Një 59 vjeçar është ndaluar nga Policia e Durrësit pasi dyshohet se është një prej organizatorëve të kontrabandimit të 670 mijë litra naftë nga Tunizia drejt Shqipërisë.
Ndalimi në hyrje të Republikës së Shqipërisë është bërë ndaj shtetasit Eduart Skora, 59 vjeç, banues në Durrës.
Sipas njoftimit të uniformave blu, Skora së bashku me shtetasin F.B., i cili është ende në kërkim, ka organizuar kontrabandimin me anije, nga Tunizia, të 670 000 litrave naftë, nëpërmjet fshehjes së sasisë, në balastrat që shërbejnë për balancimin e mjetit lundrues.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIM
Ndalohet njëri nga organizatorët e kontrabandimit nga Tunizia, të 670 000 litrave naftë.
Në vijim të hetimeve dhe veprimeve operacionale që po kryhen në kuadër të operacionit “Ari i zi”, të zhvilluar në portin e Durrësit më datë 12.01.2025, nga strukturat hetimore të DVP Durrës dhe DVKM Durrës, ka vijuar puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.= dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Në vijim u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim, E. S., 59 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas u ndalua nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në hyrje të Republikës së Shqipërisë.
59-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. B. (aktualisht në kërkim), ka organizuar kontrabandimin me anije, nga Tunizia, të 670 000 litrave naftë, nëpërmjet fshehjes së sasisë, në balastrat që shërbejnë për balancimin e mjetit lundrues.
Gjatë operacionit “Ari i zi”, u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë 5, të gjithë pjesëtarë të ekuipazhit të anijes.
Vijon puna për kapjen e shtetasit F. B., si dhe hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.