Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos ka ndërruar jetë mëngjesin e të shtunës pas një beteje të gjatë shëndetësore. Fortlumturia e Tij do të prehet në Shqipëri; ky ishte edhe amaneti i tij para se të mbyllte sytë përgjithmonë në moshën 95-vjeçare në një spital në Athinë. Janullatos do të prehet në katedralen ortodokse “Ringjallja e Krishtit” në Tiranë ku në nder të tij do të mbahet për dy ditë edhe ceremonia e homazheve po në këtë katedrale. Trupi i Kryepeshkopit pritet të transportohet përmes rrugës tokësore drejt Shqipërisë të martën. Janullatos pësoi hemorragji gastrike, dhe…
Author: almakos
Revolucioni teknologjik kërkon që forca punëtore mbi moshën e shkollimit, duhet të trajnohet dhe të pajiset me njohuri në mënyrë që të përshtatet me nevojat e tregut të punës. UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë) në raportin Global të Monitorimit të Edukimit vuri në dukje se të rriturit shqiptarë kishin pjesëmarrjen më të ulët në trajnime në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, por edhe në grupin e 120 vendeve që u morën në studim. Siç shihet në grafikun e mëposhtëm, vetëm 3% e të rriturve shqiptarë nga mosha 25-54 vjeç…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Fushë Krujë- Thumanë, në afërsi të fshatit Derven. Raportohet se dy automjete një Mitsubishi me targa italiane, e cila drejtohej nga shtetasja M.L dhe një Opel, i cili drejtohej nga N.P janë përplasur dhe për pasojë 4 persona kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë. Paraprakisht dyshohet qe shkak i aksidentit te jete ndërprerja e rrugës ne mënyrë te gabuar nga Opeli, por edhe shpejtësia e madhe me te cilën udhëtonte Mitsubishi. Katër personat e plagosur janë dërguar ne spitalin e Traumës ne Tiranë. Ndërkohë policia ne vendngjarje po…
Olsa Muhameti ka qenë producentja e këtij viti në Big Brother VIP Kosova. Pas përfundimit të Big Brother, ajo u ka dhënë mundësinë ndjekësve të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram. E pyetur për Gjestin në Shqipëri, tha se po bën lojë të njëjtë sikurse në Kosovë. “Si po të duket Gjesti tek BBVA?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua. “Po bën të njëjtën lojë që ka bërë në BBVK. Gjesti argëtues, provokues, po flirton me një vajzë. Loja e cigareve, loja e gjumit, ecc!”, u shpreh ajo. Tutje shtoi: “Patëm kohë të mjaftueshme me Gjestin në 85…
Ka kohë që në mediat rozë përfolët për një lidhje dashurie mes Santianes dhe Sin Boy. Mirëpo e vërteta doli krejt ndryshe. Ish-banorja e “BBVK” është duke shijuar romancën më këngëtarin Art Rushiti. Ishte vet artisti ai i cili ndau disa fotografi krahë bukuroshes. Edhe në “Instastory” ndau një fotografi të unazës dhe infinitit. Urojmë t’iu zgjat e t’iu ecën mbarë.
Bernardi është banori i radhës që u eliminua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Ai ka qenë i ftuar në Fan Club, ku ka folur për gjithë lojën brenda dhe për arsyen e largimit. I njëjti madje ka bërë një deklaratë të fortë për tre konkurrentë që ndodhen brenda. Ish-banori thekson se Jozi, Klajdi dhe Laerti kanë pikëpyetje sa i përket orientimit të tyre seksual. Pjesë nga biseda në studio: Bernardi: Unë kam bërë thjeshtë atë që tre djem të tjerë në shtëpinë e Vëllait të Madh nuk kanë guxim ta bëjnë. Heidi Baci: Cilët janë…
Policia e Vlorës ka ndarë një njoftim zyrtar përmes të cilit jep detaje rreth të shtënave me armë zjarri që u regjistruan mbrëmjen e sotme në Vlorë. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur një 29-vjeçari, i identifikuar me emrin Sidi Veliaj. Blutë e Vlorës bëjnë me dije se 29-vjeçari dhe autori shtetasi Qerim.B janë konfliktuar sot rreth orës 18:40 në në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum. Debati mes dyshe ka agravuar deri në përdorimin e armës, për pasojë 29-vjeccari është plagosur. Aktualisht i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë që autori është ende në arrati.…
Pas tensioneve të mëdha mes tyre, Egli dhe Gjesti kanë ndarë një moment të qetë dhe të ndjeshëm në mëngjesin e sotëm. Egli, e cila duket se ende ruan një afeksion të veçantë për Gjestin, vendosi ta zgjojë atë nga gjumi. Ajo shkoi pranë shtratit të tij dhe iu ul lehtë në krevat, ndërsa ai ende flinte. Kur Gjesti u zgjua pjesërisht, i drejtoi një pyetje të thjeshtë: “Kur je zgjuar?” Megjithëse biseda mbeti e shkurtë dhe pa shumë ngrohtësi, Egli nuk u largua. Ajo vazhdoi të qëndrojë pranë tij, duke i ofruar praninë e saj në heshtje, pavarësisht se…
Ka rënë në prangat e policisë autori që plagosi pasditen e sotme me thikë 53-vjeçarin Eduart Rrapi Gazetari Igli Celmeta raporton për News 24 se në pranga ka rënë shtetasi Aleks Petro. I riu mësohet se plagosi me thikë 53-vjeçarin, pasi sipas tij ai i kishte ngacmuar nënën. Ndërkohë, 53-vjeçari raportohet se ka marrë një plag në bark dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Babai i Loredanës ka qenë për vizitë mbrëmjen e djeshme (e shtunë) në Big Brother VIP Albania. Ai u shpreh krenar për të, por nuk e aprovoi lidhjen e saj me këngëtarin Joz Marku. Pas këtij takimi në një intervistë për Big Brother VIP Fan Club, prindërit e banores u shprehën pse nuk janë aspak dakord me këtë. Gazetarja: Pse vendosët të dilnit kundër romacës së vajzës suaj, Loredanës? Babai i Loredanës: Është në errësirë. Nuk është në atë pozicionin e duhur të Big Brother-it. Ajo duhet ta paraqiste më të pastër figurën e saj për mua. Kam eksperiencë në…
Kontejnerët e mbetjeve në Labinot fushë janë përfshirë nga zjarri mbrëmjen e kësaj të diele. Për shkak të flakëve të mëdha, zjarri ka dal jashtë kontrollit dhe është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikëses së Elbasanit për vendosjen në kontroll të tyre. Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve. Në vendngjarje gjithashtu ndodhet edhe policia për zbardhjen e plotë të rrethanave të zjarrvënies.
Një veturë me targa serbe është djegur mbrëmë rreth orës 20:35 në Ranillug, duke tërhequr vëmendjen e shumë banorëve dhe mediave lokale. Vetura i përket anëtares së Komisionit Komunal Zgjedhor, Aleksandra Popoviq. Prokurori kujdestar, Agron Uka, ka deklaruar për TV Dukagjinin se dyshohet se dy shishe me koktej molotovi janë përdorur për të realizuar këtë akt të dhunshëm. Kjo ngjarje ka krijuar një atmosferë tensioni dhe shqetësimi mes qytetarëve, duke i bërë ata të pyesin për sigurinë e jetesës së tyre në këtë zonë. Uka ka rritur shqetësimet duke theksuar se motivet e këtij rasti lidhen me mospajtime dhe përplasje…

