Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet dhe ka dërgon në gjyq 15-vjeçarin Klodian Kolbuçaj, i cili goditi për vdekje me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij, Emiljano Gjoni. Ndaj adoleshentit është ngritur akuza për veprën penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese’. Nda hetimet është provuar se më 14 tetor 2024, rreth orës 19:30, në vendin e quajtur lagjja “Skënderbeg”, të qytetit të Shkodrës, pas një konflikti për motive të dobëta, Klodian Kolbuçaj ka goditur Emiljano Gjonin me thikë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, informon Prokuroria. Njoftimi i Prokurorisë: Prokuroria Shkodër mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin e mitur K.K. për veprën penale ‘Vrasja në rrethana të tjera…
Author: almakos
Getinjo dhe Vivien ka kohë që kanë ndarë rrugët e tyre sa i përket dashurisë. Ndonëse ndjekësit herë pas here publikojnë imazhe të vjetra të tyre në rrjet. Megjithëse të ndarë Getinjon dhe Vivien po i bënë bashkë dashuria për fitnesin. Nuk mungojnë fotot në instastory duke treguar rezultatet e linjave të trupit nga dyshja në fjalë, shkruan Kosovarja.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në raportin e fundit për Shqipërinë, vlerëson rritjen ekonomike të vendit, po njëkohësisht paralajmëron për sfidat që do të ketë vendi si rrjedhojë e plakjes dhe emigracionit të shpejtë. “Pavarësisht ecurisë pozitive makroekonomike, Shqipëria përballet me sfida të rëndësishme strukturore. PBB-ja për frymë mbetet rreth një e katërta e niveleve të SHBA-së dhe BE-15, të ndikuar nga plakja e shpejtë e popullsisë dhe niveli i lartë i emigracionit. Zbatimi i reformave të thella, që përfshijnë përmirësimin e qeverisjes, forcimin e menaxhimit të financave publike, dhe rritjen e kapitalit njerëzor e produktivitetit, është thelbësor për të nxitur…
VALENTINA MADANI/ Edi Paloka, kreu i këshillit kombëtar të PD-së është besimplotë për një rezultat pozitiv të opozitës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Z.Paloka flet për determinancën e diasporës në zgjedhje, i sigurt se ajo do të votojë siglën e PD-së më 11 maj. Deputeti demokrat thotë për gazeta “Panorama” se opozita nuk do të bojkotojë më zgjedhjet dhe se në garë hyn për të fituar. Edi Paloka flet edhe për çështjen e “non-grata” të Sali Berishës duke pohuar se “praktikisht është fshirë dhe është vetëm çështje kohe sa kjo të bëhet zyrtare”. Z.Paloka i kujton mazhorancës socialiste se “Nga…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së, të cilët sot kanë deklaruar se në bordet drejtuese të gjashtë institucioneve shëndetësore shqiptarët janë zëvendësuar me maqedonas. Ai thekson se këto pretendime janë të pabazuara dhe se situata reale është ndryshe. “Duhej të jenë korrekt kur përmendin klinikat ku ka më pak shqiptarë. Të njëjtën kohë, duhet të theksojnë edhe klinikat ku sot ka më shumë shqiptarë sesa më parë. Numri i anëtarëve shqiptarë në borde është, në fakt, relativisht i njëjtë siç ka qenë më parë,” tha Taravari. Ai shtoi se disa shembuj të paraqitur nga BDI…
Drilon Rama u shpall fitues i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova. Në paraqitjen e parë televizive, ai ka folur për lojën brenda, banorët dhe se me kë ruan raporte të mira. I njëjti tha se shumë nga konkurrentët nuk e uruan për fitoren dhe çmimin e madh që rrëmbeu. Boksieri nga Drenica theksoi gjithashtu se e di që ata e kanë inat, por që tani loja ka mbaruar. “Nuk kam edhe shumë njerëz që kur kam dalë prej Bigut, nuk më kanë uruar as fitoren. Në Big, e di që më kanë inat lojërat që i kemi…
Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e cila u thirr pasi ILD kërkoi masë tjetër për prokurorin e Sarandës, Kledian Llaho përmes një letre ka kërkuar të përfaqësohet me një avokat. Sipas shkresës së përcjellë prej tij, ILD nuk i ka vënë në dispozicion të gjitha materialet që ka kërkuar, fakt i cili u hodh poshtë nga inspektorja e ILD Daniela Sulaj. ILD ka kërkuar masë disiplinore ndaj Llahos në cilësinë e drejtuesit të Prokurorisë, për një tjetër shkelje disiplinore, që ka të bëjë me mospërmbushje, në cilësinë e drejtuesit, të detyrimeve të përcaktuara në ligj si dhe…
Eduart Lami, personi i cili u arrestua si i dyshuar për vrasjen e postierit Lulzim Visha u la në arrest me burg nga Gjykata e Tiranës. Zyrtarisht ai akuzohet për armëmbajtje pa leje, por policia e dyshon për vrasjen e Lulzim Vishës. Në deshmin e tij ai ka deklaruar se “Nuk kemi pasur konflikt me familjen e viktimës”. “Në dijeninë time nuk kemi pasur asnjë debat apo përplasje. Nuk e di për pjesëtarë të tjerë të familjes nëse kanë pasur konflikte me dy vëllezërit Visha. Por unë personalisht dhe nga ajo çfarë di unë nuk kemi pasur konflikte”, shtoi i riu në…
“Nuk kemi pasur konflikt me familjen e viktimës. Në dijeninë time nuk kemi pasur asnjë debat apo përplasje. Nuk e di për pjesëtarë të tjerë të familjes nëse kanë pasur konflikte me dy vëllezërit Visha. Por unë personalisht dhe nga ajo çfarë di unë nuk kemi pasur konflikte”, mësohet të ketë deklaruar Eduart Lami.
Koalicioni VLEN në një kumtesë për media ka reaguar në lidhje me anketën e fundit që u publikua për partitë politike. Nga VLEN thonë se “BDI ka zgjedhur të përdorë mekanizma të manipuluar për të paraqitur një iluzion të rremë se vazhdon të gëzojë mbështetje në kampin shqiptarë”. “Pasi u futën në listë të zezë BDI filloi të humbë votuesit e anëtarësinë besnike, zgjidhja e vetme në këtë situatë të vështirë që ndodhen u ka ngelur mashtrimi përmes anketave të manipuluara. Pra, duke tentuar për t’i mashtruar e hutuar masën kanë filluar tu besojnë edhe vetë gënjeshtrave të sajuara prej…
Drilon Rama u shpall fituesi i sezonit të tretë të “BBVK”. Përmes një shkrimi të gjatë në llogarinë e tij në “Instagram” ai falënderoi të gjithë për mbështetjen. “Ky është vetëm fillimi” shkroi ndër të tjerash duke paralajmëruar risi të reja nga ai. “Synimi im i madh mbetet i njëjtë – të arrij majat në sportin e boksit dhe të bëhem kampion bote”, theksoi ai. Më poshtë keni postimin e plotë: “Përshëndetje të gjithëve!Dua t’ju falënderohem nga zemra për gjithë mbështetjen që më keni dhënë gjatë kësaj aventure të paharrueshme në Big Brother. Suksesi dhe fitorja ime janë falë jush,…
Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e një nate më parë (26 janar) në Orikum, ku një person mbeti i plagosur me armë zjarri. Mësohet se i plagosuri, shtetasi Sildi Velaj 29 vjeç po luante me letra në karburant me disa shokë, kur autori është afruar me makinë dhe qëlloi 10 herë! 24-vjeçarin e prekën 3 plumba. Dyshohet që sherri ka nisur prej disa ditësh për motive të dobëta. Shërbimet e Policis kanë shpallur ne kerkim autorin e dyshuar te ngjarjes, shtetasin Qerim.B. Njoftimi i policise dje (26 janar) Rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum,…

