e tij, ndonëse përgjatë izolimit në BBVK dyshja shijuan një romancë që nuk zgjati shumë.

Lexo më Shumë

Ka përfunduar mbledhja Sinodit të Kishës Ortodokse ku janë marrë vendimet të rëndësishme për homazhet dhe varrimin e kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta sot (25 janar) në një spital në Athinë, pas dështimit të organeve jetësore. Vendimet që u morën nga Sinodi i Shenjtë janë si vijon; Zgjedhjen e Mitropolitit të Korçës, Imzot Joanit, si Mbikëqyrës (Locum Tenens) të Fronit Kryepiskopal. Shpalljen e zisë kishtare për pesë ditë, nga datat 25 – 29 janar 2025. Pritja e trupit të Kryepiskopit të ndjerë do të bëhet para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, të martën, datë 28 janar,…

Lexo më Shumë

Finalja e spektaklit Big Brother VIP Kosova 3 ishte një mbrëmje emocionuese, plot surpriza dhe momente të paharrueshme. Por një detaj që nuk kaloi pa u vënë re ishte thirrja e fuqishme e emrit të Gjestit nga publiku i pranishëm në sallë. Ndërsa dhjetëra finalistë dhe momente të tjera ishin në qendër të vëmendjes, një pjesë e madhe e publikut, i përbërë nga qindra veta, shfaqi hapur mbështetjen e tyre për Gjestin. Kjo ndodhi pavarësisht faktit që ai u eliminua disa javë para finales, një moment që shkaktoi shumë reagime dhe diskutime në opinionin publik. Eleminimi i Gjestit është konsideruar…

Lexo më Shumë

Policia Rrugore, gjatë monitorimit për garantimin e sigurisë rrugore, ka vënë në pranga një person, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe për trafikim të lëndëve narkotike. Ndaj 40-vjeçarit Ergest Prifti, Gjykata e Torinos ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas  për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “ Pjesëmarrje në organizatë kriminale”. Interpol Tirana  vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali. Njoftimi i policisë: Monitorime intensive për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe kapjen e personave në kërkim që qarkullojnë me automjete. Kapet nga Policia Rrugore e Tiranës, një 40-vjeçar,…

Lexo më Shumë

Ministrja e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve Minerale, Sanja Bozhinovska sot e vizitoi minierën SASA, miniera më e madhe nëntokësore për plumb dhe zink në vend, e cila prodhon përafërsisht 800.000 tonë xehe në vit. Në takimin me përfaqësuesit e ekipit drejtues të minierës, Bozhinovska theksoi se i mbështetë praktikat e minatorëve të cilat janë të qëndrueshme dhe të sigurta, ndërsa njëherit e ceki edhe rëndësinë e inovacioneve në xehtari. Nga Ministria kumtuan se në SASA drejtpërdrejtë janë të punësuar rreth 770 persona, pjesa më e madhe banorë të komunitetit lokal, ndërsa puna e suksesshme miniersë SASA në gjashtë vitet e…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se gjatë periudhës 2021-2023, vendi ynë ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian. Ky konfirmim vjen si një reflektim i përpjekjeve të vazhdueshme për integrim në strukturat euroatlantike, dhe tregon se Kosova ka patur mundësi të rëndësishme për zhvillimin e saj ekonomik dhe shoqëror përmes bashkëpunimit me BE-në. Bislimi gjithashtu theksoi se, për periudhën financiare 2021-2027, Kosova është e angazhuar në 9 programe të ndryshme të Bashkimit Evropian, që ndihmojnë në forcimin e shumë sektorëve të rëndësishëm si edukimi, kërkimi dhe inovacioni. Këto programe janë të dizajnuara për…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar një 36-vjeçar nga Kukësi, i cili dyshohet se ka siguruar automjetin që u përdor nga vrasësit e Kristian Marku alias Kristian Bardhi, krim i ndodhur më 13 janar 2025 në autostradën Fier-Vlorë. Njoftimi i policisë: DVP Vlorë Veprime të thelluara hetimore, bazuar edhe në inteligjencën informative, për zbardhjen e vrasjes së ndodhur më 13 janar 2025, identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit/ëve. Siguroi automjetin e përdorur për vrasjen e shtetasit Kristian Marku alias Kristian Bardhi, ndalohet 36-vjeçari me origjinë nga Kukësi. Në vijim të veprimeve intensive nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në…

Lexo më Shumë

Pas përfundimit të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, miqësitë dhe lidhjet e krijuara brenda shtëpisë po rifreskohen jashtë saj. Fituesi i këtij edicioni, Drilon Rama, i cili triumfoi pas 100 ditësh qëndrimi në shtëpi, më në fund u ribashkua me mikun e tij më të mirë nga BBVK, Eduart Kuqi. Edi, i cili ishte gjithashtu pjesë e këtij edicioni, vendosi të largohej nga gara dy javë pas nisjes së aventurës. Megjithatë, gjatë kohës së tij brenda shtëpisë, ai krijoi një lidhje të fortë me Drilonin, duke e konsideruar atë si një mik të afërt. Ribashkimi i tyre…

Lexo më Shumë