Author: almakos

Sot, 28 janari shënon Ditën Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, njohur si Dita Ndërkombëtare Evropiane e Privatësisë. Kjo ditë përfaqëson një moment thelbësor në mbrojtjen e të drejtave të individëve për ruajtjen e informacionit të tyre personal. Në një botë gjithnjë e më të lidhur dhe të digitalizuar, ku informacioni personal shpeshherë bëhet objekt eksplorimi dhe manipulimi, kjo ditë sinjalizon nevojën për të rishikuar dhe forcuar politikat e privatësisë. Dita Ndërkombëtare e Privatësisë është një mundësi për të reflektuar mbi rëndësinë e të drejtës në privatësi, si një nga të drejtat dhe liritë elementare të njeriut. Aktivistët e…

Lexo më Shumë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell. Ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që dëshirojnë të shijojnë natyrën dhe aktivitetet jashtë. Pjesa më e madhe e vendit do të përjetojë kushte të favorshme atmosferike, duke ofruar mundësi të shkëlqyera për t’u relaksuar dhe për të kaluar kohë me miqtë dhe familjen. IHK njofton se gjatë ditës, temperaturat do të kenë një rritje të dukshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0°C dhe 3°C, duke ofruar një mëngjes të freskët, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 13°C deri në 16°C.…

Lexo më Shumë

Pas një debati të ashpër mes Gjestit dhe Eglit, i shkaktuar nga një gjest i tij ndërkohë që po bisedonte me Rozanën, duke i kërkuar Eglit të linte pak privatësi, dhe më pas supozimi i Rozanës se Egli mund të jetë xheloze, duket se ata kanë arritur të sqarohen. Dyshja ka biseduar më qetësisht, duke ndarë mendimet dhe ndjenjat e tyre rreth situatës, ku Gjesti i ka shpjeguar Eglit se e kupton mirë se çfarë thonë njerëzit, dhe se ai tregon kujdes nga të gjithë, duke theksuar se beson vetëm tek ajo. Ai shtoi se, ndonëse nuk mund të pajtohet…

Lexo më Shumë

Kortezhi i Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta në moshën 95-vjeçar, transportohet sot me rrugë tokësore nga Greqia drejt Shqipërisë, përmes pikës kufitare të Kakavisë. Sipas raportimeve nga mediat greke, turma njerëzish po i japin lamtumirën e fundit kryepeshkopit në Kakavijë, teksa kortezhi kaloi pikën kufitare. Pritja e shenjtërimit dhe homazhet për Kryepeshkopin Anastas, do të mbahen në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë të martën, më 28 janar, në orën 16:00. Ceremonia e varrimit do të bëhet të enjten e 30 janarit, ku Kryepeshkopit Anastas do t’i jepet lamtumira e fundit pas liturgjisë hyjnore në katedralen…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93.9 lekë dhe do shitet me 95.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.3 lekë dhe do shitet me 99 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.5 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 116.7 lekë dhe do shitet me 117.7 lekë.

Lexo më Shumë

Gjesti dhe Egli Tako kanë zgjidhur mosmarrëveshjet që kishin me njëri-tjetrin ditën e sotme (e hënë). Ata kanë patur një debat të ashpër, ku edhe këngëtari i kërkoi që të largohej nga ai. I njëjti tha se po i bën presion dhe se është bërë toksike, duke mos lejuar që të qëndrojë me të tjerët. E ky veprim i artistit ka bërë që banorja të preket, teksa shkoi në shtrat duke qarë. Ata më pas kanë folur, kanë sqaruar të gjitha gjërat dhe janë pajtuar me njëri-tjetrin. Egli më pas nuk e lëshoi Gjestin duke i dhënë puthje e përqafime,…

Lexo më Shumë

Demokracia në Veprim shpreh shqetësimin e thellë për incidentin e fundit në Skenderaj, ku një protestë e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kandidati i saj për kryeministër, Albin Kurti, u prish nga individë të armatosur me mjete të forta dhe piroteknikë. Kjo ngjarje jo vetëm që ka rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve, por gjithashtu ka përshkallëzuar tensionet politike në një kohë kaq kritike për procesin zgjedhor. Incidenti është mbështjellë me raporte për ndërprerjet e energjisë elektrike, të cilat duket se janë realizuar për të penguar zhvillimin normal të aktivitetit. DnV ka theksuar se këto veprime janë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka promovuar Shtabin Politik të Degës së tij në Çair, me një ngjarje ku morën pjesë aktivistët dhe struktura të tjera të partisë. udhëheqja e shtabit do t’i besohet ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Në këtë ngjarje, ka marrë pjesë edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ka theksuar rëndësinë e themelimit të këtij shtabi politik si përgjigje ndaj sfidave që i ka krijuar pushteti aktual. MARKETING

Lexo më Shumë

Këngëtari i njohur Meda pak orë me parë është lajmëruar nga Meka duke publikuar foto. Nga ky vend i shenjtë Meda ka bërë dhe Umre, ku është shprehur në fjalët e veçanta, shkruan Kosovarja. “Me zemër plot mirënjohje dhe shpirt të qetësuar, sapo përfundova Umren në Mekën e bekuar. Një eksperiencë e papërshkrueshme, një udhëtim shpirtëror që më afroi më shumë me besimin dhe paqen e brendshme.Dua të përshëndes të gjithë ju, fansat e mi dhe gjithë shqiptarët kudo që ndodheni. Ju uroj që të keni zemra të pastra, besim të palëkundur dhe lumturi në çdo hap të jetës tuaj.…

Lexo më Shumë

Naim Murseli është vrasësi i bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj. Naimi, i cili ka kaluar një vit në burg, ka përjetuar një ndryshim të beftë në pamjen e tij fizike, që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik. Siç raporton “Kosovarja”, paraqitja e tij në gjykatë tregon se ai është transformuar në një njeri tjetër, duke lënë pas imazhin e tij të mëparshëm. Transformimi i Naim Murselit shtrihet përtej pamjes së tij fizike. Burime të afërta me të thonë se ai ka shfrytëzuar kohën e tij në burg për të reflektuar mbi veprimet e tij të kaluara dhe pasojat që u…

Lexo më Shumë

Gjesti ka disa javë që i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Kjo erdhi një ditë pas daljes nga Big Brother në Kosovë, ku u eliminua pas një televotimi kokë me kokë me Drilon Ramën. Derisa po fliste me veten, ai pretendon se ia kanë bërë të padrejtë në Big Brother VIP Kosova, por që iu hap një derë tjetër më e madhe. “Edhe pse mi kanë bërë gjërat me hile, Zoti më ka hap derën tjetër. Me hile çdo send, po në rregull. Zoti është i madh”, u shpreh ai. Tutje gjatë bisedës tha:…

Lexo më Shumë