Author: almakos

Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi sot Raportin për Shqipërinë, ku theksohet se gjatë vitit 2024 ekonomia shqiptare është një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Europë, bazuar tek turizmi dhe politikat makroekonomike të kujdesshme, por ajo po përballet me vështirësi si plakja e shpejtë e popullsisë, emigrimi, prodhimtaria e ulët dhe mangësitë e qeverisjes. Raporti, që erdhi në vijim të Misionit të FMN-së të mbajtur në muajin nëntor, thekson se pavarësisht nga performanca e fortë, Prodhimi i Brendshëm Bruto (GDP) për frymë i Shqipërisë është sa rreth një e katërta e nivelit të vendeve anëtare të BE-së. “Pavarësisht nga…

Lexo më Shumë

Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe thotë se si parti opozitare nuk ka kontakt me kreun e BDI-së Ali Ahmeti. Akuzat e VMRO-së për lidhje me Artan Grubin i quajti qesharake, ndërsa theksoi se koalicioni i LSDM-së me BDI-në në të kaluarën është “leksion i mësuar mirë”. “Nuk kam kontakt me kryetarin Ahmeti. Janë akuza qesharake që VMRO-DPMNE i vendos në llogarinë tonë, ata duhet të tregojnë se përse e lëshuan Artan Grubin të ikë përmes kufirit, nëse duan të ketë drejtësi. Ne qartë i tregojmë qëndrimet tona të tanishme rreth koalicionit të BDI-së, dhe themi se është leksion i mësuar…

Lexo më Shumë

Gjesti dhe Egli Tako jane tema me e perfolur ne BBV4 dhe ne rrjetet sociale. Ajo qe duket me e afruar eshte Egli kundrejt kengetarit i cili ka thene qe per momentin nuk ndjen asgje. Pavarsisht ketyre fjaleve te Gjestit, te dy banoret jane shume te afert dhe gjestet mes tyre nuk kan munguar.Nje nder afrimet e shumta ishte dhe kjo puthje ne buze diten e sotme por me Xhamin ne mes. A mund ta qujme kete si puthje te pare? Kete vendoseni ju.

Lexo më Shumë

Armela Hasaj, motra e vëllezërve Arjon dhe Klisman Hasaj, që dyshohet se ekzekutuan me breshëri plumbash Ramazan Matajn, ka rrëfyer versonin e saj të ngjarjes duke treguar makthin e përjetuar prej rreth 6 vitesh nga 33-vjeçari.  Armela ka rrëfyer se u njoh me viktimë në rrjetet sociale dhe nisi një lidhje dashurie me të pak pasi ajo ishte martuar, por në momentin që tentoi të shkëputej nga Ramazan Mataj filloi edhe “ferri” për të, pasi 33-vjeçari nisi ta kërcënonte me foto intime, duke i kërkuar të dilte natën nga shtëpia për ta takuar. “Sapo isha martuar. Pas disa kohëve fillova i thashë që…

Lexo më Shumë

Prodhuesi i njohur i ChatGPT, OpenAI, ka bërë hapin e madh duke prezantuar agjentin e tij të parë me Inteligjencë Artificiale, i quajtur ‘Operator’. Ky produkt i ri, i krijuar si një agjent me AI, është dizajnuar për të realizuar detyra të ndërlikuara duke përfituar nga kapaciteti i tij për të vepruar autonomisht. Operator është një mjet që tenton të thjeshtojë jetën e përdoruesve duke kryer përgatitje të zakonshme, për shembull, duke plotësuar forma online, porositur produkte ushqimore, rezervuar udhëtime dhe krijuar meme entertaining. Aktualisht, ky shërbim është në dispozicion vetëm për përdoruesit Pro të ChatGPT në Shtetet e Bashkuara,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, në konferencën e sotme për media ka folur në lidhje me punën e Klinikës së Onkologjisë, gjegjësisht skandalin e mungesës së terapisë për pacientët me kancer. Filipçe tha se “e vërteta për Klinikën e Onkologjisë që duhet ta dijë opinioni është drejtpërdrejt e lidhur me komisionin anketues për Klinikën e Onkologjisë të kërkuar nga VMRO-DPMNE dhe të udhëhequr nga Rashela Mizrahi, dhe të gjitha pretendimet se nuk ka raporte për funksionimin e saj janë gënjeshtër e pastër”. “Mizrahi nga atëherë e deri më sot pretendon se unë jam përgjegjës për atë…

Lexo më Shumë

Gjatë kësaj jave, vendi do të përballet me një rritje të ndjeshme të temperaturave, duke sjellë një mot më të ngrohtë, por me pasiguri për cilësinë e ajrit. Çdo ditë, parashikimet meteorologjike tregojnë se, përveç temperaturave më të larta, do të ketë edhe mëngjeset me mjegull, të cilat mund të ndikojnë në shëndetin e individëve me probleme të frymëmarrjes, si dhe grupet më të ndjeshme si fëmijët dhe të moshuarit. Në orët e mëngjesit, mjegulla do të mbulojë shumë zona, veçanërisht në ultësira dhe në qytete, duke sjellë një rrezik të shtuar për ata që kanë sëmundje kronike të frymëmarrjes.…

Lexo më Shumë

Sot pritet të fillojë gjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i saj, Leonard Ademaj, përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë detaje rreth procesit gjyqësor dhe ka theksuar besimin e familjes në sistemin e drejtësisë. “Ju njoftoj që gjykimi i rastit të vrasjes dinake të motrës tonë, Liridona Ademaj, fillon sot në ora 11:00 në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë,” ka shkruar ai. Leonard Ademaj ka shprehur pritshmëri të larta…

Lexo më Shumë

Një i ri nga Pogradeci i ka dhënë fund jetës duke u varur në banesën e tij. 31-vjeçari tentoi të ndërmerrte këtë akt edhe dy muaj më parë, por u shpëtua nga dy të rinj. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 4 të qytetit të Pogradecit. 31 vjeçari kishte kohë që kishte krijuar varësi nga lëndët narkotike çka dyshohet se ishte dhe motivi që herë pas here kishte luhatje të humorit. Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen dhe rrethanat. Kujtojmë që dy të rinjtë që e shpëtuan thanë atë kohë për mediat se 31…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari thotë se ka ilaçe në Klinikën e Onkologjisë, por sipas tij për një javë ka munguar vetëm terapia biologjike. Taravari tha se këtë javë Klinika do të furnizohet me terapinë në fjalë. “Dua të informoj opinionin se terapia biologjike, këtë periudhë është dhënë shumë më shumë sesa më parë, por kërkesat prej pacientëve janë shumë më të mëdha, prandaj edhe kemi bërë protokolle se ku duhet të jepet kjo terapi biologjike. Prej kësaj jave përsëri do të rikthehet komplet terapia biologjike, por dua të ripërsëris se ilaçe kanë pacientët, por nuk e kanë vetëm terapinë…

Lexo më Shumë

Nëse grimi do të ishte film, buzëkuqi dhe peneli do të ishin padyshim yjet që do të vidhnin shfaqjen. Por, pa një bazë të pastër, komploti nuk do të ishte kurrë i njëjtë. Një bazë grimi e suksesshme është çelësi për një pamje të shkëlqyer dhe elegante. Në botën e grimit, dy produkte themelore janë të domosdoshme për të krijuar një bazë ideale: korrektori dhe fondotina/pudra. Këto produkte janë si dy anët e një monedhe; duke punuar së bashku, ato krijojnë harmoninë e nevojshme për një pamje të përkryer. Ato mbulojnë papërsosmëritë dhe sjellin ekuilibrin që ka nevojë çdo dukje.…

Lexo më Shumë

Dy fëmijët e këngëtares së njohur me origjinë shqiptare, Ana Oxa, kanë marrë nënshtetësinë shqiptare. Të shoqëruar nga nëna e tyre, Ana Oxa dhe kantautori Ardit Gjebrea, Qazim Belleno dhe Francesca Belleno u betuan sot para kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, si shtetasit më të rinj të Republikës. “Jam shumë i lumtur që Ana ka këmbëngulur që dy fëmijët e saj të marrin shtetësinë shqiptare dhe më kujton atë kohë të vjeter, kur shumë prej nesh linin shtetësinë shqiptare për të marrë një shtetësi të huaj. Kohët kanë ndryshuar, ndaj sot jam shumë i lumtur që kemi dy shtetas të…

Lexo më Shumë